PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Speciale » Oliver Shmitt: Lufta e Skënderbeut, hakmarrje personale

Oliver Shmitt: Lufta e Skënderbeut, hakmarrje personale

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Historiani Oliver Jens Schmitt

Historiani flet mbi veprën e tij për Heroin Kombëtar. Oliver Jens Schmitt i përgjigjet kundërvënies së shqiptarëve. Ambasadorët milanezë thjesht kanë raportuar çfarë dëgjuan nga ambasadori i Skënderbeut” “Politikanët shqiptarë po e përdorin Skënderbeun” Ka qenë vërtet një “atlet i krishterimit” apo një aventurier e një hakmarrës. Deri vonë, askush nuk guxonte ta vinte këtë në dyshim për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Disa vite më parë, historiani Oliver Jens Schmitt, në një vepër të tij kushtuar Gjergj Kastriotit, ndër të tjera servirte edhe një dokument, sipas të cilit lufta e tij kundër Sulltanit s’ishte gjë tjetër veçse hakmarrje personale ndaj vrasjes së të atit. Në këtë 100-vjetor të pavarësisë, revista “Përpjekja” i ka kushtuar një numër të veçantë pikërisht Skënderbeut. Ndër të tjera, në këtë numër është edhe një intervistë me historianin, realizuar nga publicisti Fatos Lubonja, i cili u rikthehet 2-3 çështjeve që bënë bujë në momentin e daljes së librit. Më poshtë po ofrojmë një pjesë të kësaj interviste.

Kopertina e revistës “Përpjekja”

Libri juaj ka sjellë diçka të re mbi motivin e kryengritjes së Skënderbeut. Bazuar në një dokument të gjetur rishtas, ju hidhni tezën se motivi fillestar i kryengritjes ka qenë gjakmarrja, pasi sulltani i ka vrarë të atin dhe Skënderbeu është bërë shtyrësi i vrasjes së birit të Muratit, Çelebiut, princit trashëgimtar, ndonëse kjo vendoset në kontekstin e një periudhe kur zotërit e Arbërisë kalonin sa me turqit aq edhe me Venedikun, Mbretërinë e Napolit dhe Papatin. Disa pyetje lindin duke u përqendruar veçanërisht te ky moment: Së pari: a mjafton një dokument i vetëm për të hedhur këtë tezë? Së dyti: ju hidhni hipotezën se Skënderbeu mund të ketë bashkëpunuar për realizimin e planit të tij me gruan e Sulltan Muratit, Marën, e cila mund të ketë pasur motiv hakmarrjen pasi ky i ka qërruar dy vëllezërit ose edhe me vetë Mehmetin, i cili mendohet se mund të ketë qenë edhe ai pjesëtar i komplotit. Ndërkaq, në libër duket sikur është specifika e gjakmarrjes që e bën Skënderbeun më të papajtueshëm me turqit, se zotërit e tjerë arbër. Por sipas hipotezës që hidhni ju, a nuk mund të mendohet se Skënderbeu dhe Mehmeti nuk ka pse të kishin një urrejtje kaq të madhe, duke pas qenë të lidhur shumë ngushtë me vrasësit e princit trashëgimtar. (Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

41 Komente per “Oliver Shmitt: Lufta e Skënderbeut, hakmarrje personale”

  1. Edhe lufte, edhe hakmarrje personale- te dyja nuk qendrojne bashke! Per hakmarrje personale ndermerren “akte”,atentate,pusira…etj. Nuk mundet qe per hakmarrje personale te mobilizohet nje popull i tere,kunder fuqise me te madhe te kohes! Ky motiv banal nuk te con larg dhe nuk zgjat me dekada! A more vesh o historian leshi?! Ne kohen kur ra Kostandinopoja! Kur keshtjellat pergjate danubit pushtoheshin si te ishin prej letre. Dhe princeshat e Evropes mbushnin haremin e Sulltanit! ….Nje pacavure kjo e Schmidt-it!…

  2. une mendoj se nuk duhet te na shqetesoje fare ky anonim-historiani -shmid qe merr persiper me disa hamendesime te erresoje figuren e heroit tone kombetare por me shqeteson fakti qe nje shqiptar dhe nje reviste shqiptare e ushqejne nje teme te tille perse per cilen arsye zoti lubonja ne menyre kostante i jep rendesi nje pseudo historiani dhe e ka bere edhe para disa kohesh ne nje te perditshme …pse zoti lubonja per cfar arsye///une besoj se eshte ajo qe ka thene Kadareja tek libri Mosmarrveshja ku argumentet e tije nuk lene per te dyshuar pas ketij riaktivizimi te lubonjes si erresues i figures se heroit tone kombetare

  3. Me tane rrespektin qi kam per historianin e ri Oliver Shmitt dy gjana jane krejt te dyshimta.

    1. A asht nji dokument i vetem i mjaftueshem, per me nxjerr nji konkluzion historik per nji epoke te mesjets t’vonshme?

    2. Ne kjoft se asht e vertet! A ban vaki, pra a mundet qi Ambasadort e Gjergj Kastriotit n’fakt kane pas per qellim per me bind Ambasadort e Paptit dhe Principatave tjera Italiane tue shit luften si personale ma shum si Princapate, per me vjel mshtetjen e ndihmat e tyne? Kyt kandveshtrim Shmitt, as qi e cek!?!

    3. Ne kjoft se njeriu nuk asht pjese e Familjes, e Familja nuk asht pjes e bashksis, athere cfar kuptimit ka perkatsia fizike-rracore apo principale??? As kyt Shmitt nuk e cek!?!

    N’fakt nuk pres pergjigje t’hollsishme prej Shmitt e as prej perkthyesit, por gjithsesi duhet me vlersue kandveshtrimin e mshtetun ne fakte edhe te historianve te tjer, dhen hakmarrja personale e GJERGJ Kastriotit ne liber temin s’ndryshon absylutisht asisend, sepse familja na ban qytatr e kombtare!

  4. Oliver Schmid nje historian qe do te behet interesant me budallalleqet e tij.

    Me vjen keq qe njerez qe e kane perkthyer kane qene dhe mbeten servila te te huajve, e kane shitur veten per 50 aspra.

    Skenderbeu mbetet `Hero Kombetar` dhe `Atlet i Krishtit` pavaresisht se c`thote nje historian qe e do lavdine ne komentet e nje vendi te huaj. Le te shohe Austrine dhe Serbine qe i vrau princin Ferdinand e cila shkaktoi luften e Pare boterore. Aty jane psikopatet-jo ne Shqiperi.

  5. 25 vite lufte te pa nderprer, nuk mund te quhet hakmarrje! Hakmarrjet zakonishte ne mesjet kan qen komplote mbrenda permbrenda oborrit! Dhe kan perfunduar ne menyr tragjike!

    • Lufta e Skenderbeut per 25 vjet ndaj turqve nuk eshte hakmarrje per te jatin,por per ceshtjen kombetare dhe lidhjet me te aferta qe kishin ekzistuar me europen dhe kryesisht me shtetin e vatikanit. eshte e pallogjikshme qe nje lufte 25 vjecare duke mobilizuar nje popull te tere qe e ndjenin veten shqiptar te konsiderohet hakmarrje familjare . kHakmarrja per ceshtje familjare nuk eshte ne karakteristiken e shqiptareve te mobilizoje nje popull te tere por ceshtja kombetare ka qene indicja kryesore.

  6. Legjendari Gjergj Kastrioti luftoj vetem e vetem per mbrojtjen e popullit&kombit Shqiptar.
    Gjergj Kastrioti u kthy ne Shqiperi ne kohen kur “turqit e qelbur” i hyn Europes, pikrisht ne betejen mes Hungaris dhe turqve.
    Gjergj e dike mir se çdo e gjej Shqiperin.
    Luftetari ma madh i gjitha kohrave
    GJERGJ KASTRIOTiiiiiiiiiii

  7. e kam lexuar librin dhe askund nuk vertetohet versioni i luftes per hakmarrje.
    me shume eshte nje hipoteze e autorit se sa e vertete historike.
    autori mundohet qe te beje me ane te kesaj nje veteprojektim.
    asgje me teper.

  8. Ceshte ky qe meret me hamendjet personale per historine

  9. Nuk kam ndermend te ngre ndonje rrebesh para ambasades te Austrise se di te dalloj se cdo pyll i bukur(Austria) ka dhe derra te felliqur.

  10. A mund të bëjë historinë e një Shqiptari të vërtetë një Schmitt gjermano serb?! Vetë Shmidi në vepër me deklarimet mbi 60-të herë të një serbi të pa njohur nga bota historike me emrin Radonic,Stojanoviç si dhe grekëve Kristobulos dhe Halkondilis,që nuj janë as nëkohë e as në hapësirë.Asnjëherë nuk i referohet Profesorit të nderuar Kristo Frashërit.

  11. Kjo eshte si te mundohesh ti vesh emrin Hakmarrje apo Lufte per vendosjen ne vend te Nderit, Paveresise, siperfaqes se tokave, Vetmbrojtjeje, etj. Keto s’kane pike rendesie.
    Aty jepet nje shembull sesi ai meqe i paskan vrare te Atin, Skenderbeu paska vrare te birin e Sulltanit.
    E ka parasysh ai palo historian qe po flasim per superfuqine e kohes. Eshte njesoj ne kohen tone sikur prijesi i ceceneve te arrije te marre peng shefin e Kremlinit, qe as ne enderr nuk mundet ta imgjinoje e jo me realitet.
    Kjo vetem sa i rrit vlerat Skenderbeut. Nuk e mora vesh se nga ishte historiani austriak (Hapsburgeve) ku lufta e pare boterore u nis pse u vra nje pjestar i familjes apo gjerman (Bismark) apo danez.
    Turp te degjohet keto lajthitje djaloshare te dikujt qe do te beje emer me budallalleqe.

  12. Ku e mbeshtet “kerkimin e tij shkencor”,Oliver Shmitt,per te ngritur nje hipoteze te tille,njera nga shtyllat e kendveshtrimit te tij historik te publikuar ne nje liber?Te themi ne nje dokument…Por a eshte i mjaftueshem?Sigurisht qe jo dhe sigurisht qe edhe ai vete duhet ta dije…Ateher lind pyetja pse e ben,kur e di qe nuk mjafton si argument per te ngritur nje hipoteze e me pas per te botuar nje liber?Ketu,mendoj se duhet reflektuar thelle per nje pergjigje sa me objektive te mundeshme.Personalisht mendoj se heroi une kombetar dhe shqipetaret e tij ia kane dhene realisht dhe historikisht pergjigjen Otomanizmit,Europes dhe sigurisht edhe sot(apo neser)Oliver shmittit apo Olivereve te neserm.Shpirti i madh i nje populli per liri.Skenderbeu e thote vete:”Lirine nuk ju a solla une,ate e gjeta ketu midis Jush”.Pra kjo eshte deshmi e qarte historike…psikologjia e vete fjaleve te Tij.Shpirti i rezistences qe gjeti mes bashkeatdhetareve te vet.Ne rregull Z.Oliver Shmitt?

  13. zotnia nuk eshte i pari qe do me hedhur balte por nje studjues kaq i ri -me kaq deklarata te vendosura te le te dyshosh se nga nje vorbull me dik martit vjen -dhe ne funde te fundit nuk e ngritem ne ne pjedestal por europi me urdhera e medalje -po spati pune te kerkoj por jo me deformuar gjera -kur sju intereson ska fakte orgjinale kur duan te ngaterrojne gjerat gjejne ickela leshi-kur flitet per shqiptarine ketyre sikur ju flet per djallin sekuptoj kete xhelozi negative ..per mua turpe zotni

  14. Duket qarte se ky pseudo/palo-historian me emrin Schmitt eshte nje historian ne dukje neutral (pra gjerman ose austriak), por hipotezat e ngritura prej tij, te pabazuara ne asnje te vertete historike lidhur me heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti, e tradhtojne menjehere dhe e lene te zbuluar qarte dhe dukshem si nje albanofob dhe nje filo serb.
    Njeanshmeria e tij del e qarte ne drite te diellit ne tere hipotezat dhe pseudo-argumentat qe ai persor per te vertetuar hipotezat. Dhe nje studiues i cili eshte i njeanshem nuk mund te quhet studiues, sepse studiuesi duhet te kete si objektiv vetem zbulimin e te vertetes, (dhe kur behet fjale per historine, zbulimin ete vertetes historike) por antipodi ose armiku i shkences historike dhe i te vertetes.
    Kete here Serbet jane treguar shume te holle dhe malinj per te na sulmuar ne vlerat tone qe na lidhin me perendimin e krishtere dhe me identitetin tone europian. Dihen tashme tezat e tyre per shqiptaret te dokumentuara nga Cubriolici e deri tek dokumentet e Akademise Serbe te Shkencave te vitit 1986 por edhe me pas se shqiptaret jane te prapambetur jane antishtet, jane hakmarres, jane muslimane te ardhur nga turqia e te tjera te paverteta si keto. Valle rastesi eshte nje koincidence pothuajse perfekte
    ndermjet tezave te serbeve dhe hipotezave te Schmitt? Tezat e Schmit jane te njeanshme filoserbe dhe albanofobe dhe per me teper shkencerisht te pabesueshme. Patjeter qe serbet e kane kompleks origjinene e tyre barbare sepse erdhen nga Uralet ne shekullin e VII pas Krishtit si barbare dhe pushtues ne Ballkan dhe pushtuan trojet shiptare te cilat shtriheshin deri ne Kroacinee sotme. Patjeter qe serbet i shqeteson fakti se shqiptaret jane nje nga popujt me te vjeter te europes, pasardhes te pellazgeve dhe te ilireve mitike. Patjeter i shqeteson fakti se Shqiperia ka stof katolik europiano-perendimor e shprehur me se miri ne figurat me fame boterore si Gjergj Kastrioti (i cili jo me kot u quajt atlet i Krishtit sepse per 25 vjet ndaloi perparimin e hordhive turke drejt perendimeit dhe Romes) dhe murgeshes katolike Gonxhe Bojaxhiu-Nene Terezes (e cila u shenderuar ne nene e paqes, e miresie, e humanizmit per boten mbare) dhe jo oriental dhe bizantin sikurse jane serbet. Patjeter qe nuk u shkon per shtat serbeve identiteti katolik europian i shqiptareve qe eshte ura lidhese vertikale e shqiperise me europen perendemire e cila nuk u nderpre asnjehere, sepse ky stof katolik i shiptareve dhe kontrobuti i tyre per kulturen perbashket europian me shpate para 5 shekujsh me me humanizem ne epoken moderne i ben teorine e tyre te pa besueshme dhe banale. Nuk eshte rastesi qe serbet i jepnin urdher kopilit te bimbashit turk Enver Hoxhes qe te eleminonte te gjithe prifterinje katolike ne Shkoder dhe ne rrethe te tjera katolike si Lezha dhe Laci me qellim qe te zhdukej palca dhe ura lidhese e shqiperise me europen e krishtere dhe keshtu serbet te asgjesonon provat qe rrezonin e tezat e tyre, sepse keto klerike te krishtere si kryefjale kishin binomin fe dhe atdhe.

    Tani me argumetna logjik dhe historik dua te cmontoj si te pabazuara ne te dhena shkencore te pakten dy hipoteza te Schmitt. 1) Ai thote se Skenderbeu e beri luften per hakmarrje personale. Ai me kete tregon nivelin e ulet edhe intelektual te tij, sepse hakmarrja qofte per nga kuptimi, motivi dhe realizimi eshte individuale. Motovi qe te shtyn ne hakmarje eshte individual dhe po ashtue dhe reagimi i personit hakmarres. Hakmarrja duke qene personale dhe jo kolektive, sepse nese eshte kolektive nuk eshte me individuale, behet behet ne rrethe dhe kulisa te ngushta pallatesh dhe nuk merr permasa te luftes ndershteterore. Nuk njeh historia raste qe nje shtet te kete sulmuar nje shtet tjeter thjesht per hakmarrje personale sepse kjo do te sihte marrezi. P.sh. per hakmarrje personale Skenderbeu mund te vriste vete Sulltanin dhe e kishte kete mundesi sepse kishte akses tek ai si gjeneral i larte, por nuk e beri sepse Gjergj kastriotine shtyu nje motiv me sublims esa ai personal e shtuy atdhedashurua dhe patriotizmi. prandaj serbet i shqeteson ky fakt dhe duan permes permes Schmitt ta sulmojne figuren e skenderbeut sepse nuk kane nje te tille per veten tyre. Sepse ne betejen e Fushe Kosoves me 1289 me ushtrine Turke ku jane vrare edhe Sulatani dhe princ lazari i serbise, kishte edhe serb te cilet ishin vasale te Sulltanit te cileve Sultani i kishte roberuar u kishte vrare te aferm, por nuk vepruan si Skenderbeu. Si nuk doli nje nga keta serbe dhe per hakmarrje personale te braktiste turqit sic beri Skenderbeu dhe te organizonte luften kunder tuqeve?
    Se dyti, me shume dinakeri dhe djallezi Schmitt thote se elitat shqiptare te kohes ishin konvertuar ne Islam dhe pushtimi turk vetem e pershpejtoi kete process. Kjo s’eshte e vertete. Scmitt te lexoje autorin Pierre Andrieu-Guitraucourt (Ballkani i djeshem dhe i sotshem, fq. 60, Paris 1939), ku thuhet qarte se eshte tentuar islamizimi i shqiperise ne shekullin e XII nga nje Dervish i quajtur Sari Saltik i ardhur nga Dabroudja per te predikuar islaminm, por pa rezultat. Islamizmi i popullit shqiptar ka filluar vetem ne shekulin e XV-XIII pas pushtimit te shqiperise nga Turqit dhe jo ne menyre vullnetare sikurse pretendon Schmitt por me dhune.
    Serbet duan te perdorin nje kamikaz si Schmitt, i cili ia lejon vetes te manipulohet kaq rende nga serbet qe te kundershtojne Malkolm te cilin ne kundershtim me te drejtat e njeriut dhe me lirine eshprehjes e kane shpallur person non grata ne Serbi sepse ka thene nje te vertete qe serbet mohojne se te drejten historike dhe demografike mbi territorine kosoves e ka pasur gjithmone populli shqiptar qe jeton atje dhe jo serbet, se pretendimet e serbeve mbi kosovoen jane mite dhe jo te verteta.
    Une nuk jam dakord qe ky Scmitt te shpallet person non grata ne Shqiperi sepse ne kete rast do te binim ne kurthin e serbeve dhe te barazoheshim me ta, por nje gje duhet ta bejme ta injorojme.Dhe ketu del edhe nje problem i yni i brendshem qe reflektohet tek Z.Lubonja, i cili jovetem faktorizon Scmitt duke i kushtuar vemendje, por mesa duket edhe i pelqen anatemimi qe ben Schmitt per Skenderbeun. Kjo sepse mesa duket sikurse e ka thene edhe ne raste te tjera per figurene Nenes Terezes Ky fatosi se bashku me turkun tjeter Rexhep Qosja nuk eshte shume i qarte as vete i lidhur me identiteitn e tij shqiptar apo aziatik apo shqiptaro-aziatik. Nese eshte shqiptar te thote te verteten historike dhe shkencore se shqiptaret orighinenne kulturore e kane europiane dhe te krishtere, nese Ljuba dhe Qosja jane me origjone aziatike, te meren me azine por nuk jane te legjitimuar per te diskutuar per origjinen e shqiptreve dhe te herojve te saj sepse nese e bejne jane mesa duket i thurin lavde tezave te Schmitt dhe shqiptaret e vertete kete perdhosje te identitetit tone mbi baza euriopiane dhe te krishtera nuk do tua lejojme.

  15. petrit shkembi

    mire, mor zotni, skenderbeu a sulmoi turqine apo turqit erdhen e sulmuan krujen, dmth, sipas z. shmid, turqit sulmuan krujen e thane skenderbeut qe kemi ardhur qe ti te hakmerresh mbi ne. z. shmid ngjane shume me analizat e konkluzionet e blendi fevziut. sipas jush turqit duhet falenderue se erdhen ne shqiperi me ndihmue skenerbeun qe te hakmerret. hajde shmid, hajde fevzi.

  16. Autori shpjegon ashpersine e luftes, vendosmerine e saj si nje ceshtje ishte FAMILJARE po aq sa POLITIKE

  17. BARLETI -Gjakovë

    E Nderuara Redaksi ;
    Si lexues të së perditshmes së Juaj ,nga Ju kerkojm respekt dhe dinjitet kombtar.
    Ju kujtoj se në fillim të marsit(mbledhjen e fundit të vitit 1999 në Parlamentin Europian shqyrtohej situata ne Kosovë.
    Një deputet grek del në foltore dhe troç thotë:
    Pse po e dramatizoni qashtjen në Kosovë, çfarë lufte çlirimtare po bënë UÇK-ja.
    ata janë terrorista Ju kujtoj (thotë) se Shqiptaret kurr në historin e vetë nuk kanë bërë lufta për liri apo t’kenë luftuar për liri ”
    Ky o f e n d i m i grekut , nepermjet Oliver Shmidit është përpjekje për të u ZYRTARIZUAR HISTORIKISHT TEK OPINIONI SHKENCOR SE SHQIPTARET NUK DIJNË ÇKA ASHT SAKRIFICA PËR LIRI… se SKENDERBEU KA LUFTUA PER HAKMARRJE…. E jo per LIRI !!!.
    Të Nderuar !
    Anmiku NË KËTË TEZË. është duke investuar me të madhe, duke paguar media, organizuar seminare në Prishtinë që vetë shqiptaret t’a pranojnë se SKENDERBEU KA LUFTUAR PER GJAKMARRJE E JO PËR LIRI !!
    Argatet e grekut e të serbit janë : DR. Nuri Behxheti( i cili sdin t’a germezon germen Y ? dhe 100% nuk asht shqiptar), gazeta ditore ,,KOHA DITORE, VETON SURROI( i cili nderkombtareve i propozon që ne Kosovë gjuha rome te jetë zyrtare…!!!) ,BATON HAXHIU të cilët nën petkun e KOZMOPILITIZMIT damtojnë t’verteten kombtare.
    E sa për Fatos Lubonjen….? Lubonja në një intervist ne OPINION–in () e të dyshimtit Blendi) thotë : Skenderbeu ka qenë vazal-sherbetor i Alfonsit !!??
    Se ky mendim- ofendim nuk ka asfar LOGJIKE lehtë mundë të hudhet poshtë duke e pyetur F.Lubonjen : A KA NDODHUR NDONJIHER QË POPULLSIA E NJË VENDI TË I NGRITË PERMENDORE SHERBETORIT??.
    Aq agresive është që TEZA E SHMIDIT TË PRANOHEN sa që keto ditë në Prishtinë Oliver Shmidi propozohet antar i jashtem i ASHAK -ut.
    Turp per intelegjencen e historiografin shqiptare, nëse nuk reagon.
    Atëher , serbet e greket do të jenë shumë bindës para ndërkombtarëve do t’thojnë ; Ja çka thot për Skenderbeun Antari i ASHAK-ut?

    • jam nga shqipnia edhe me behet zemra mal kur nje shqiptare verior e mendon edhe e shehe ne kete kendveshtrim-eshte e vertete zotni keta bejne ceshte e mundur qe cdo gje shqiptare per mire ta lene ne harrese negative,vetem gjerat negative i propogandojne ne menyre te djallezuar sic kane bere e bejne per luften e juaj te uck jo ishte gabim jo jane bere masakra pa parim etj saqe shume shqiptare nga padituria rane prehe spinuan per leke apo ryshfet nuk ka rendesi mbi identitetin kombetare-pyetja e pare qe i bejne nje kosovari eshte a ishte lufta gabim -kur e dijne qe ai se kupton dhe e krahason me ate qe i eshte djegur shtepia nuk ka tani apo i eshte vrare ndonje person edhe ne kete aspekt ai pohon po lufta ishte gabim shikoje sa te poshter jane eurokurvat qe nuk na e duan te miren -po krimet sebe 100vjecare nga me horroret ah keto skane rendesi i kalojme ne harrese -prandaj duhet qe elita jone ti demaskoje edhe te mbajme njeri tjeterin fort .klm ps -ne arkiva ka shume gjera per neve shqiptaret qe jane ne harrese qe nga konstandini i madhe e deri sot vetem se origjina eshte ALBANIAN:

  18. Po per mbrojtjen e pricipates se Napolit edhe kjo hakmarrje ishte. Jo zoti pseudo historia Skenderbeu ishte njeri fisnik ashtu sic jane te gjithe Shqiptaret. Fisnikeria e Skenderbeut eshte aq e larte sa ai ndihmoi ne kushtet me te veshtira Alfonsin e Napolit.
    Skenderbeu ishte nje prijes me virtytet me te larta te nje Shqiptari fisnik dhe dinjitoz, aq dinjitoz sa qe nuk e kishte asnje udheheqes tjeter europian. Ky pseudo historian nuk ben gje tjeter vetem se i sherben atyre qe e pagujne per te hedheur balte mbi figuren e Skenderbeut ( tecilet mund te jene nga rracat me te felliqura te globit si ( RUS,SERB apo GREK )

  19. Do te ishte shume dinjitoze qe z.Fatos ta pyeste historianin e nderuar se cili klan e paguan dhe kujt i sherben per te deklaruar brockulla te tilla ndaj heroit tone kombetar.Ky si historian besoj se e di mire se si kryhen hakmarjet,pasi jane shume evidente ne mbreterite europiane.Si mund te quhet nje hakmarje kur nje popull lidh besen per te mbrojtur vendin e tij nga nje superfuqi e asaj kohe,ku barikada qe i beri Skenderbeu sulmeve turke shpetoi europen nga pushtimi turk.Eshte turp per kete historian matrapas qe kerkon te mashtroje me spekullime nje histori nga me te shkelqyerat europiane te asaj periudhe.

  20. Te gjithe komentet per fat te keq tregojne dhe nje here tjeter nivelin e ulet intelektual te shoqerise sone dhe jo vetem kaq por tregojne dhe se sa te lehte e kane politikanet tane te na manipulojne dhe sa larg jemi nga shkenca dhe dija dhe sa amoral e te poshter jemi si shoqeri, ndoshta keto te fundit pasoja te atyre te parave. Historiani Schmitt meriton respekt dhe falenderime. Te pakten me mire heshtni nqs nuk ja njihni vepren dhe nuk jeni ne nivelin qe tja kuptoni ato qe thote.

    • Ester,ne menyre qe te ndergjegjesohesh per vetvehten tende,lexo te lutem librin e Kristo Frasherit”Skenderbeu i shperfytyruar”se si i pergjigjet tezave te OJShmitt per trajtesen e tij historike perreth Skenderbeut.Pasi ta mbarosh, lexo edhe librin e I.Kadarese-MOSMARREVESHJA.Kjo jo vetem,qe te marresh vesh se sa poshte je ti ne raport me komentet(vende vende ndoshta shpesh jo te arrira)ne menyre qe edhe per etike komunikimi t`Ju detryrohesh nje falje.Nuk ka sjelle ndonje risi pozitive Oli Shmitt,qe te meritoje respekt dhe falenderime(qofte edhe prej teje)Tung.

      • I nderuar Alban,
        jam shume e ndergjegjshme per ato qe kam shkruar dhe nuk kam fare pse tju kerkoj ndjese komentuesve per asgje, per vete faktin se librat qe ke permendur jane shkruar nga dy autore nacionalkomuniste, te cilet e shohin te rrezikuar vepren e jetes se tyre nga vepra e Schmittit dhe perdorin metodat e tyre per tu mbrojtur. Dhe nuk me duket aspak etike, qe te hedhin balte mbi punen e nje studiuesi serioz per me teper duke manipuluar dhe njerezit per te mbrojtur pushtetin e tyre, ne fund te fundit secili le ta marre vete vendimin se ke te besoje, secili ti lexoje veprat e te treve autoreve dhe te vendosi vete. Por ajo qe shoh te komentet eshte reflektim i gjithe asaj propagande nacionaliste qe ka ekzistuar gjate viteve te komunizmit dhe qe vazhdon akoma. Vleresimet dhe mendimet jane subjektive, ju mund te mos e respektoni e falenderoni sepse mendoni se nuk i ka te sakta ato qe thote Schmitti, por nuk mund te me detyroni te mos e bej kete gje, nese jam plotesisht e bindur per seriozitetin e studiuesit.Duhet si shoqeri te mesojme te respektojme mendimet ndryshe dhe thjesht ata qe jane ndryshe.

        • Ester,je persosshmerisht e pabesueshme ne hobin tend per snob(ndodh perhere kur racionaliteti mbeshtetet mbi subjektiven-sic e vetpranon-se sa ne materie objektive te konsumit te debatit)Persa i perket dy autoreve,ka asfare sens te diskutojme bashke,pra nuk do ndalem.Nacionalizmi folklorik dhe grotesk eshte i peshtire dhe kauzon disfate per mendesi dhe fryme bolshevizmi aq me shume s´fjalebehet fare,okej?Komentet une i vleresoj si atdhedashuri e paster,eshte mire te ndodhe keshtu.Me ty dakordoj mbylljen e arsyetimit tend:Eshte vlere shoqerore DIVERSITETI.Por gjithsesi kujdes!ne ligjesine e se gjalles,mutacioni eshte i vlefshem vetem nese rezulton progresiv,pra qe shpije perpara dhe emancipon(thene ndryshe forcon mbrojtjen biologjike te se gjalles)ne te kundert eshte shume malinj,me recidiva deri ne veteasgjesim te njesise qe e manifeston.Qofsh mire dhe DUAJE IDENTITETIN TEND!

        • eshte thjeshte nje lajthitje, dhe kjo njihet nga psiko-analiza, mendoj se nuk ka vend per te debatuar per gjera te cilat jane te sçaruara me kohe, por nejse jeta vazhdon…,

  21. ooooooooooooooo iliret e shqiptaris po ju a e dini se ne kur erdhem ne keto troje kjo evrope nuk u banonte me popullsi tjeter ndertuam jeten ne keto troje ne jemi popull qe karakterizohemi me dy gjera kryesore nga nje humanizem ekstrem dhe nje egersi ekstreme gje qe e kane pak njerez ne bot e jo me popullsi gje qe do te thote une rrespektoj te vej ne sherbim edhe interesat e mia por ti prap vazhdon ateher une ty te urrej dhe tani e tutje je kundra meje rrespekti mbaroj pra ne nuk jemi as indivit dipllomat as popull dipllomat te besh dipllomatin nuk do te thot te jesh intiligjent intiligjenti nuk mashteron lehet dhe nuk e ben per profesion te gjthe njerezit e mdhej kan karakteristikat e shqiptareve SHUME HUMAN DHE SHUM TE EGER KY ESHTE SEKRETI I SHQIPTAREVE QE MBIJETUAN TE GJITH KETA SHEKUJ QE POPUJTE E TJER KAN HARGJUAR ENERGJIT E TYRE VETEM E VETEM QE NE TE MOS EKZISTONOM DISA HER KAN VENDOSUR NE PIKPYTJE EKZISTENCEN E TYRE PER TE NA SHFAROSUR NGA FAQJA E DHEUT prandaj mos u merzitni per skanderbeun ai eshte hero avropjan sot dhe mot POR SA MALI TE BAHET HI DHE HIRI MAL PERSERI por gjakun e shqiptareve nuk e nderrojne gjith bota te investoj keni vur re qe nje djale i nje fukaraje te behet shum i zgjuar sepse riperterihet gjaku KUR NXOREN PASTORIN TEDESK QE E SHARTUAN ME UJKE ESHTE SHUM I FORT I BUKUR POR NUK ESHTE KURR UJKE sepse ujku me nje tjeter thjeshte nzjerr nje qen shtepije dhe jo kurr ujk pra ujku me ujkun nzjerrin super ujkun PRA KJO ESHTE RRACA SHQIPTARE SHQIPONJE E LIR DHE SHUM HUMANE PSE FLAMURU SHQIPTAR BJE NE SY SHUM NGA TE TJERET SEPSE KA DY NGJYRA QE KOMBINOJNE DHE ESHTE I BEKUAR NGA TE GJITHA PERENDIT .me falni se e teprova .

  22. GJERGJ KASTRIOTI luftoi ne trojet e veta,nuk sulmoi askend,as per toka e aq me pak per hakmarrje personale,qe po na perrallis ky Shmido-vichi.Turqit erdhen si pushtues dhe Prijesi i Kastrioteve dhe gjithe Shqiptareve ju dha denimin e merituar!

  23. Kjo nuk eshte ndonje cudi pasi ne ato kohe keshtu ngjarjesh dhe luftrash kishte.
    Edhe Troja per nje femer u be, Helenen!

  24. Si ka mundesi qe nje popull i tere t’i shkoje pas nje te quajturi aventurier, per 25 vjet me rradhe???!!!

  25. Ghergj kastrioti asht atleti i krishtit,ka thane papa john pali 2,edhe mor shqiptar shkrunja emnin si ja ka vu nana gjergj,jo si ja kane vu aziatikt.j

  26. Nje cope leter e zverdhur ne arkiva nuk mund te hedhe poshte gjakun e derdhur dhe perpjekjet e nje poppulli te tere nen udheheqjen e heroit kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu. Figura e tij ka frymezuar ne shekuj jo vetem ne si pasardhes te tij por edhe njerez te shquar te artit dhe shkences ne gjithe boten.

    Teza te tilla me karakter provokues shkojne e vijne por figura, vepra dhe krenaria kombetare qe Gjergj Kastrioti na la trashegim jane te perjetshme, pasi jane te lidhura ngushte me emrin Shqiperi me identitetin tone si shqiptar.

  27. Tek Skenderbeu i Shmidit nuk gjen 10 cilesite e komunistit qe tek Heroi Yne Gjergj i gjeje me bollek….

  28. Ka mundesi te na e sqaroni pak me qarte se cilat jane argumentet qe schmitt perdor per vrasjen e babait te tij pre Turqve e qe me pas te kerkoj hakmarrje. Deri me tani me sa informacion kam nuk ma ka zene syri diku kete lajm.
    I lutem kush ka informacion me te gjere rreth kesaj pike te na e servire pasi kko eshte pika kyce se si duhet ta trajtojme kete ceshtje.

  29. Kane dale ktu 30 burra e kundershtojne schmitt-in. Shumica prej jush as nuk e ka lexu e librin e nuk ka asnje kompetence me fol per ket teme. Fakti qe skenderbeu e humbi luften verteton teorine e schmittit. Me vdekjen e skenderbeut mbaroi gjithcka. Vete familja e tij (djali dhe gruaja) u transferua ne itali ku jetojne edhe sot pasardhesit e tij,ne puglia e napoli. Mos harrojme se kur gjergji luftonte kundra turkut, ne europe pati fillu revolucioni industrial dhe procesi i gardhimit….. S’ka dyshim qe lufta e skenderbeut ishte edhe hakmarrje personale, por kjo nuk ja ul aspak vleren si nje nder xheneralet me te medhenj te historise se njerezimit.

    • Noshta ishte dhe hakmarrje personale,te gjithe ne dhe Shmitt ngelet vetem te aludojme….Gjithsesi s´mund te vihet ne plane te pare ne liber kjo dhe gjithe historia reale e heroit te ngelet si garnityre.Nuk me rezulton askurkun ideja se Gjergji humbi luften…24 fitore

  30. Dokument? Cili dokument? Dyshimi i paraqitur ne nje raport te nje diplomati milanez drejtuar dukes se tij, ky quhet dokument?

  31. sa te kane paguar turqit islamike Oliver shmitt?

  32. mendoj se nuk i duhej kushtuar vemendje ketij sharlatani histerik.kjo do na duhej ne shqiptareve te veme ne dyshim dhe Skenderbeun. Noli, duke shfrytezuar burimet e shkruara ne arkivat me te pasura te botes na ka paraqitur ne menyren me brilante Historine e Skenderbeut. eshte kohe e humbur te merresh me shmidra…

Beni nje Koment


1 + = 6

Opinion

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
Hotel Prestige
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy