GRAZIA   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Speciale » Paskal Milo: Çfarë më tha Ramiz Alia për ballistët dy muaj para vdekjes

Paskal Milo: Çfarë më tha Ramiz Alia për ballistët dy muaj para vdekjes

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian

Paskal Milo

Promovohet libri “Shqipëria ime/Unë dhe Ramiz Alia” “U takuam në Boston, u shpreh me fjalët më të mira për Safet Butkën e Abaz Ermenjin” Ramiz Alia në raport me historinë mbetet një figurë komplekse që duhet parë me të mirat dhe të metat e tij, larg pasioneve të ditës dhe gjykimit subjektiv të politikave të ditës. Me këtë mesazh e nisi fjalën e tij historiani Paskal Milo në promovimin e librit “Shqipëria ime/Unë dhe Ramiz Alia” të shkrimtarit nga Kosova Januz Januzaj, që u zhvillua mbrëmë në mjediset e hotel “Diplomat” në Tiranë. Duke folur për rolin e presidentit të fundit komunist, profesor Milo njohu të pranishmit me mbresat nga takimet e fundit të tij me Alinë. Dy muaj para se të ndërronte jetë, u shpreh historiani, u përballa rastësisht me të në Boston të SHBA-ve. Alia ndodhej aty për kurim. U ulëm në hollin e hotelit dhe folëm gjatë për shumë çështje rreth të cilave kishim biseduar edhe më parë. Ai e kishte pasion temën e luftës dhe ia nisi me disa aspekte të panjohura të luftimeve në Berat, ku kishte qenë i pranishëm. Çuditërisht si në asnjë rast tjetër, më tregonte ndodhi e detaje që deri

Ramiz Alia

diku binin ndesh me mënyrën si ishin trajtuar më parë nga propaganda komuniste. Dukej i kthjellët në kujtesë dhe i lirshëm në shkëmbimin e mendimeve. Një moment erdhi biseda te profili i Ballit Kombëtar dhe disa prej nacionalistëve të njohur e Alia më befasoi me një vlerësim që nuk ia kisha dëgjuar herë tjetër, qoftë edhe në takime konfidenciale. Dëgjo, më tha, ka ardhur koha kur disa gjëra duhet t’i shikojmë më realisht dhe aty për aty m’u shpreh me fjalët më të mira për Safet Butkën e Abaz Ermenjin. Të tilla vlerësime, që në një farë mënyre reviziononin ato të regjimit komunist ku Alia kishte qenë ndër eksponentët kryesorë, ai m’i ka shprehur edhe më vonë. Me të kam pasur takime frekuente. Madje edhe një javë para se të ndërronte jetë, pata rastin të bisedoja gjatë. Folëm gjatë për sensibilitetet që kishte ngjallur ato ditë riciklimi i historisë së masakrës së Tivarit. Ai më pohoi se në atë periudhë nuk kishte qenë aty, madje kur e kishte marrë vesh ishte indinjuar jashtë mase, ndaj edhe kishte reaguar në linjë partie. I thashë se ato ditë kisha gjetur në Arkivin e Shtetit një dokument që konfirmonte pikërisht këtë gjë dhe kjo e gëzoi shumë. Alia i përket historisë dhe duhet parë në raport me të, si protagonist politik domosdo, por edhe në raportet njerëzore si njeri, iluminist, intelektual e publicist, e mbylli ligjëratën e tij profesor Milo. Dialogu me Alinë Duke folur për librin “Shqipëria ime” Bajram Kosumi, njëri prej miqve të autorit, u shpreh se ai fund e krye është një dialog, një përplasje e Alisë dhe autorit. Ndryshe nga modelet e tjera të etura për sensacione, bashkëbisedimi i Alisë me Januzajn, kumtoi Kosumi, synon të shqyrtojë prapavijën politike e filozofike, ligjësinë e veprimit të Partisë së Punës dhe ligjësitë e veprimit që kanë çuar një komunist nga idealizmi deri te diktatura. Libri rreket të zhbirojë si është e mundur që një individ, një grup njerëzish, një parti që sakrifikon gjithçka për barazinë njerëzore, kur vjen në pushtet bën të kundërtën e kthehet në makinë vrastare për të sunduar njerëzit. Në kërkim të kësaj të vërtete, dy folësit, Alia dhe autori i librit, debatojnë gjatë për politikën dhe filozofinë, për letërsinë dhe komunizmin, për klanet brenda klasës sunduese vendimmarrëse në piramidën shqiptare dhe për platformën e partisë për çështje të ndryshme, për pushtetin dhe për dhunën, për ndjekjen, burgosjen, internimin dhe eliminimin e armiqve të partisë, për kodin moral të shokëve të dikurshëm të idealit, të transformuar në diktatorë për ta dënuar e ekzekutuar njëri-tjetrin deri në vetëzhbërje. Një përballje e tillë, apo siç ka dëshirë ta quajë autori, një grindje, është e gjatë e tunduese. Gjithsesi, është e vlefshme kur seleksionon vlerat nga antivlerat, kur i shërben shoqërisë dhe të ardhmes. Në këtë vështrim, grindja me Alinë në librin “Shqipëria ime”, thotë Konsumi, është një grindje e ndërtuar mbi dy koncepte politike e filozofike. Koncepti i parë është ai i Alisë për periudhën e regjimit komunist në Shqipëri. Ky koncept është i ndërtuar mbi nocionin diktaturë e proletariatit dhe mbi konceptin jo shumë marksist atdheu dhe kombi. Alia e arsyetonte thelbin e kësaj politike me shumë veprime që janë bërë në emër të diktaturës së proletariatit e të partisë. Koncepti i dytë është i Januz Januzajt. Ai nuk pajtohet kurrsesi me veprimin e Partisë së Punës dhe pushtetit të saj në emër të klasës punëtore duke u shndërruar në shtypës së punëtorisë dhe shpërdorues të pushtetit në emër të saj klase. Ballafaqimi me Alinë për këto dy koncepte në libër shpesh shfaqet i butë e herë-herë i egër. Një grindje që vazhdon dhe ka për të vazhduar, thotë Konsumi. Një grindje midis një idealisti të zhgënjyer nga prova e vet për të, njeriun e ri socialist, dhe i cili në fund të jetës së tij ikën prej veprës së vet me një idealist tjetër, krejt ndryshe nga i pari, një idealist i dëshpëruar në idealistin e parë të shndërruar në diktator, dhe që nuk mund të pajtohet që ideali për barazinë të jetë nëpërkëmbur dhe thërrmuar aq lehtë nga idealisti i parë. Noli e Curri me ide komuniste Të vërtetat historike i kapërcejnë tabutë dhe klishetë ideologjike, u theksua mbrëmë në promovimin e librit “Shqipëria ime/Unë dhe Ramiz Alia” të autorit nga Kosova Januz Januzaj. Në shtjellim të kësaj ideje, historiani  Paskal Milo veçoi objektivitetin që duhet treguar në shqyrtimin e figurave historike. Koha po zbulon fate të reja, shtoi ai, duke vënë në dukje se edhe Fan Noli e Bajram Curri kanë inspiruar dikur idealet komuniste.
Ramiz Alia, në një rrëfim për historinë dhe zhgënjimet e tij Libri, një vështrim ndryshe mbi historinë e shekullit XX

Kopertina e librit

“Shqipëria ime/Unë dhe Ramiz Alia”, libri më i fundit i shkrimtarit nga Kosova Januz Januzaj që u promovua mbrëmë në Tiranë, është një intervistë e gjatë e autorit me presidentin e fundit komunist të Shqipërisë. Ai është ndërtuar në formën e dialogut midis dy bashkëbiseduesve,  Ramiz Alisë dhe autorit Januzaj, një intelektual nga Kosova, veprimtar i njohur i shumë proceseve politike, njëri prej liderëve të demonstratave masive të vitit ’81 në Prishtinë, i dënuar dhe i burgosur politik i regjimit të Beogradit, një nga protagonistët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtrues i disa funksioneve politike e shtetërore, pas luftës, poet e publicist i njohur. Më shumë se një rrëfenjë, historia që shpërfaq “Shqipëria ime/Unë dhe Ramiz Alia” është një përballje politiko-filozofike midis dy zhgënjimeve, u shprehën kumtuesit, duke vënë gishtin te dy bashkëbiseduesit. Ramiz Alia, që është i zhgënjyeri i parë, në libër shfaqet një i zhgënjyer i pashpresë. Ai nga mënyra si dëshmon, vetëm formalisht e mbron shekullin e diktaturës në Shqipëri, pasi si njëri ndër liderët e saj thjesht nuk mund të heqë dorë lehtë. Ndërkohë në vetvete është disi ndryshe. Sidomos kur përcaktohet për një demokraci popullore me fytyrë sociale, që në të vërtetë është një sistem kapitalist modern. Ai në libër pranon madje shumë arritje sociale në vendet e Europës Perëndimore dhe SHBA. Autori, i vënë përballë Alisë, shfaqet ndërkaq edhe vetë zhgënjyes. Zhgënjimi i tij është krejt ndryshe nga i ish- presidentit komunist. Ai i beson ende filozofisë së barazisë njerëzore, por është i zhgënjyer se si është e mundur që ideatorët e kësaj ëndrre shqiptare, ata që sakrifikuan jo pak për këtë ideal, u shndërruan në makinë shtypëse për ëndrrën e tyre. Në ballafaqimin me Alinë, ai shprehet se nuk mund ta falë këtë shpërfytyrim, nga krijues të lirisë në diktatorë. Gjithsesi, Januzaj nuk mbetet një mohues kategorik. Ai veçon si meritë rolin pozitiv të Ramiz Alisë në kapërcimin e butë nga socializmi në demokraci. Duke u ndalur në vlerat e librit, mjaft nga të pranishmit vlerësuan si të tilla qasjet përtej modelit bardhë e zi të shumë nga ngjarjeve më të rëndësishme të shekullit të kaluar. Për to folën Irena Tiçi, Bajram Kosumi, Paskal Milo etj.
AFRIM IMAJ

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

31 Komente per “Paskal Milo: Çfarë më tha Ramiz Alia për ballistët dy muaj para vdekjes”

  1. I nderuar Jonuzaj dhe Kosumi -e mira eshte qe me kesoj lloj tipash si Enveri dhe Ramizi qe shqiptare nuk jane po se po dhe eshte vertetuar Geni i tyre por dhe me Paskal Milon qe ky nuk ka lidhje me Shqiptaret do te ishte me mire qe keta te mos merren fare nga studiuesit per kete apo kete problem-Ketyre tju behet biografija nje here e pergjithmone si krye kriminelet e shqiperise e mos tjua shikojme me bojen neper gazeta e libra -Jonuzi mos na e shkaterroni shpirtin e zemren me keto fytyra ne jeten tone te perditshme -faleminderit

  2. ramiz aliaiç tradhetare m..i!!! Rrofte Enver Hoxha!

  3. O Paskal a e di ti se c’me ka thene mua Skenderbeu nji muaj pasra se te vdiste…..hajde shaka hajde hahahahahah sikur nuk e dine shqiptaret se kush djallin ishte ai dhe cfare tmerri perjetuan nga Ramizi dhe Enveri.

  4. Zotni Milo,

    Mundohem me kuptue nostalgjin tande dhe nuk e kam te shtire me e kuptue, sepse ti je personalisht produkt i rregjimit Envero-Alia!

    Se kush kan ken te part tuej para 1944, nuk e di, por un njof te part e mi qi kan ken t’shkolluem ne shkollat ma te mira te Evrops dhe (Bejler ne Shqipni), por qi i shuevi krijuesi jot!

    mundoju me e pa prej kandveshtrimit tem t’lutem!

    Per mue m’kupto shkrimi e dialogu jot asht thjesht: Pune e muhabete Komunistash!

    1. Ramiz Alia nuk asht Shqiptare por Boshjak i Islamizuem e i emigruem ne Shkoder!

    Ky Ramiz asht njani prej te dyve, qi ndihmovi me cue kombin e vet ne Epoken e Gurit ku synim ishte shkatrrimi i klas intelektuale-tregtare e patriotike Shqiptare!

    VEPRAT ZOTNI MILO FLASIN MA SHUM SE NOSTALGJIA E KRIJUESAVE TUEJ!

    E KUPTOJ MIRE MROJTJEN FANATIKE QI JU BAN ENVERIZMIT SEPSE ALA E HAN BUKEN EDHE SOT PREJ TYNE!

    Por gjithsesi ti je gabim qi na i ban luster nji njeriu kriminel e anti-shqiptare qi ndihmoi si Enveri me shkatrrue gjithcka te mire Shqiptare!!!

  5. Ramizi vrau rinine ne kufij mu para demokracise ne 1990, dhe trupat e tyre ne jug te shqiperise u terhoqen zvarre pas nje traktori qe te terrorizonte pjesen tjeter te popullit. Ja, ky eshte Ramizi qe botoi librin e dashur me titull”Enveri Yne” e harroji Paskali kete, apo edhe ai e dashuroi enver hitlerin?!RAMIZI ISHTE NJE PJESTAR I MAFIAS VELLAVRASESE KOMUNISTE SHQIPTARE DHE SI I TILLE DUHET PERBALTUR NGA HISTORIA SOT.

  6. -provë e Shefqet Peçit

    Si i dorëzoi Alia kosovarët tek jugosllavët

    Ish-diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si vrasësi i mbi 5000 shqiptarëve. Pavarësisht fakteve dhe dokumentave, vetë diktatori ka hedhur poshtë akuzat për implikimin e tij në Masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi mbi 5 mijë kosovarë të pafajshëm. Koha kur ka ndodhur masakra i përket fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur ushtria partizane shqiptare kishte shkuar në ndihmë të popujve të ish-Jugosllavisë për t’u çliruar nga ushtria gjermane. “Tivari është në Mal të Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenë në Bosnjë. Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ose më mirë serbët që e organizuan”, kjo ka qenë alibia e ish-diktatorit Ramiz Alia rreth dijenisë së tij për Masakrën e Tivarit, ku u ndërmor gjenocidi më famëkeq kundër shqiptarëve të Kosovës. Ramiz Alia është treguar i kujdesshëm në eliminimin e dokumenteve komprometuese përgjatë 50 viteve diktaturë nga ai dhe regjimi komunist i kohës. Terri i informacioneve për periudhën mars-prill në arkivat qendrore të shtetit nuk ndihmon shumë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Por gjatë një interviste dhënë për gazetarët me Blerim Shalën dhe Llukman Hallili, më pas të botuar në librin e tij “Unë, Ramiz Alia Dëshmoj për Historinë” botuar në vitin 1993, Ramiz Alia konfirmon faktin se në datën 13 mars 1945 ka qenë në Prishtinë.

  7. Vrasja e njerëzve të pafajshëm për diktatorin e fundit komunist Ramiz Alia, pasardhësit të Enver Hoxhës ishte mënyra e vetme për të mbajtur pushtetin. Vetëm në kufijtë tokësorë shqiptarë, me urdhër të Alisë mendohet të llogaritet një shifër prej 500 emrash të vrarësh, ndërsa nuk figurojnë fare viktimat në kufijtë detarë, si Kanali i Korfuzit, i Otrantos, etj., apo në kufijtë liqenorë me Maqedoninë e Malin e Zi, numri i të cilëve mendohet të jetë edhe më i madh. Në kujtim të të pafajshmëve të vrarë duke kaluar kufirin pak kohë më parë është çelur një ekspozitë me emrat e tyre. Fotografi makabre pushkatimesh, të vrarësh në kufi, dhoma të mbushura me kufoma e fytyra të zverdhura përpara hetuesisë tregoheshin në këtë ekspozitë. Ishte një rastësi “fatlume”, por edhe e trishtë që materialet e paraqitura në ekspozitë, i kishin shpëtuar shkatërrimit dhe ishin përfshirë në të tjera dosje të kohës në Arkivin e Ministrisë së Brendshme. Nga raportet dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, aso kohe figurojnë viktima nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, janë nga Fieri, Vlora, Korça, Shkodra, etj. Janë të gjithë të rinj. Ka edhe nxënës shkolle mes tyre, por edhe kooperativistë e shoferë, qëllimi i largimit të së cilëve, nuk mund të ketë qenë veçse, për arsye ekonomike. Të gjitha procesverbalet datojnë pas ndryshimit të ligjit më 8 maj të vitit 1990. Ky varg procesverbali vijoi edhe në muajt e parë të vitit 1991. Fotografitë e pakta janë edhe më rrëqethëse. Është tronditëse mosha e re e viktimave, sot pa varr. Vrasjet në kufi, kanë ndodhur thuajse në grahmat e fundit të diktaturës komuniste, vetëm me urdhër të Ramiz Alisë. Me Ligjin “Mbi disa ndryshime në Kodin Penal”, vepra penale e tradhtisë së atdheut në formën e arratisjes është ndryshuar, duke u cilësuar si kalim i paligjshëm i kufirit. Ky cilësim i ri juridik bënte që kjo vepër të konsiderohej me rrezikshmëri shoqërore shumë më të vogël nga dispozita e mëparshme. Gjatë kësaj periudhe është vënë re prirja e mjaft personave për kalimin e kufirit shtetëror.

  8. Kryeredaktor Bledi Kasmi

    Dossier

    20 vjet më parë – Si nisi revolta e studentëve ushtarakë kundër diktaturës

    ILIR METALIAJ

    U mbushën 20 vjet nga ajo ditë e ftohtë nëntori e vitit 1991, kur në ish-Shkollën e Bashkuar të Oficerave në Tiranë, sot Akademia “Skënderbej” filloi revolta e parë e studentave ushtarakë kundër diktaturës ushtarako-komuniste. Lëvizja e Dhjetorit dhe revolta popullore e drejtuar nga forcat opozitare e kishte lëkundur seriozisht regjimin aktual, i cili po kthehej në një bishë të egër që kafshon çdo gjë që i del përpara për të mbijetuar.

    21 nëntor 1991

    Në klasën e vitit III, të degës së Kufirit, që ishte e inkuadruar në Kompaninë e Zbulimit të Fakultetit Gjitharmësh (Këmbësori) mbas mbarimit të studimit të detyruar, që ishte nga ora 18.00-20.00 (20 minuta pushim), tre studenta të kësaj klase kishin vendosur të rrinin atë mbrëmje më gjatë. Studentat Arben Zani, Nazmi Canaj dhe Bazat Seranllari kishin vendosur atë mbrëmje që ta hiqnin me çdo çmim portretin e diktatorit E.Hoxha nga klasa e tyre. Sapo gjetën momentin e duhur, ata vepruan sipas detyrave të ndara dhe më në fund ata dhe klasa e tyre sikur u çliruan nga vampiri i varur në mur.
    Ata djem dhe ajo klasë theu kështu mitin në Shkollën e Bashkuar të Oficerave. Studentët trima qeshën e festuan në heshtje por, kjo zgjati vetëm pak momente. Spiunët e kudondodhur lajmëruan menjëherë komandën. Me shpejtësi në klasën e tyre zbarkuan komanda e shkollës me stafet e veta dhe nga M.P.Brendshme, M.Mbrojtjes u nisën me detyra konkrete inspektorët më besnikë të regjimit aktual. Në shkollë u dha kushtrimi luftarak dhe filluan apelet e kërcënimet e zakonshme. Askush nuk e dinte fare ç’ka ndodhur dhe ky kushtrim zgjati më tepër se herët e tjera. Mbas shpërndarjes dhe hamendjeve tona nëpër fjetore kuptuam që asnjë kufitar nuk kishte ardhur të flinte. Me dinakërinë e tyre dhe forcën e urdhrit ushtarak, komanda dhe regjimi izoluan atë mbrëmje togën e Kufirit në klasën e tyre. Pyetjet dhe kërcënimet e eprorëve vazhduan për ta deri në të gdhirë. Mbas shumë orë pyetjesh e kërcënimesh dhe duke i marrë në pyetje tek e tek të gjithë studentat e klasës së Kufirit por, asnjëri nuk pranoi të tregojë shokët se kush e hoqi portretin, komanda dhe regjimi vendosi përjashtimin nga shkolla (mbas mesnate) të studentave A.Zani, N.Cenaj, B.Seranllari. I zënë ngushtë studenti Arben Zani, i vetëdijshëm për ato që po ndodhnin iu deklaroi eprorëve se, ishte ai që e kishte hequr portretin, duke marrë përgjegjësinë personale dhe këtë më shumë për të shpëtuar shokët e tij. Kështu më në fund komanda vendosi përjashtimin përgjithmonë nga shkolla të tij. Dy-tre herë me shokët e mi të ngushtë tentuam t’i afrohemi atë natë klasës së tyre, por ishte e pamundur. Kisha merak për të gjithë, por më shumë për shokët e mi B.Sokoli e A.Halili. Kudo vegjelonin oficera e pedagogë, si brenda korpusit të klasave dhe jashtë saj, sidomos nga pjesa e fushës së sportit. Flitej se kishte ndodhur diçka shumë e rëndë…

    22 nëntor 1991

    Kufitarët vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar nga veprimet e tjera të efektivit të shkollës. Është e pamundur të kontaktosh me ta por, neve na thuhet nga komisarët e eprorët se ata janë penduar. Penduar. Pse çfarë kanë bërë, pyesnin shumica që akoma nuk dinin asgjë. Hesht! Largohu! Në rresht me pajime, këto janë përgjigjet e komisarëve që duken më të dobët se çdo herë tjetër. Në shkollë filloi mësimi dhe ne studentat e Këmbësorisë u nisëm me mjetet e transportit për të zhvilluar përgatitjen taktike në terren, atëherë Kufitarët trima vendosën që ta bojkotojnë mësimin në shenjë solidariteti me shokët e përjashtuar. Komanda ka vazhduar me skenarin e lutjes dhe pastaj atë të kërcënimeve për përjashtime masive, por ata nuk kanë pranuar të zhvillojnë mësim. Një përkrahje të heshtur Kufitarët kanë marrë vetëm nga pedagogët e gjuhëve të huaja C.Celiku dhe Hydajeti i italishtes. Mbasdite studentat e Kufirit të indinjuar dhe pa përkrahjen e pritur vendosën në mënyrë unanime të futen në grevë urie në klasën e tyre që ndodhej në katin I, tek korpusi i klasave. Mbasi i dhanë besën njëri-tjetrit, studentat Besnik Sokoli, Agim Hajdari, Mamo Abazi, Astrit Halili, Ilir Sula, Shaqir Nina, e të tjerë vendosën ngujimin dhe mbyllën derën e klasës me mjete rrethanore. I menjëhershëm ishte reagimi. Vetë komandanti i shkollës, A.Andoni u përpoq të komunikojë me ta, por ata nuk pranojnë duke përdorur argumente dhe fjalë fyese. Tek ne Këmbësorët lajmi vjen me vonesë, mbasi na ishte thënë që po punohet intensivisht për rregullimin e situatës.
    Duhet theksuar se për të ardhur deri tek kjo ditë, kur në klasën e degës së Kufirit filloi greva e urisë, ne studentat dhe studentet e shkollës së Bashkuar të Oficerave kishim kaluar nëpër shumë etapa të rrezikshme.
    Në korrik 1990 regjimi aktual na përdori duke shfrytëzuar me dinakëri ligjin ushtarak që ne ishim studentë, por ishim dhe ushtarakë nën armë dhe në kundërshtim me Kushtetutën aktuale ky regjim na i ndërpreu provimet shtetërore dhe na urdhëroi të ruanim ambasadat e huaja që po mbusheshin me shqiptarët që kërkonin lirinë e munguar prej vitesh.
    Në dhjetor 1990, kur në Q. “Studenti” lideri Azem Hajdari theu frikën dhe çau terrin komunist dhe guxoi të ngrihej kundër atij regjimi gjakatar, duke kërkuar lirinë dhe demokracinë e munguar në Shkollën e Bashkuar të Oficerave do të vinte me shpejtësi urdhri për shtypjen e asaj Lëvizjeje Studentore. Studentat e Shkollës së Bashkuar u hodhën nga makinat dhe nuk pranuan shtypjen e Lëvizjes së Dhjetorit dhe ky veprim bëri jehonë të madhe ato ditë në shtypin opozitar, por sidomos ajo u prit me ovacione në Q. “Studenti”.
    Në shkurt 1991, mbas rrëzimit të bustit të diktatorit në mes të Tiranës, ushtarakët komunistë me bekimin e regjimit, organizuan puçin e dështuar ushtarak në Shkollën e Bashkuar. Urrejtja jonë kundër atij regjimi gjakatar kishte kaluar të gjithë kufijtë.
    Klasa e kufirit ishte e vogël për të zënë gjithë atë urrejtje që ishte mbledhur në gjokset tona rinore kundër komandës e Partisë.
    Ishte momenti më i duhur për t’u ngritur në këmbë kundër komandës dhe regjimit dhe ne studentat që ishim solidarizuar me Lëvizjen e Dhjetorit vendosëm të solidarizohemi me kufitarët trima. Ndërkohë që kufitarët përpilonin peticionin me kërkesat e tyre, ne këmbësorët vendosëm të bashkohemi me ta në një protestë paqësore tek dritarja e klasës së tyre. Gj.Prendi më konfirmoi gatishmërinë e kompanisë së tij për ta çarë rrethimin që na kishin bërë oficerat dhe pedagogët. Edhe ne gati ishim. Më në fund erdhi koha për veprim. Djemtë e Këmbësorisë të përgatitur qysh në shkollën “Skënderbej”, nuk kishte barrikadë apo pengesë t’i ndalonte. Zemrat tona të mbushura me inat e urrejtje për atë sistem të kalbur, por gjakatar sa nuk pëlcasin nga gëzimi kur shohim se mbas nesh po vijnë shumica e studentave. Me shpejtesi kemi zbritur ne në sheshin e shkollës, ku aty po na priste komanda me në krye A.Andonin. Fillimisht pati një stepje, por kur filluan me formulat e vjetra ne filluam të tallemi dhe ikëm në drejtim të kufitarëve. Ata janë heronjtë e ditës. Shoku im i fëmijërisë B.Sokoli, sapo më sheh fillon të më pyesë me ironi: Ku jeni ju këmbësorët që mbaheni si liberalë e demokratë – Ja ku jemi dhe i shtrëngojmë duart nëpërmjet telave të dritares. Mbas disa minutash entuziazmi dhe thirrjeve liri-demokraci studenti i Kufirit, Agim Hajdari nga Librazhdi filloi të lexojë pikat e peticionit. Ato miratoheshin me thirrje të fuqishme dhe herë pas here edhe i ndryshonim ato sipas propozimeve të çastit. Disa thirrje të fuqishme hidhu, kujdes, kujdes, na e ndërprenë leximin.
    Një student i degës së K/Ajrorit, D.Prendi po zbriste me çarçafë të lidhur nga kati III i fjetores, për t’u bashkuar me ne. Ai pritet si hero dhe kur na tregon se edhe ata duan të bashkohen me ne por, nuk i lënë oficerat ne u nisëm me vrap drejt tyre. Si një llavë vullkani ne ecim me shpejtësi drejt godinës së tyre. Ngjitemi me vrap nëpër shkallë, por në katin II, nuk e dinim se po na priste oficeri A.Peza me pistoletë të mbushur në dorë. Disa u trembën e u kthyen, por ne të tjerët qëndruam, biles edhe kur ai na kërcënonte se vetëm mbi trupin e tij mund të kalonim dhe pistoletën e mbante të drejtuar mbi ne. Qëllo, qëllo bërtisnim edhe ne. Dhe ai ashtu bëri. Ky oficer po kërkonte të vriste studentat e vet. Shkrepja e armës dhe plumbat nuk na trembën, përkundrazi ne u bashkuam me studentat e tjerë dhe filloi organizimi i ri i studentave. Atë natë shkollën e vizituan shumë njerëz, biles edhe vetë ministri, P.Teta, por askush nuk mundi të na bindë për kthim mbrapa. Në tribunën e shkollës filluam të flasim ne studentat, ndërsa komisarët organizuan fikjen e dritave dhe u fshehën nëpër skuta. Nuk mund të harrohen fjalët e studentit, Përparim Kalbaj, i cili deklaroi se qysh sonte shkolla është e studentave dhe jo e Partisë. Masa e studentave mbushi sheshin dhe kryesorja ne nuk lejuam asnjeri të prekte armatimin luftarak. Kufitarët vazhdonin grevën dhe tani prisnim reagimin e ministrisë. Të nesërmen arriti N.Ceka dhe të tjerë, por Kufitarët nuk pranuan të dalin nga greva pa plotësimin e kërkesave. Në bashkëpunim me Kufitarët e ngujuar dhe me përfaqësinë e studentave të fakulteteve të tjera ne hartuam një peticion të ri me këto kërkesa: Ndryshimi i programave mësimore, kthimi në shkollë i studentave të përjashtuar padrejtësisht (vetëm në shtator ishin përjashtuar 80 studenta) përmirësimin e kushteve të jetesës, kalimin e klasës së Kufirit në Shkollën e Policisë, largimin e oficerit që qëlloi mbi studentat, gjetjen dhe dënimin e organizatorëve të puçit ushtarak, heqjen e emrit të diktatorit nga shkolla etj. Gjatë gjithë ditës në shkollë nuk vazhdon mësimi dhe ne iu tregojmë vendosmërinë tonë për të realizuar me çdo kusht kërkesat tona. Tani përkrah nesh kemi edhe pedagogët H.Arapi, A.Cupo, A.Lala, T.Bubesi, Gj.Klima, S.Qehaja, B.Hysa, Th.Petro etj. Në drekë ministri i Mbrojtjes deklaroi se i pranon kërkesat e studentave dhe se ato do të realizohen. Më vonë në sallën e pedagogëve ka diskutime të zjarrta ku pedagogët e zgjedhur nga studentët e çdo fakulteti, për herë të parë flasin hapur pro kësaj revolte. Oficeri B.Mehmeti (Nishani), me një fjalim tepër energjik dhe të argumentuar na habiti të gjithëve dhe të deleguarit e ministrisë nuk munden t’i kundërpërgjigjen. Ministri i Mbrojtjes dhe ekipet që erdhën në shkollë t’u ndodhur përballë vendosmërisë sonë dhe frikës se kjo protestë do të përhapej me shpejtësi në radhët e ushtrisë, me dhimbje e nervozitet pranuan t’i miratojnë kërkesat tona të drejta. Qeshim e qajmë nga gëzimi për fitoren tonë të arritur kundër komunistëve mu në çerdhen e tyre në Shkollën e Bashkuar. Kjo ditë do të hyjë në histori si revolta e parë e studentave ushtarakë, ndonëse fatkeqësisht deri më sot e kanë shmangur me shumë djallëzi.
    Me gëzim i njoftojmë Kufitarët se kërkesat e tyre u realizuan dhe se ata mund të dalin lirisht nga greva e urisë. Për herë të parë ndihet se Shkolla e Bashkuar merr frymë lirisht dhe nëpër ambientet e saj sheh gëzim e optimizëm për të ardhmen. Koha ka treguar sesa të drejtë kemi patur ne atëherë që u ngritëm e kërkuam me guxim ndryshimet demokratike. Sot, Ushtria shqiptare është anëtare e NATO-s dhe djemtë e vajzat e saj po shërbejnë kudo me dinjitet e krenari kombëtare.
    *Ish-student i Shkollës së Bashkuar, protagonist i atyre ngjarjeve

    Të pathënat e komunizmit në Elbasan. Pushkatimi me plumb pas koke i një shqiptari të mirë

    Doktori popullor i Elbasanit, dëshmitar i një vrasjeje makabër

    Terrori komunist në popull ka qenë një nga shtyllat e fuqishme të mbijetesës së sistemit diktatorial në Shqipëri gjatë 45 viteve të jetës së tij kriminale. Këtë pohim e mbështes në një nga kujtimet që i ka dhënë djali i doktorit më popullor të Elbasanit gjatë asaj kohe, Stiliano Nosi. Duke qenë një familje me kontribute të mëdha në luftën për çështjen kombëtare, për hapjen e shkollës shqipe, për Pavarësinë e Shqipërisë dhe për prosperitetin e vendit, ishte njëherazi edhe njëra prej familjeve që u godit rëndë nga sistemi vrastar, që me vrasjen e liderit të shqiptarizmës, Lef Nosi.

    Gjatë një bisede me djalin e tij që sot jeton në emigrim në Kanada, më shprehet me një ndjesi të veçantë për një rrëfim që i ka bërë i ati i tij pak kohë para se të vdiste dhe që vetë doktori e kishte një peng në zemër, nëse nuk do t’ia rrëfente njërit prej djemve. Vetë ngjarja ka qenë tronditëse, por po aq e tmerrshme ka qenë edhe tronditja që ka pësuar ky doktor i nderuar në të gjithë trevën e Shqipërisë së Mesme, sot “Qytetar Nderi” i Elbasanit.

    Djali i doktorit, për shkak të miqësisë që kemi dhe për efektin që mund të ketë tek lexuesit ky tregim i të atit të tij, ma tregoi mua dhe duke më rezervuar të drejtën e botimit të asaj që ka ndodhur në një mesnatë të zezë dimri, në një nga fshatrat në periferi të Elbasanit.

    “Komunistët kërkonin të mbillnin frikën dhe terrorin në shtresën intelektuale”, shprehet djali i doktorit, duke nisur edhe të flasë mbi një rast që i ka ndodhur edhe babait të tij, doktor Nosit, të cilin ai e cilëson të paharruar, por që në fakt ai mbeti i paharruar në popull.

    Ja si e kujton djali i doktor Nosit atë natë të rrëfyer nga babai i tij, si një nga tmerret e mëdha që ka përjetuar ai nga sistemi komunist, ashtu si edhe xhaxhai i tij, Lef Nosi.

    Ishte acar dimri në vitin 1960. Aty nga ora 3 e mëngjesit, kur qyteti i Elbasanit ishte në heshtje gjumi, një e kërrcitur e fortë e derës së shtëpisë sonë ngriti nga krevati doktorin, atë njeri që çdo qytetar e thërriste në çdo orë kur kishin në familje ndonjë të sëmurë. Por ajo natë ndryshonte nga të tjerat, se ishte mjaft e trishtueshme. Me zërin e çjerrë një person, pasi babai doli tek ballkoni i shtëpisë, e thërret të zbresë poshtë, “policia ju thërret të vishesh dhe të vish me ne”. Pasi u vesh dhe zbriti poshtë, një polic madhor që qëndronte tek gazi 69 i Degës së Punëve të Brendshme zbriti dhe iu drejtua me këto fjalë “do të vish me ne dhe çfarë do të shohësh me sytë e tu, asnjë s’do ta marrë vesh ose ndryshe do të marrësh veten tënde në qafë. Do të vish vetëm për një verifikim që personi që do të pushkatojmë është i vdekur apo jo”.

    “Pasi më hipën në atë gaz me targat e policisë, rrëfen doktor Nosi, që mori drejtimin nga ura e Shkumbinit dhe u kthye në drejtimin e rrugës për nga fshati Hajdaran, atje diku do të bëhej ekzekutimi i personit. Pasi zbrita nga makina diku afër disa ferrave ku më dërguan, pashë disa persona, mes tyre edhe personin që do të ekzekutohej, e kishin sjellë pak më përpara se të arrinim ne me ata të policisë, e kishin sjellë me një gaz 69 tjetër dhe i ndjeri që do të ekzekutohej ishte i lidhur pranë një grope në gjunjë. Prapa tij qëndronte një civil me pistoletë në dorë dhe përballë ishin tre policë, të cilët ishin të armatosur”.

    Realisht janë momente që të trondisin dhe të bëjnë të ndjehesh keq, se janë skena që i kanë përjetuar veç ata që kanë qenë vrasësit dhe ata që kanë qenë viktimat që gjithçka e kanë marrë me vete. Për më shumë, doktor Nosi ka rrëfyer atë ngjarje si shumë e shumë të tjera, por që ka veçanësinë e vet për vetë praninë e një intelektuali të respektuar dhe një doktori që i njihte mirë punët e Sigurimit të Shtetit.

    “Fillova, – tregon doktori, – t’më ftohej komplet trupi nga dhembshuria për atë njeri të pafajshëm, i cili edhe se ishte para vdekjes, qëndronte kokëlart. Ishte rreth të 40-ave, shtatlartë dhe me mustaqe. I ndjeri në ato momente priste goditjen nga personat që kish përpara trupit të tij, por vdekja fatale i erdhi nga personi që kish prapa, që me një goditje pas kokës e shembi brenda në gropë. M’u mbushën sytë me lot, por se dhashë veten, ndërsa ata të mjerë që kryenin këto vrasje makabre, s’donin ta dinin që para disa sekondash një jetë e pafajshme u largua përgjithmonë”.

    Rrëfimi i një ngjarjeje që dinin t’i bënin si në skenar dhe në realizim, vetëm ata kriminelë që më pas edhe vranë njëri-tjetrin. “Më pas, një civil tjetër iu afrua dhe i shkrepi plumbin tjetër në trupin e tij dhe më urdhëruan ta kontrolloja nëse personi i ndjerë, nëse ka dhënë shpirt ose jo, – rrëfente babai me buzë të thara nga pështyma dhe i bërë meit nga sikleti i një ngjarjeje që kishte mbi 20 vjet që kishte ndodhur. – Kur iu afrova dhe konstatova që trupi i tij ishte i pajetë, ata filluan ta mbulonin me dhe. Na thanë të largoheshim dhe të hipnim në gazin 69, që më sollën në atë vend. Para se të nisesha, më thanë që “doktor, për çfarë pe këtu, sus gojën dhe kështu do ta pësojnë të gjithë ata persona që do të jenë kundra partisë tonë”.

    Ishte një këshillë tipike e sërës së kriminelëve dhe mafiozëve që vrasin natën e të qajnë ditën. “Dua të them, – shpjegonte doktori para djalit të tij që na e sjell të freskët atë kujtim tronditës, – personi që u pushkatua, s’ishte fytyrë e njohur nga qyteti ynë, duhej të ishte jabanxhi, se kisha parë atë fytyrë, fytyra e tij më ka ngelur e ngulitur në mendje edhe pse ishte pak errët, afër në të gdhirë. Kur më zbritën tek Dega e Brendshme më thanë që largohu dhe mund të shkosh në shtëpi, isha i lirë”.

    Për një njeri që është mësuar të shërojë njerëz e jo të vrasë, pamja që ai ka parë ka qenë me të vërtetë shokuese, ndaj dhe ai tregon se, “nuk më bënin këmbët të shkoja në shtëpi. Ishte aty rreth orës 5 e mëngjesit. Duke ecur ngadalë rrugës, dikush që shkonte në punën e tij në atë orë, më thotë “doktor, shumë herët qenke ngritur sot, asht dhe dimër s’prite të gdhihej?”. Isha sy përlotur dhe si fola. Ai e pa gjendjen time dhe m’u afrua, më pyeti nëse jam mirë apo jo. I thashë për ta larguar që mirë jam, por jam pak i lodhur. U afrova afër derës së shtëpisë dhe e hapa ngadalë që mos të shqetësoja njeri, por nana jonë e gjorë e priste zgjuar dhe e trishtuar, duke i thënë: ‘Nuk je i verdhë në fytyrë, por i zbardhur, çfarë ke?’. Ndërsa ai i përgjigjet me zë të ulët s’e kuptoj, nuk ishte një kokë pule, por një njeri.

    Ishte një tregim i kobshëm dhe i vërtetë nga të parrëfyerat e gjëmës komuniste, që doktor Nosi e përjetoi atë moment të trishtë dhe që i jepnin atij të kuptojë se dhe ty do të presë i njëjti fat. S’kishin pse të merrnin nga gjumi një njeri dhe ta dërgonin që të shihte seç bënin hienat natën, kur ai se kish për detyrë që të kontrollonte, se ka vdekur ose jo, por kish detyrim në popull që të shëronte njerëz të sëmurë në kohën, kur në Shqipëri tuberkulozi ishte mjaft i përhapur.

    Doktori popullor i Elbasanit, Steliano Nosi, u bë pa dashjen e tij dëshmitar i një vrasjeje makabër. Ishte një pushkatim tipik i një bande kriminale, pushkatimi me plumb pas koke i një shqiptari të mirë, nga ata që vranë për 45 vjet jetën e një populli të tërë. Një nënë e ka kërkuar deri në vdekje varrin e djalit të saj, po aq sa edhe familja e të ndjerit, si shumë viktima shqiptarësh, eshtrat e të cilëve ende vërtiten në terrin e të panjohurës, si dëshmi të një nate të zezë komuniste.

    Përgatiti: Hyqmet ZANE

    Dokumentat provuan se gjatë masakrës ishte në Kosovë dhe jo në Bosnje. Dëshmia-provë e Shefqet Peçit

    Si i dorëzoi Alia kosovarët tek jugosllavët

    Ish-diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si vrasësi i mbi 5000 shqiptarëve. Pavarësisht fakteve dhe dokumentave, vetë diktatori ka hedhur poshtë akuzat për implikimin e tij në Masakrën e Tivarit, të ndodhur në mars të vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhëzimeve të qeverisë së saj në Beograd, ekzekutoi mbi 5 mijë kosovarë të pafajshëm. Koha kur ka ndodhur masakra i përket fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur ushtria partizane shqiptare kishte shkuar në ndihmë të popujve të ish-Jugosllavisë për t’u çliruar nga ushtria gjermane. “Tivari është në Mal të Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenë në Bosnjë. Është një ngjarje e rëndë për kosovarët dhe le të përgjigjen vetë ata ose më mirë serbët që e organizuan”, kjo ka qenë alibia e ish-diktatorit Ramiz Alia rreth dijenisë së tij për Masakrën e Tivarit, ku u ndërmor gjenocidi më famëkeq kundër shqiptarëve të Kosovës. Ramiz Alia është treguar i kujdesshëm në eliminimin e dokumenteve komprometuese përgjatë 50 viteve diktaturë nga ai dhe regjimi komunist i kohës. Terri i informacioneve për periudhën mars-prill në arkivat qendrore të shtetit nuk ndihmon shumë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Por gjatë një interviste dhënë për gazetarët me Blerim Shalën dhe Llukman Hallili, më pas të botuar në librin e tij “Unë, Ramiz Alia Dëshmoj për Historinë” botuar në vitin 1993, Ramiz Alia konfirmon faktin se në datën 13 mars 1945 ka qenë në Prishtinë.

    Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë – Intervistë me Blerim Shalën Llukman Hallili – Tiranë 1993

    Pyetje e gazetarit: Ku keni qenë atë ditë kur u vra Miladin Popoviçi?

    Ramiz Alia: Po, po… Unë bashkë me Gjin Markun komandantin e divizionit të gjashtë atë ditë udhëtuam nga Mitrovica për në Prishtinë. Kishim takim me shtabin e Kosmetit, si thuhej atëherë. Ky shtab ishte pas administrimit ushtarak. Më duket se Fadil Hoxha ishte zëvendëskomandant. Ishim në një kafene kur morëm vesh se atë mëngjes kishin vrarë Miladinin. Nuk dua të hyj në detaje të çështjes, por për mendimin tim nga mënyra se si na e shpjeguan Dushan Mugasha dhe Fadili ngjarjen, vrasjen e Miladinit…

    Pyetje e gazetarit: Ju shkuat në vend të ngjarjes, apo…?

    Ramiz Alia: Po, po ne shkuam në vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Ne pamë dhomën e punës së Miladinit ku rrinte, plumbat të cilët i kishin rënë, madje njëri kishte thyer dorezën e telefonit. Plumbat ishin koncentruar në një trekëndësh shumë të vogël, gjë që tregonte se vrasësi kishte qëlluar me një qetësi shumë të madhe në një kohë kur në të njëjtën ndërtesë në katin e poshtëm gjendeshin dymbëdhjetë partizanë si roje.

    Në Arkivin e Shtetit shqiptar një tjetër dokument që implikon Ramiz Alinë në gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës. Ekziston një letërkëmbim ku në datën 7, prill një javë pas Masakrës së Tivarit, ai i bën të ditur Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi listën emërore të dorëzuar dhe të vullnetarëve kosovarë të ardhur në radhët e këtij divizioni, ku fatin e tyre e priste ekzekutimi fizik si ai i një jave më parë në Tivar. Nga koka e letrës cilësohet qartë se Ramiz Alia nuk ndodhej në Bosnje me misionin e tij të caktuar ashtu sikundër është alibia e tij pas 65 vitesh nga Masakra e Tivarit. Si për çudi nga ato që pretendon Alia në dy data, 3 javë para masakrës dhe 1 javë pas saj, ai ndodhet në Kosovë e jo në Bosnjë.

    Mitrovicë 7.4.1945

    Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi

    Bashkangjitur po iu dërgojmë listën emërore të dorëzuarve dhe të vullnetarëve kosovarë të ardhur në radhët e këtij divizioni.

    Komisari Politik (Ramiz Alia), Komandanti (Rahman Parllaku)

  9. zoti jonuzaj dhe milo ju lutemi shume ne emer tete persekutuarve,mjaft me keto fytyra te felliqura,ende sjan sheruar plaget tona.

  10. Bashkangjitur po iu dërgojmë listën emërore të dorëzuarve dhe të vullnetarëve kosovarë të ardhur në radhët e këtij divizioni.

    Komisari Politik (Ramiz Alia), Komandanti (Rahman Parllaku)

    Në këtë letër Ramiz Alia duket qartë se ndodhet akoma në Kosovë dhe jo në misionin e tij për të ndjekur forcat nazi-fashiste në Bosnjë, ashtu sikur ai ka ngritur në alibinë e tij për t’u shpëtuar akuzave se është bashkautor në Masakrën e Tivarit. Këto fakte rrëzojnë alibinë e Ramiz Alisë për mospraninë e tij në Kosovë gjatë gatimit të gjenocidit më të madh të shqiptarëve deri në atë kohë, e cila u krye nga forcat e Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë me mbështetjen e forcave partizane shqiptare, gjenocid i cili nuk përfundoi vetëm me ekzekutimin e pamëshirshëm të shqiptarëve në mesnatën e 31 marsit 1945 në Tivar.

    Misioni i divizioneve shqiptare për të mobilizuar kosovarët

    Por, a ka patur lidhje mes komunistëve serbë dhe atyre shqiptarë për Masakrën e Tivarit? Kësaj pyetjeje është munduar t’i përgjigjet edhe shkrimtari dhe publicisti Apostol Duka në librin “Dëshmi dhe udhëkryqe të historisë”, ku është edhe Masakra e Tivarit. Në librin e tij jepen dëshmitë e Shefqet Peçit për ato ditë të marsit 1945, ku sipas rrëfimit të tij, duket qartë se kosovarët i kishin mobilizuar me zor, me gënjeshtra dhe po i keqtrajtonin. “Gjatë rrugës së kthimit në Shqipëri, kujton Shefqet Peçi, u ndodha në Prizren. Ishte fundi i marsit të vitit 1945. Më thonë se, me porosi ‘nga lart’, duhej të shkoja e t’iu flisja disa rekrutëve kosovarë, të mobilizuar në ushtrinë jugosllave. T’iu flisja për bashkim-vëllazërimin, t’iu thoja se më në fund edhe çështja e Kosovës do të zgjidhej në mënyrë ‘internacionaliste’ e kështu me radhë. Mua, përherë se si më janë dukur këto porositë ‘nga lart’, kur nuk të thonë se kush i ka dhënë, kur unë i merrja urdhrat vetëm nga komanda dhe udhëheqja ime. Nuk shkoj, thashë, ata s’e kuptojnë labçen time, le të flasë më mirë Esat Ndreu, që është nga Dibra. Dhe vajti e foli Esati. Se kisha hiç hallin tek labçja, që kosovarët e kuptonin që ç’ke me të, po kisha dëgjuar se kosovarët e kishin mobilizuar me zor, me gënjeshtra dhe po i keqtrajtonin, naj nuk doja të bëja lojën e të tjerëve. Dhe dolli ashtu siç e menoja, ata u pushkatuan të gjithë në Tivar pas disa ditësh”, ky është rrëfimi i Shefqet Peçit, i cili edhe pse ishte bashkëpunëtor në këtë mision nuk ka nguruar të hedhë dritë mbi disa të vërteta të gatimit të Masakrës së Tivarit.

    Divizionet V dhe VI rekrutonin shqiptarë dhe ia dërgonin UNÇJ

    Në vjeshtën e vitit 1944, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, më pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi. Por nga faktet e nxjerra deri tani, qëllimi real nuk ka qenë ndjekja e forcave gjermane. Kjo vërtetohet fare lehtë nëpërmjet letrës që Miladin Popoviçi i dërgonte komandës së përgjithshme jugosllave. “Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë”. Për t’ia arritur qëllimit të sundimit në Kosovë, Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave do t’i duhej ndihma e Divizionit V dhe VI të UNÇSH, mision që sipas dokumenteve të zbuluara nga ne, në Arkivin Qendror të Shtetit, Ramiz Alia dhe drejtues të tjerë të Divizioneve V dhe VI e kanë kryer më së miri përgjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, si para edhe pas Masakrës së Tivarit. Në tre letërkëmbimet e gjetura në Arkivat e Shtetit, duket qartë ky veprim. Një nga këto letra është dërguar nga ish-Presidenti i fundit i regjimit komunist, Ramiz Alia, në të cilën dërgohen emrat e të rekrutuarve kosovarë (banditëve, sipas Miladin Popoviç, të cituar më lart). Në letrën e datës 21 maj 1945 pas Masakrës së Tivarit, Sekretari Politik i Divizionit V, Gafur Cuci e informon për ecurinë e misionit Komandën e Përgjithshme se ata po i dorëzojnë kosovarët e dezertuar nga radhët e ushtrisë jugosllave drejt shtabit operativ të Kosmetit. Ai kërkon një mendim për këtë lëvizje. Dezertimi i të mobilizuarve kosovarë nga radhët e ushtrisë jugosllave tregon edhe shqetësimin e tyre për një fund të hidhur si ai i shqiptarëve të ekzekutuar në Masakrën e Tivarit natën e 31 marsit.

    Mitrovicë 7.4.1945

  11. Ju antikomuniste te betuem,keni te drejten tuaj.Shkoni tek cadrat e grevisteve,qe diktatura i masakroi dje.Sot ata nuk jane te ngujuem kunder Enverit e Ramizit,por kunder ushtarit te tyre besnik.Kush asht ma komunist,shoket e Hysen Shoshorit,apo akuzatori i Hysen Shoshorit.??? Nuk doni te flitet per diktaturen??? Dakord,por shoket tuaj po vdesin ne greve urie,kunder atije qe ju i jeni nenshtru,ani se sipas Havelit, komunisti qe shitet si antikomunist,asht ma i rrezikshmi.Mos ja shani Saliut Enverin e Ramizin,se i mbet hatri.

  12. o populle o milet o njer a keni kulture a e dini ju te kaluaren tuaje apo nuke doni te msoni kurre duhet ti mesojem dhe ti vlersojem te mirate dhe te kqijate edhe meritate edhe te keqijate ramiz alija diktatore thoni ju po edhe ish qlirimtar i shqiprise dikure ju doni politikane dhe intelektuale qe jau marrin kafshaten te goja ata njereze qe brenda nate bahen miljonera e ramiz alija ka jetu ne nje banese me qira dhe ka vdek ne ate banese

    o populle o njerez keni kujdese qa komentoni a keni kulture a doni ta dini ndonjeher te kalumen e vertet te shqiptarve duhet se cilite njeri ti vlersohen te mirate dhe te gabimet vlerate dhe jo vlerate ramiz alija dikure qlirimtar per qlirimin e shqipris e pastaje edhe gabime kishte po ju jeni mesu dhe doni asi politikanve qe ta marrin buken nga goja qe brenda nate tebehen miljonera e ramizi ka jetu ne nje banese me qira edhe vdiqe ne ate banese ju e doni korrupcjonin hajnine keta jane te mire per juve qe komentoni dhe shkruani ksi kometeve per ju e bardhe eshte hajnija e korrupcjoni e qashtu qyshe jeni edhe liri qaq e keni kesi si ju ka pase edhe ne kohene e enver hogjese edhe te ramizit e per ket arsy jemi ku jemi shqiptare te coptume neper shtete tjera

  13. zoti milo tani, se me pare shoku,eshte shume e kjart se po mundoheni ti vini ujkut kekuren e qingjit.
    mire kosovaret qe bridhnin gjithe boten po te donin ne kohen e titos dhe ishin te lire,po ne i kemi shume te gjalla momentet e jetes se atehereshme.mos na lendo plaget qe ende rjedhin gjak te shkaktuara si nga hoxha dhe pasuesi i tij besnik alia.keta te dy nuk duhet ti ndajme njeri nga tjeteri.te dy armiq te betuar te shqiperis dhe shqiptareve.

    dilaveri

  14. Si u dorëzuan nga Enver Hoxha tek brigadat serbe mijëra shqiptarë të Kosovës

    Dokumentat e masakrës

    Mbi 5000 shqiptarë të vrarë është bilanci i masakrës më të tmerrshme në historinë e kombit shqiptar. Më e tmerrshme dhe pa u dënuar asnjëherë nga pushtetarët e asaj kohe si nga pala jugosllave po ashtu edhe ajo shqiptare. E përmendim shtetin dhe udhëheqësit e saj shqiptar pasi kjo masakër në një farë mënyre, megjithëse janë fshehur shumë të dhëna që faktojnë bashkautorësinë e tyre në vrasjen e mbi 5000 mijë shqiptarëve, përsëri historia i nxjerr zbuluar ata. Po cili është roli i udhëheqësve shqiptarë të vitit 1945 në ekzekutimin makabër të vëllezërve tanë kosovarë? Nëpërmjet disa fakteve duhet të ndezim një shkëndijë të vogël, e cila do të ndezi përgjithnjë dritën e madhe të së vërtetës së genocidit shqiptar të muajve mars-prill 1945.

    Si nisi kjo ngjarje

    Shtabi Operativ i “Kosmetit” i urdhëruar nga Shërbimi Sekret i Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë, me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill, por edhe më tej të vitit 1945, mobilizon me dhunë shqiptarët për t’i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të “Adriatikut” në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar – Dubrovnik – Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni. Intervali i mobilizimit do të prekte edhe territorin e Shqipërisë dhe për këtë forcat e UNÇJ duhet të bashkpunonin me UNÇ shqiptare, të cilat do të lejonin kordonin e gjatë të “kosovarëve fatkeqë” nën drejtimin e udhëheqësve jugosllavë, pa u cenuar në territorin shqiptar. Deri në këtë moment historia tregon se udhëheqësit shqiptarë me në krye Enver Hoxhën, nuk do të ishin drejtpërdrejtë bashkautorë në masakrën e shfarosjes së burrave të rezistencës kosovare. Por marrëveshja e bërë midis UNÇJ me ushtrinë e kuqe ruse, me forcat bullgare dhe me Shtabin e Përgjithshëm të UNÇ të Shqipërisë në 2 shtator të vitit 1944 do të faktojnë të kundërtën.

    Çfarë synonte marrëveshja?

    Në vjeshtën e vitit 1944, Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Josip Broz Tito, në emër të internacionalizmit, do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse, pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë, për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi. Kjo marrëveshje, e cila kishte synimin parësor luftën kundër fashizmit, devijoi në një plan tjetër ku do të eliminoheshin të gjithë kosovarët, të cilët do t’i bënin rezistencë forcave jugosllave. Luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste, do t’i zhvillojnë gjoja “kundër Forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë”. Për të argumentuar këtë qëndrim, letra e Miladin Popoviçit, të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë, e shpjegon më së miri qëllimin e marrëveshjes së 2 shtatorit 1944. Në letër ndër të tjera, M.Popoviç shkruan: “Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë (konfiskim – vërejtja ime Sh.B) do ta bëjnë shtabet (e UNÇJ-së-vërejtja ime Sh.B). Në fshatrat që është bërë rezistencë duhen gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak, që do t’i gjykojë menjëherë e fshatarët t’i çarmatosë…”. Sipas marrëveshjes, UNÇJ-UNÇSH, në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës I të UNÇ të Shqipërisë. Marrëveshja UNÇ jugosllave-UNÇ shqiptare: Brigada e III dhe e V nga Shqipëria për spastrimin e Kosovës nga çetat që bëjnë rezistencë. Këtu do të dilte fare hapur emri i më të përfolurit për pjesëmarrje në genocidin kundër shqiptarëve, Ramiz Alisë.

    Si e mori urdhrin Ramiz Alia për të qenë pjesë e forcave të UNCSH në mobilizimin e shqiptarëve që do të bënin rezistencë kundër pushtimit jugosllav në Kosovë

    Për shumë vite me radhë Ramiz Alia e ka mohuar prezencën e tij në mobilizimin dhe ekzekutimin e mijëra shqiptarëve, të cilët u bënë pengesë e ushtrisë jugosllave në pushtimin e Kosovës. Kjo për shkak të regjimit 50-vjeçar të diktaturës më të egër në historinë komuniste botërore. Duke u mbrojtur nga komoditeti që jepte regjimi komunist në fshehjen e shumë krimeve makabre të bëra nga udhëheqësit politikë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe eleminimin e dokumenteve, Ramiz Alia nuk është prononcuar asnjëherë për çka ndodhi netët e fundit të marsit 1945. Komisari politik Ramiz Alia, i dyshuari kryesor në vrasjen e mijëra shqiptarëve në librin e tij të botuar së fundmi është munduar të shtrembërojë të vërtetën, por gjithsesi në mes rreshtash ku Alia tregon për momentet e caktimit të tij në krye të Divizionit V nga komisari i Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha, shumë njerëz do të zbulojnë misionin e fshehtë që do të kishte Divizioni V dhe VI në mobilizimin dhe ekzekutimin e kryengritësve kosovarë. Ndër të tjera, në librin e tij “Jeta ime”, Alia shkruan se urdhri i erdhi nga Enver Hoxha, ku i kërkoi që të kryente më së miri këtë detyrë pasi ky mision kishte një rëndësi të veçantë politike. Çfarë ka dashur të nënkuptonte Enver Hoxha me “rëndësinë e veçantë politike”? A mos vallë ky mision ishte një ndër nderet e diktatorit Hoxha në shërbimin ndaj Jugosllavisë? Këto përgjigje duhet t’i japë Ramiz Alia, i cili refuzon gjithmonë të hedhë dritë në prapaskenat e miqësisë së udhëheqësve shqiptarë dhe atyre jugosllavë.

    Një pjesë e bisedës midis Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë e shkruar nga ky i fundit në librin “Jeta ime”

    Enver Hoxha:

    Ti je caktuar si Komisar Politik i Divizionit V, që bashkë me divizionin VI do të vazhdojnë ndjekjen e ushtrisë fashiste në territorin jugosllav.

    Ramiz Alia:

    Puna si Komisar Politik më trembte për mungesë përvoje dhe për moshën e re që kisha në atë kohë.

    Enver Hoxha:

    Partia ka besim tek ti se do ta kryesh më së miri këtë detyrë. Mbështetu tek shokët dhe bashkë me to, që komandat dhe shtabet të kryejnë me nder misionin e madh që u është besuar. Vendimi për dërgimin e dy divizioneve tona për të ndjekur ushtrinë gjermane edhe në Jugosllavi ka rëndësi të veçantë politike. Kështu ne ndihmojmë popujt vëllezër të Jugosllavisë për çlirimin e tyre nga fashizmi.

    Pse u zgjodh Ramiz Alia?

    Shumë pikëpyetje janë ngritur se përse Ramiz Alia do të ishte njeriu adapt për kryerjen e këtij misioni. Pa asnjë hamendësim, por bazuar në të vërteta historike, Ramiz Alia nuk është shqiptar në gjak. Nga pema gjenealogjike atërore konstatohet se Ramiz Alia ka atësi serbo-boshnjake. E ëma erdhi në Shkodër në fillim dekadën e dytë të shekullit të kaluar. Gjithashtu, Ramiz Alia kurrë në jetë nuk përmend origjinën e vet, të familjes, farefisit në kujtimet e shumta. Pra, as ardhja dhe as hapat sistematike të Ramiz Alisë në jetë nuk janë një okazion human, por një program i cipuar i shërbimeve jugosllave të asaj kohe. Si pinjoll besnik i gatuar që në embrion me antishqiptari, agjenti serb Alia i infiltruar përmes lëvizjes komuniste, antinazifashiste u bë promotor i deshqiptarizmit të Kosovës dhe ndihmëtar i instalimit të kolonëve serbo-boshnjak.

    Faktet që dëshmojnë se Ramiz Alia ka qenë bashkautor i ngjarjeve të marsit 1945

    Ramiz Alia mohon të ketë dijeni se ç’ka ndodhur natën e 31 marsit 1945, duke mohuar kështu edhe se ishte në dijeni që kosovarët e mobilizuar nga çetat partizane shqiptare iu dorëzoheshin atyre jugosllave, ku i priste fundi i hidhur i eliminimit fizik. Duke kërkuar në arkivën qendrore të Shqipërisë rreth ngjarjeve të vitit 1945 vihet re eliminimi i dokumenteve zyrtare që kompromentonin udhëheqësit shqiptarë të kohës përgjatë regjimit komunist. Në arkivën qendrore të Shqipërisë është një terr informacioni përsa i përket periudhës shkurt-qershor të vitit 1945 për letërkëmbimet midis Shtabit të Përgjithshëm dhe dy divizioneve V dhe VI të forcave UNÇSH të dërguara në Kosovë. Nga kërkimi i gjatë në këto arkiva, Gazeta “Rilindja Demokratike” ka bërë të mundur gjetjen e disa dokumenteve ku tregojnë urdhrat që vinin nga Shqipëria për në Kosovë dhe anasjelltas.

    Menjëherë pas marrjes së detyrës si Komisar Politik i Divizionit V, i cili u çua me misionin “politik” të Enver Hoxhës, Ramiz Alia filloi të kërkonte mendime nga Shtabi i Përgjithshëm për mënyrën e kryerjes në përpikmëri të detyrave të ngarkuara në kryerjen e misionit si dhe të jepte informacione për ngjarjet e ditës gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Në letrën drejtuar Shtabit të Përgjithshëm në datën 3 mars 1945, Alia informon udhëheqësin e UNÇSH, Enver Hoxhën se në datën 7 të po këtij muaji, ai dhe forcat e divizionit të tij do të niseshin drejt Novi Pazar-it dhe Mitrovicës. Por ai nuk shkruan se sa do të zgjasë misioni i tij në Mitrovicë. Kjo mbetet e vetmja letër që ekziston në arkivat e shtetit për muajin mars të vitit 1945 nga të tjerat që janë eliminuar nga regjimi komunist për të zhdukur çdo provë që konpromenton lidhjen e Masakrës së Tivarit me udhëheqësit e Partisë Komuniste shqiptare.

    Letra dërguar Shtabit të Përgjithshëm nga Ramiz Alia dhe Rahman Parllaku (Komandant i Divizionit V) 3 mars 1945

    Komandës së Përgjithshme

    Sipas urdhërit të Komandës së Përgjithshme jugosllave përcjellë me anë të korpusit të II jugosllav, forcat e divizionit tonë po lëvizin në drejtim Novi Pazar, Mitrovicë. Lëvizja do të fillojë në datën 7.3.1945 në mëngjes. Për lëvizjen e forcave tona u morëm vesh me mjekët dhe ramë dakord me qenë se nuk lëvizjen Tonë??, jemi marë vesh edhe me Divizionin VI, i cili do të vendoset në Vuçiternë e rrethe.

    Nga divizioni i V Rahman e Ramis.

  15. Pinjollët e diktaturës në krah të etërve të tyre për një nga ngjarjet më të përgjakshme të historisë

    PS mbron krimet e Alisë: Jo hetim masakrës së Tivarit

    Partia Socialiste del hapur në mbrojtje të krimeve të Ramiz Alisë, duke kundërshtuar ngritjen e një komisioni hetimor që do të hetojë lidhjet e diktatorit të fundit shqiptar me masakrën e Tivarit. Vetëm dy ditë më parë, Kryeministri Sali Berisha kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zbardhjen e krimeve monstruoze të një prej masakrave më tragjike që mori jetën e më shumë se 4300 shqiptarëve. Ndaj kësaj kërkese, i menjëhershëm ka qenë reagimi negativ i Edi Ramës, i cili përmes zëdhënësit më të besuar të tij, Taulant Ballës, ka deklaruar hapur qëndrimin kundër hetimit të Ramiz Alisë, i cili supozohet se ka pasur një rol të veçantë në këtë masakër edhe për vetë postin si komandant i brigadave partizane të zonës së veriut. Dalja e një prej zëdhënësve të Ramës në mbrojtje të krimeve monstruoze të Ramiz Alisë, dëshmon lidhjet e tij të errëta me komunizmin si dhe vijën politike me të cilën po degradon Partinë Socialiste. Duke kundërshtuar hetimin e xhelatit të masakrës së Tivarit, Rama i kthen Ramiz Alisë borxhin e një muaji më parë, ku ai ishte i vetmi që doli në mbrojtje të grevës së urisë. Me nismën e mazhorancës, komisioni hetimor do t’i japë fund misterit që fshihet pas vrasjeve makabre dhe antishqiptare që komunistët në Tiranë dhe Beograd ndërmorën kundër afro 8 mijë shqiptarë. Masakra e Tivarit është një masakër që iu bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar, Mal i Zi dhe në rrugën për në Tivar. Kur nazistët ishin në tërheqje nga territori i ish-Jugosllavisë, frontet u krijuan në Srem të Vojvodinës dhe në atë të Adriatikut në veriperëndim të Jugosllavisë. Shqiptarët u rekrutuan për t’u dërguar në luftime në këto fronte, ndërsa brigadat serbe i forcuan pozitat e tyre në territorin e Kosovës. Gjithsej 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera etnike u rekrutuan dhe u dërguan në luftime larg Kosovës për ta zvogëluar rrezikun e çfarëdo rezistence ndaj autoriteteve serbe dhe jugosllave, që do të vendoseshin në Kosovë. Shumica e shqiptarëve të rekrutuar u masakruan barbarisht. Mbijetuesit e masakrës dëshmojnë se numri i të vdekurve apo të vrarëve gjatë rrugëtimit për në Frontin e Adriatikut ishte rreth 8 mijë shqiptarë. Për masakrën e Tivarit janë shkruar libra dhe kohëve të fundit janë shkruar shkrime nga shumë historianë, por ende nuk është zbardhur qëllimi i vërtetë i saj. Komunistët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë heshtën për shumë masakra që i bënë serbo-malazezet gjatë Luftës së Dytë Botërore. Teza të forta janë ngritur nga historianë të cilët e cilësojnë Masakrën e Tivarit si plan për të vrarë forcat e djathta ,komplot ky midis partisë komuniste Kosovare dhe Partisë Komuniste Shqiptare që drejtohej nga Enver Hoxha. Asnjë masakër nuk ka guxuar të kalojë pa u dënuar, e sidomos ajo e Tivarit, e pa parë ndonjëherë në historinë njerëzore.

    Mijëra shqiptarë të Kosovës

    u vranë pasi u dorëzuan

    tek serbët nga komunistët

    Gjilan janë vrarë 7854 veta,

    Prishtinë 3.675

    Drenicë 4.820

    Mitrovicë,1.970

    Pejë 3.540,

    Ferizaj 1.260,

    Podujevë 1.670,

    Prizren 1.200,

    Gjakovë 800,

    Rahovec 750,

    Suharekë 420,

    Dragash 500,

    Preshevë 690,

    Shkup 1.450

    Tetovë 4100,

    Gostivar 715,

    Kërcovë 490,

    Sangjak (Jeni Pazar) 1.410,

    Kumanovë 780

    Tutin 900,

    Bihor 3820,

    Plavë e Guci 710,

    Ulqin 515

    Tivarë e Dalmaci 2.600 shqiptarë

    historiani i vertete sduhet ti shtremberoj njarjet.

  16. Boshnjaku Ramiz dhe me nder kosovari i Beogradit(sepse vec shqiptar i Kosoves nuk eshte),duan me cdo kusht te fshijne kujtesen historike te krimeve te luftes dhe te pasluftes te bera nga udhehqja kriminale e PKSH mbi tere kombin shqiptar.Eshte vertetuar katerciperisht se Ramizi ka qene ne Kosove ne kohen e masakres se Tivarit ndofta pas nje vizite si nip tek njerzit e nenes ne Bosnje.

  17. Keto jane perpjekje te komunisteve per te rehabilituar e shpetuar figurat e tyre kryesore kriminale. Dijeni qe dhe ky Milo intelektuali nuk eshte takuar rastesisht ne hollin e hotelit me Aline ne Boston…Si nuk u takuam dhe ne te tjetret rastesisht me kete qe Bostonin dhe Ameriken e “mallkuar’ e beri si shtepine e vet pasi demokracija ia hoqi edhe atij prangat e diktatures se tij te eger.

  18. duket shume qart se doni ti vini ujkut lekuren e qingjit,sa do te mundoheni ujku mbetet ujk.perbindeshi hoxha dhe alia,nuk mund te ndahen ata jane nji.
    i dyti eshte vazhduesi besnik i te parit.qe te dy armiq te shqiperis dhe shqipetareve.

  19. millo je ber nje historian i shpifur me keto shkrime,simpatin per keta kriminel mbaje per vete dhe mos u mundo te na mbushesh mendjen me dokra

  20. Mo por i leni krimet e luftes dyte boterore se po behen krime me te medha sot. keni sy ne balle e vesh ne kuke apo jo? Shikoni sa te vdekur ka qe nga 1992 e deri me sot, çdo dite, shikoni gjakmarrjen qe nuk egzistonte, shikoni hajduterine e palaçolleqet e soteme. U ka bire ne bark e merreni me te dekurit, ndaloni te mos vdesin me , keni pak llogjike apo u ka mbaruar. keshtu do vazhdohet, e flisni tere pompozitet per tolerance, demokraci, liri, kur nuk egziston asnje, vetem anarshi, vjedhje krim nga me i madhi e te me i vogli. Keshtu do siguroni jeten e brezave qe vijne duke u lene te dera hasmin? Dhe mburremi qe jemi shqiptare. Keshtu do vazhdojme te hame njeri tjetrin, qe nga koha e Skenderbeut apo me tej qe nga Ilirit e Pellazget, do gjejme hasmerite, kush vrau e kush plagosi. Merruni me te sotemen qe te siguroni te ardhmen, ndryshe vazhdoni deri ne zhdukje. Bota e civilizuar i ka mbyll keto histori.

  21. Per ish diktatoret tashme shkruajne intelektuale kosovare e madje tregojne dhe dhe per momentet e fundit te diktatorit te fundit R . Alia !!!! Zoti Marksist ..Jonuzaj ju qe shkruani per zhgenjimin e diktatorit ,per vleresimin qe u jepte dy muaj para vdekjes ( se vonuar pasi njerez si ai me shoke duhej te mos kaloni as 30 vite te jetes , nesje cte besh dhe Zoti harron ne kesoj rastesh ) ballisteve !!! Ju pyes une e mbare populli i Shqiperise ..—— Akerkoi falje publike ai per krimet ne popull ??????? Ne vitin 1987 ne se s”gaboj ai ne qytetet kryesore te vendit vari e vrau duke lene ne sheshin e qytetit kufomat me ore te tera te rinj te pafajshem !!!!! Kete masaker besoj se s”e keni pare ne Kosove ne vitet qe 80 ! Kete masaker as ne kohen e luftes se dyte boterore s”e kishte pare im ate e populli shqiptar !!! Prandaj eshte mire qe te shkruani per historine e kosoves e jo te Shqiperise se dijme mire se ju do te mbeteni si komb perkrahes se Enverit e te Ramizit me shekuj !!!!Faktet flasin qarte kur me librat e rreme paraqisin ndjenjat pozitive per ate diktator te eger e te marre !!!!!

  22. te :shoku PaskalMilo
    pash nerin ,a thu i lexojne ,qa thote populli kta kriminela,qi i mron ,amerika ,
    kush e kupton,kyt pune a,kena kena na komonista apo kta,qen,kurohen ne amerike,amerika na ka rrefuzu ne beograd 2500 rrefugjat ne vitin 1989-1990,
    kta i perkrah,na kane dhane buke me sheqer ,20 vjet,pa permen ata qi kane vra.
    ska drejtesi ne kyt bote.

  23. Ik or komunist i keq o sherbetore i diktatorit

  24. Rralle nga komentet shkruhet me emer, vec gazetarve, intervistuesit, ndersa une prezantohem si do t’i kishte hije nje shqiptari, me emer. Nuk dua t’i futem kesaje se eshte pune e tyre, ate rruge kane zgjedhur sejcili; por mua me pelqene te mos dale nga vetja, sepse nuk e konsideroj vendin tim regjim fashist, ne gjendje te jashtzakonshme, apo shtetrrethimi e gjendje luftimi; por nje vend normal ne rruge tranzicioni demokratik me shume veshtirsi dhe me barna te keqia. Ne fund te fundit lufta behet per nje rrotacion ne politiken vendosese, sepse ishim mesuar duke pare te njejten fytyre dikur parti dhe shtet dhe menduam se kjo u ndryshue. Faleminderit!

  25. shqiptar tirone

    Ore miq qe shkruani komente,
    Une e kuptoj se ju keni shume te drejte qe shkruani me mllef (me perjashtim te ndonjerit) kundrejt Paskal Milos. Porse duhet te kuptoni nje te vertete: qe Paskalit aq i ben per te vraret e Kosoves dhe te persekutuarit e Shqiperise. Ne nje shkrim te tij te disa koheve me pare, ai e nxjerr veten si pjestar te nje familjeje te persekutuar. A ka pasur mundesi qe femija e e nje lloj familjeje te tille te ndiqte studimet e larta ne histori dhe me pas te caktohej ne Tirane (Paskali vinte nga rrethi i Vlores) e direkt ne Institutin e Historise e Gjuhesise. Dikush mund te thote se kishte mbaruar me rezultate shume te mira. Po perse te pakte kane qene ata qe ne shkolle te mesme kane mbaruar shkelqyeshem dhe nuk u eshte dhene e drejta e studimit, vetem per shkak te biografise?. Po ashtu edhe ndonje pjesë qe pati mundesi, me ndihmen e miqve te mire, te vazhdonte studimet e larta ne dege “te perbuzura” si miniera, gjeologji ose bujqesi e megjithese paten rezultate shume te mira, u degdisen ne skajet me te largeta te vendit ku edhe u harruan per dhjetra vite. Pra, Paskali eshte i pariparueshem dhe do te thoja se te quash historian nje person qe bazohet vetem ne dokumentat e PP-se, me duket nje emertim jo pak, por shume i papjekur. Te mbarosh studimet per histori dhe te punosh gjithmone per nje klike siç ishte ajo komuniste ne Shqiperi, nuk do te thote qe je bere historian i vertete. Paskalit po i jap nje detaj per R. Aline. Shko e tako ndonje nga drejtueset e organizates se Grave ish te persekutuara te Shqiperise, sepse ato disponojne nje video te realizuar ne vitet 1990-1991 nga nje ekip televizioni te vendeve nordike, ku do te shikoni se çfare thote stervina Ramiz Alia. Me pas beni krahasimin me ato qe i paska thene se fundmi Paskal Milos. Nuk ka patur ndonje here “prostitute” me te ndyre politike se R. Alia.
    Pra a i vlen te merremi me te tille njerez qe e mendojne veten ne sfera te larta, por qe ne te vertet nuk kane pasur kurre kolone vertebrale? Pra jane invertebrore.

  26. Marreveshja Mukjes ndau nje here e mire Ballin dhe Komunistet.Ballistet ishin per Shqiperine Etnike.Komunistet si internacionaliste e kundershtonin kete ide.Gjoja do te zemerohej Tito.Ne fakt ne mbledhjen e zhvilluar midis tyre ne Tapize te Tiranes,nuk pati divergjenca te medha.Furtuna do te fillonte me pas.Perfaqesuesit Jugosllave Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha u nxine dhe iu shkarkuan Enverit.per kete .Dinaku Enver,beri nje rrotullim 180grade,duke shpallur armiq perfaqesuesit komuniste.M.Gjinishi dhe Ymer Dishnica.Te parin e pushkatoi te dytin e coi ne Berat.Ketu filloi dhe vellavrasja midis Ballit dhe Komunisteve.Kryetari i Ballit ka qene djali i Abdylit,Mitat Frasheri,Kryetar i kongresit te Manastirit,Kryeminister ne kohen e pushtimit Gjerman ishte djali Aqif Pashe Elbasanit,Ibrahim bej Bicaku.Si ishte e mundur qe baballaret e tyre patriote dhe femijet armiq?Mos valle ka ardhur koha te vleresojme kontibutin e cdo njerit,qofte zogist,ballist,qofte e komunist.Ketu do te vecoja ne mynyre te vecante grupin e deputeteve te vitit 1956 qe dolen hapur kunder dhunes dhe shkeljes se te drejtave njeriut ne popull.Mbas kesaj,ato qe mbeten ne udheheqje jo vetem nuk e kundershtuan Enver Hoxhen por u bene vegla qorre te tij.Derisa spiunonin njeri tjetrin duke treguar besnikeri.

  27. JO VETEM HISTORI NUK TREGON POR EDHE PERRALLA PO TU TRGOSH ASNJI FEMIJ NUK TA VE VESHIN

  28. o njerzim o popull shqiptar kurr su zgjuat nga gjumi gjithmon te fjetur mbetet lere se nuk e ditet historin e popullit shqiptar po as nuk doni ta dini se jeni ne gjum prap nuk ju intereson se ne kok bosh po jetoni poju intereson veq paraja per momentin po korruptoheni me 5 cent e po i harroni krejt po ka koh zgjoheni po do jet von shum von ……………………..

  29. Dikur nje shok pune kishte bere dokumentat per Parti.Sic duket dikush spiunoi tek shefi i kuadrit dhe e pushuan nga puna,Nje dit vjen e na takon te gjitheve dhe vecan e pyeta si eshte e verteta.Kur isha une 3 muajsh nje xhaxha donte te arratisej.E kapen dhe e denuan.Ne fakt ai ish liruar.Ishte nga nje qytet i larget iShqiperise,Saranda.A e di ti si e ke pesuar i thashe?Ujku pinte uje siper nje burimi dhe qingji pinte poshte.Pse me trubullon ujin i tha ujku.C’ne,u pergjigj qingji.Ju pini lart e une pi poshte.M’a ke trubulluar 6 shte.muaj me pare .Une nuk kisha lere ne ate kohe.Ujkut iu sos durimi.Ma ka trubulluar yt ate ia preu iu versul deri sa e shqeu.

  30. Mbas 70 vjetesh Shqiptaret po degjojne fjale te mira per Abaz Ermenjin dhe Safet Butken nga pasardhesi i fundit komunist.Profesori i nderuar Abaz Ermenji luftoi me arme ne dore kunder bishes komuniste.Ne kohen qe jugu i Shqiperise ishte pushtuar nga rrebelet,aishkoi ne veri dhe luftoi deri ne 46.dhe me vone shkoi ne France ku jetoi per shume vite.

  31. rrespekte per ju komentuse pore eshte nder i madhe nga keta autore qe na sjellin kesi librashe e komenteshe mbi te kalumen e kombite tone qe ta krijojme te ardhmen ti marrime te mirate dhe te mesojme nga gabimet qe te krijohemi me te vertet kombe faktore evropjane pa e mesuare mire te kalumen nuke kemi te ardhme sepse vet autori i librite shqiprija ime eshte i denuare politike nga gjygjtare e porote shqiptare pore nga sistemi i krijuare shoviniste jugosllave ne nuke munde te krijojme te ardhme duke e shikuare krejt zi kohen e hogjese e alijes une flase nga provoja ime ne UCKse ku kame shume shoke qe kane qen te gatshem te luftojen deri ne funde deri ne vdekje pore pase lufte disa kane ber edhe gabime te vogla duke uzurpu banesa e gjana tjera pore ata e kane vleren e vet me te laret prej qlirimtari, edhe ne te vagjdimite te rruktimit te lirise munde te vije koha te gjykohemi per gabime her idividuale e her si hirarki por mbi te gjitha jemi qlirimtare pradaje duhet te kemi kujdese edhe per te kaluaren e shqiprise dhe udhheqjen e athershme ta krijojme nje histori te mirfillet dhe ta shiqojme historine e se cilite veq e veqe per ta krijuare te ardhmen te foret be te bashkuare superfuqi evropjane shqiptare bashke ne nje shtet FLM

Beni nje Koment


8 + 4 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Hotel Prestige
Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy