PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Opinion » Fan Noli, Pavarësia dhe Ismail Qemali

Fan Noli, Pavarësia dhe Ismail Qemali

MOIKOM ZEQO Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 pati një jehonë të jashtëzakonshme. Ishte akti juridik më i madh i shqiptarëve në të gjitha kohërat, themelimi i shtetit modern shqiptar, që kemi deri më sot.  Një nga kryeprijësit e Lëvizjes  Kombëtare, eruditi i madh, shkrimtari dhe politikani Fan Noli, gjendej në Londër të Anglisë kur mori vesh shpalljen e pavarësisë në Vlorë.  Ai i dërgoi menjëherë Ismail Qemalit këtë telegram: “Telegram Ismail Qemalit/ Londër 06.12.1912, Ju përgëzoj për veprën tuaj patriotike. Rroftë Shqipëria! Rroftë kabineti i ri! Fan Noli”. Brenda qenies së Fan Nolit shpërtheu drita dhe vizioni për të ardhmen e Shqipërisë. Por Fan Noli, si një mendje e gjithanshme, njohës i politikës europiane të kohës, e dinte mirëfilli se njohja e pavarësisë së Shqipërisë do të ishte, megjithatë, një proces i ndërlikuar për kancelaritë politike të mëdha. Disa ditë më vonë Fan Noli i dërgon një letër Ismail Qemalit, letër që përbën një dokument autentik të atmosferës së ndezur të kohës. Në këtë letër Fan Noli e vë në dijeni Ismail Qemalin se ishte njohur me dy kampionë të çështjes shqiptare në fushën e gazetarisë londineze, me Luacien Volf dhe Charles Wools. Gazetari i parë ishte një hebre me famë europiane, i botonte artikujt në “Daily Graphic” i specializuar për problemet ballkanike. Për të Noli shënon: “Nisi të mbrojë shqiptarët në një kohë kur asnjeri s’guxonte të fliste mirë për ta”. Tjetri: Charles Woods, anglez, përshkruhet si një burrë i gjatë, i bukur dhe i hijshëm “me një hundë si të Skënderbeut”, ishte konsulli i Anglisë në Anadoll, por e la karrierën diplomatike dhe u hodh në fushë të gazetarisë, kishte udhëtuar në Shqipëri dhe kishte botuar shumë artikuj shqiptarofil në “Evening News”. Fan Noli kishte grumbulluar të gjithë artikujt e këtyre gazetarëve dhe do t’ia dërgonte Ismail Qemalit. Për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë Fan Noli kishte shkuar edhe në “Foreign Office” dhe në të gjitha ambasadat që ndodheshin në Londër. Pas kësaj letre, e cila mbaronte me fjalët “Rrini me shëndet, u pjekshim në Shqipëri”, Fan Noli, në ditët e fundit të dhjetorit 1912, shkruan dhe letrën e mëposhtme, të cilën po e botojmë të plotë: “The Norfolk Hotel Surrey Street Strand. W. C Dhjetor 1912 – shkurt 1913 Fort të Nderçmit President të Guvernës Provizore të Shqipërisë Ismail Qemal Beut Në Vlorë Fort i nderçim Zot, I dërguar si delegat i Shqiptarëve Orthodoksë t’Amerikës, qëndrova ca ditë në Londrë që të punoj sa të munt për Shqipërinë tonë të mierë, e cila ndodhet nër çastet më kritike në histori të saj. Kur dolla në Londrë, këndova nër gazetat lajmën gazmore të proklamatës s’independencës. Ju dërgova me një herë një telegraf përgëzimi dhe tani e njoh për detyrë t’ju bëj një raport të përpiekjeve të mia në metropojen e Inglisë, si një krej të zgjedhur prej popullit shqipëtar.           Vajta të gjithë ambasadat dhe përhirova përfaqësonjësit e fuqive mike të Shqipërisë dhe u bëra të njohur përfaqësonjësve të fuqive kundërshtare që një Shqipëri e lirë është një nevojë absolute për paqen e Ballkanit. Në ministori të Punëve të Jashtme të Inglisë më priti nga ana e Ministrit, z. Norman, të cilit i dëfteva dëshirën e gjithë popullit shqiptar dhe iu luta guvernës inglize të mos përmetojë mbytjen e një kombësie në këtë shekull qytetarie, po të ndihmojë për një Shqipëri të lirë, e cila do të jetë e vetëma shiguri për paqen e Ballkanit. Z. Norman, pas cesa fjalëve të mira, m’u zotua që do t’i bëjë një raport për pjekjen tonë ministrit të Punëve të Jashtme, Z. Sir Edward Grey.          Si mbarova vizitat zyrtarisht, mora me radhë gjithë zyrat e gazetave me rëndësi dhe fola me të djathtë e më të mëngjër. Veçanërisht u prita mirë në zyrë të gazetave “Daily Graphie”, ku punon i njohuri shqiptarofil Z. Lucien Wolf, “Evening News” ku më priti me krahë hapur ish-konsulli inglis Z. H. C Woods dhe “Times” ku një nga editorët e lajmeve të jashtme më mbajti afro një orë duke më pyetur për punët e Shqipërisë. Nuk do t’ju loth, dyke ju treguar vizitat e tjera nëpër njerës të veçantë. Tani, gëzohem shumë t’ju thom me shiguri që përshtypjet e mia nga këto vizita qenë më të mira se sa prisja. Natyrisht nër vizitat zyrtarisht nuk dëgjova veç përgjigje të errëta që munt t’i kuptosh si të duash dhe s’kanë asnjë rëndësi. Po vura re dhe një gjë, e cila më dha shumë shpresa. Kudo që vajta i gjeta dyert të hapura, ndonëse s’jam veç një delegat i ca punëtorëve të Amerikës. Nga ana tjetër, në Ministori të Punëve të Jashtme të Inglisë Z. Norman më priti e më përcolli me një fisnikëri dhe një buzëqeshje e cila më theshte: “Më ndje që s’munt t’ju thom gjë prej gjëje sakt: po mos kij frikë. Jemi miq të Shqipërisë dhe do të përpiqemi ta çlirojmë”. Sa për vizitat e mia nëpër zyrat e gazetave, munt t’ju thom ato që dëgjova me veshët e mia. Dhe nga këto të gjitha përmblodha këto: Inglizët përgjithësisht nuk i duan serbët dhe grekët dhe simpathitë e tyre më pak përjashtime janë nga ana e shqipëtarëve. “Times”-i i së dielës që shkoi thoshte me fjalë të prera dhe të çkoqura: “Inglia kurrë do mos luftojë kundër Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë për hatrin e Serbëve, të cilët duan të robërojnë Shqiptarët, se kjo luftë do të jetë kriminale për Englinë. Politika inglize që nga koha e Lord Salisbury-t dhe Lord Goschen-it qe independenca e Shqipërisë”. Mund t’i shtoj këto shembëlla, po më duket që arrin t’ju them që janë aq shumë ata që shkruajnë mirë për Shqipërinë sa nuk e di cilin të përhiroj më parë. Gazeta “Daily Telegraph” botoi një Korispodencë të gjatë ku përshkruante ceremoninë e proklamatës së indipendencës që më bëri të derdh lotë prej gazit.           Shkurt, gjeta aqë mirëdashës këtu që më përkëdhelë veshin dyke më thënë që i duan shqipëtarët, se janë një racë e hieshme dhe fisnike sa nuk më iket së këtejmi, ndonëse Londra është një qytet i mbrojtur ku s’e sheh kurrë diellin me sy. Nga ana tjetër, ish konsulli inglis Z. H. C. Woods, më tha që të pres dhe të piqem me delegatët e paqes. Besoj që kabineti juaj të ketë biseduar nevojën e një delegati zyrtar të guvernës provizore të Shqipërisë në Londrë në këto rasjera (raste). Nofta orën që shkruaj delegati të jetë nisur. Në u nis nonjë, do të rri që t’i ndih me atë Inglishte të pakë që di. Në mos u nis, niseni me një herë dhe telegrafisti të dal ta pres. Në mos kini njeri për të dërguar, s’pres veç të më urdhëroni dhe do ta kem për nder dhe do t’jua di për të mirë që t’i shërbej vendit tim në një luftë për jetë dhe vdekje. Në është nevojë të ndodhem në Shqipëri, ju lutem shumë epmëni zë që të nisem menjëherë. Do të pres gjer sa të më urdhërojë guverna e atdheut ç’udhë të marr. Dyke përgëzuar nxehtërisht Zotërinë tuaj, si dhe gjithë Zotërinjtë shokë të kabinetit të parë të Shqipërisë për veprën tuaj patriotike dhe historike të shkëlqyer, thërres “Rroftë Shqipëria! Rroftë Kabineti i saj i parë!” dhe mbetem Shërbëtori juaj +F.S.Noli Norfolk Hotel, Surrey St. Strand, W.C. London” Vetëkuptohet që këto dokumente noliane janë ndër më tipologjiket dhe dëshmojnë në mënyrën më të perceptueshme për momentin e madh historik të Shqipërisë. Kemi të bëjmë jo thjesht me një optikë të personalitetit të madh Fan Noli, por edhe me elemente autentike të kronikës. Ajo që të tërheq vëmendjen është kahja politike euro-perëndimore dhe amerikane, si poli i një interesi diplomatik të botës anglo-saksone në lidhje me çështjen shqiptare, që Fan Noli e nënvizon dhe e ngre në reliev edhe në një vështrim perspektiv dhe strategjik. Nga kjo pikëpamje, kjo veprimtari e Fan Nolit jo vetëm që është dëshmia më e patjetërsueshme e atdhetarizmit të tij, por edhe tregon qartë që e mbështet dhe e vlerëson lart figurën vigane të Ismail Qemalit, duke e mbështetur publikisht. Vite më vonë Fan Noli shënon këto mendime për Ditën e Flamurit: “E duam flamurin e kuq me shkabën e zezë me dy krerë, se është flamuri ynë, se nën të do të rrojmë të lirë, të nderuar dhe kryelartë në mes të kombeve të qytetëruar të Evropës. E nderojmë flamurin e kuq me shkabën e zezë me dy krerë, se është flamuri i kurorëzuar me nder e lavdi i kryeushtarit dhe luanit të shkëlqyer që çuditi botën me trimëritë e tij, duke thyer njëzet e pesë vjet me radhë, njërën pas tjetrës ushtritë më të forta të asaj kohe të kryesuara prej sulltanëve më të mëdhenj të Turqisë. Kur Evropa dridhej nga mizoritë otomane, dragoi Shqiptar që s’dinte ç’është frika, me një grisht trimash të zgjedhur, vërtitej mi armikun si rrufe që që tundte malet dhe shkëmbinjtë, dhe u jipte arratinë kuçedrave aziatike me atë shpatën e tij të rëndë, që vetëtinte e tmerronte, nën atë flamur të kuq me shkabën e zezë me dy krerë. E ngremë lart flamurin e madh të Skënderbeut, se ai që e mbajti i thirri tërë botës me trumbetë ç’është i zoti të bënjë Shqiptari kur bashkon trimërinë me besën, me nderin, e me dashurinë e vendit të tij. Papa, Kryetari i Krishterimit në Perëndim, Republika e Venedikut, mbretëresha e deteve dhe gjithë mbretërit dhe princërit e Evropës në kohën e Skënderbeut, e përshëndoshnë flamurin tonë me bekime, përgëzime dhe lavdërime. E qajtim kur u unj për katërqind e pesëdhjetë vjet, se Shqipëria u shua nga lista e shteteve të lira, dhe varfëria, mjerimi, dhe robëria e shtypnë dhe e vogëluan në sy të botës. Po kur u ngrit dhe valoi përsëri në Vlorë dhe u sallutua në Durrës me gjëmime topash prej anieve, të fuqive evropiane, koskat e shenjtëruara të Skënderbeut u drithëruan në varr dhe ne, kur e pamë si në ëndërr, derthmë lot mallëngjimi, gazi, shprese dhe kryelartësie kombëtare. E kujtojmë këtë histori dhe e kremtojmë, se mësuam se ç’domethënë flamur i huaj, shpate, kamcik dhe zjarr armiku: fshatra të djegura, ara të shkretuara; pleq, gra, fëmijë të therrua pa mëshirë, a të arratisura në shpella e përronj, të veshura, të zbathura prej sëmundjeve, me syrin të errur prej helmit dhe dëshpërimit. Nga goja e kësaj ushtrie dëshmorësh të pafajshme të barbarisë dhe pashpirtësisë së armiqve të pabesë në Shqipërinë e shkretuar dhe nga zemra e gjithë shqiptarëve të mërguar e të shpërndarë si zogjtë e korbit, në vise të huaja ngrihet sot një lutje e nxehtë, e mëshirueshme, e mallëngjyer përpara fronit të Perëndisë: “O Zot i madh, i drejtë dhe i dhemshuruar, shpëtoje popullin dhe vendin tonë të mjerë dhe nderoje përsëri me liri nën flamurin tonë, flamurin e Skënderbeut, flamurin e kuq me shkabën e zezë me dy krerë”. ( “Dita e flamurit” Noli, F. Stilian, Vepra 6, Tiranë, 1996)”. Dokumentet e mësipërme vërtet nënshkruhen nga Fan Noli, por simbolika e tyre dhe semantika kuptimore është e gjithëmbarshme dhe kombëtare në një nga momentet historike më të thekshme dhe më inkandeshente kur mbaron epoka e vjetër e sundimit otoman mbi Shqipërinë dhe nis epoka e re e themelit të shtetit modern. Pavarësia e Shqipërisë vulosi njëherë e përgjithmonë pikërisht Shtetin e Mëveçëm të Kombit Shqiptar në një nga momentet më ekstreme dhe më të rrezikshme të kohës, siç ishin “Luftërat Ballkanike” që po ndryshonin hartën e Ballkanit dhe mundet që të eliminonin edhe vetë ekzistencën e ardhshme të një strukture shtetërore të shqiptarëve nga vetë shqiptarët. Pra, në një moment apokaliptik Ismail Qemali dhe atdhetarët shqiptarë, gjithë populli shqiptar, ngritën pikërisht atë flamur që ringjalli kombin, por që bëri edhe atë që mungonte prej pesë shekujsh, bëri realitet juridik ekzistencën e shtetit shqiptar.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

20 Komente per “Fan Noli, Pavarësia dhe Ismail Qemali”

  1. Ah sikur te kishte shqiperia ca idealiste si Fan Noli sot, gjerat do ishin ndryshe.

  2. per fat te keq Noli entuziazmohet shume me teper sec duhet.
    Per shemnull cifuti Lucien Wolf i quan shqiptaret race jo europiane, race Afgane ne europe.

    Lexojeni New Your Times te kohes:

    http://query.nytimes.com/mem/archive-free/pdf?res=F20813F73A5D13738DDDAD0994DA415B838DF1D3

    • Elton: bravo dhe urime per gjetjen e artikullit te asaj kohe. Vertet eshte fyese ajo qe cifuti Lucien Wolf thote per shqiptaret duke na quajtur jo europiane dhe afgane te europes, por pjesa tjeter e analizes dhe e profecise se tij se eshte e veshtire te qeverisen shqiptaret nga persona te tjere pervecse nga Abdurrahmane, fatekeqesisht ka rezultuar e vertetuar ne historine shqiptare te post-1912 si asnje profeci tjeter qofte atehere (ku shumica e Kryeministrave nga 1912 deriu me 1939 kane qene ish-pashallere te turqise) dhe vazhdon edhe sot.

  3. U shpall pavaresia, po nuk u krijua dot shteti modern. Sikur kjo te kishte ndodhur, Shqiperia nuk do ishte ne kete gjendje qe eshte sot:. Nuk behet poezi me historine Z Moikom Zeqo, mjaft me kete entuzizem delirant me apokalipse e te tjera fjale te medha qe s’thone asgje. Eshte me mire te flasim se c’u be realitet nga endrra e rilindasve, deshmoreve te luftes se dyte boterore dhe demokrateve te vertete te 1990. Po si gjithnje vrapojme me apokalipse dhe Sizife dhe nuk shohim se si fundoset Shqiperia nga nje diktature ne tjetren, nga nje tradhti ne tjetren. Mbyllim syte, enderrojme apokalipse dhe festojme mjerimin tone!

    • z.Drita une nuk e di se cfare sistemi ju i thoni demokraci por ne po jetojme ne demokraci jemi ne hapat e para dhe kuptohet qe jemi te vegjel por me punen private te secilitdo te ece perpara demokracia aq me shume qe do te jemi antare dhe teBE ,qe pa u bere pavaresia ne kemi qene nje vend i varfer nuk kemi se si te behemi te pasur por ne keto vitet e demokracise shume familje rriten nivelin e tyre rilindasit kishin te drejten te enderonin,ishim per 500vjet nen perandorine me te prapambetur te botes, deshmoret e luftes te dyte u genjyen nga udheheqja e tyre sepse nuk dinin ta zgjidhnin ate dhe sot po genjehemi nga bijte e tyre qe genjyen deshmoret e luftes te dyte por sic duket do te kete pak diell per me me hyrjen ne BE,jemi te detyruar te behemi si europa……

  4. Noli te gjitha i kishte por politikan sishte, zoti moikom na e thuaj kush e konsolidoi shqiperine si shtet ? kush e beri anetare ne league of nations? (qe do te thote se shqiperia nuk u copetonte me). aman na trego pak per historine e vertete te shqiperise.

  5. Sot nuk ka nevoje per idealista. Ishin boll Samiu, Naimi dhe Fani. Kta bene platformen dhe tani duhet zbatuar.

    Kurse Eltonit desha ti them se Lucieni vetem realen po thoshte. Edhe sot shqiptaret ngjajne me afganet lere me para 100 vitesh. Ne ato kohe shoqeria ishte komplet orientale, me barnaveke, qeleshe, perçe. Gjithçka ishte e papaster. Kurse sot edhe me zi.

  6. O drita! Nuk ta ka fajin njeri ty se nuk ike emigrante. Po ç’te duhet politika ne Shqiperi? Ti thua se u shpall pavaresia, por nuk u krijua shteti modern! Po ja moj, sot Sali nuk ka krijuar shtetin modern, me pallate xhami, me ekonomi me te larte se Gjermania, me porno, bixhos, droge, vjedhje dhe krime , me paqe nderfetare e me dhurata deti per grekun, me vilat e Lalezit e te Golemit. Keshtu eshte bota moderne, te pakten ne qe ikem emigante keto i shohim perdita. Kete beri dhe Saliu, heroi yne kombtar pas Osmen gazepit e Ahmet Zogut. Pse nuk ike emigrante ti, te shkruaje keshtu si shkruaj une kaluar mbi demokracine dhe lirine? Dhe te theme dhe diçka seriozisht ty drita bashaj: Moikom Zeqo eshte ti heqesh kapelen, e kupton? Burra te mençur si Moikomi pak , fare pak mund te kete Shqiperia, por dole dhe ti te tregosh poezite e Moikomit. Te te vije dhe nje çike turp, pavaresisht lengates qe mund te keshe per gjendjen shqiptare, se ja keto e dallojne sot te mençurin se jo te gjithe i kane hedhur breket ne kuke. E keqja eshte pjesa me e dukeshme e shoqerise.

  7. E falnderoj Drita Bashaj , per vleresimin qe i ben shkrimit te Moikomit dhe mojkonve te pa numurt , qe plotesojne koleksionin me te rralle dhe me te madh te grafomanise shqiptare .Moikoni kryeson me fjalorin e tij arkeollogjik . Illo

  8. Mojkom. Bravo per keto qe boton .Une te njohe mire gjithashtu dhe pozicjonin tende politike .Duhet te shkruash e te nxjerresh ne drite me shume fakte te historise dhe burrerise shqiptare se kane ardhur kohe te keqia .Mendja e shqiptarve eshte si xhiroskopi qe nuk di te marri drejtimin .Tymi qe kane hedhur ideologjia Berishjane po nuk u shpernda do na lere pa histori e prokopi.
    Mos beni debat me fjale por nxirrni faktet e shkruajtura dhe po nuk ju besuan jepuni nga nje kopje te bejne ekspertiza ne laboratoret e Saliut.

  9. shkaterimi, mjerimi, injoranca, kan vetem nje emer Enver Hoxha,na shperfytyroj dhe na ktheu ne majmun,u katandisi ne populli me i uritur i europes per mos te then botes,humbem xhdo vler kombetare,edhe keta qe sot qeverisin jan nxenesit e tij,u riten dhe u brymosen me ideologjin e tij,rilindasit skan asnje lidhje me shqiptaret e sotshem,ata nuk njohen komunizem dhe diktatur te proletariatit,ata ishin njerez me kultur qe e donin kombin

  10. Honore de Balzac

    Prof. Mojkomi urime per publikimin e ketyre letrave qe ka shkruar Fan Noli ne nje moment kaq te rendesishem historik. Eshte e vertet qe Noli eshte nje euridit i shume fushave, por tek Politika, me duket se mezi e merr noten 5. Ju jini historian dhe ju duhet te shfletoni dhe te vlersoni rrolin e tij ne histoine e Shqiperise. Besoj se duhet ta kini lexuar librin e Abaz ERMENJIT “Vendi qe ze Skenderbeu ne historine e Shqiperise” dhe aty do te shikoni se sa politikan ka qene ne Noli, sidomos ne periudhen e famshme te 6-mujorit kur ishte kryeminister, fjalimin qe mbajti ne Lidhjen e Kombeve ku kishte shkuar per te kerkuar njohje dhe legjitimitet, apo qe na futi Rusine ne mardhenie me Shqiperine.

    Figurat historike ne shqiptaret duhet ti nxjerrim me te mirat dhe te keqiat e tyre, dhe jo ti shohim bardh dhe zi. Por ishte fat i madh per Shqiperine e periudhes 1911 – 1928 qe pati shume intelektuale, te cilet ishin shkolluar jashte, ishin euridit te jashtzakonshem dhe qe punuan per nje popull i cili ishte pothuajse 97% analfabet.

    Komentet mendoj se duhet te jene realiste dhe te shohim te dyja anet e medaljes.

  11. figura e nolit eshte figura me e madhe e historise se popullit shqiptar qe nuk e tradhetoj kurre endrren qe ne te ishim nje komb i qytetruar dhe perendimor, ai ne vetvete donte vendosjen e republikes por te mos harrojme se ne kohen qe noli krijoje qeverine e tij reaksioni kundre shqiptar si breda dhe jashte ishte shume i madh dhe kete e trashegonim nga nje pushtim barbar te turqise per 500 vjet.te thuash se noli nuk sihte politikan eshte nje budallek ato qe flasin ose nuk e njohin mire historine ose e bejne me keqdashje.noli ishte i rrethuar nga armiqte me te eger qe nuk dolejonin kurre qe shqiperia te perparonte. se fundi ishte thirrja e nolit per presidentin amerikan willson qe shqiperia nuk u zhduk si shtet ka dhe fakte te tjera pra historia behet me dokumenta dhe jo me llogje.

  12. @al ik e lexo historine e vertete te shqiperise, noli cdo gje ishte por politikan jo.

  13. Molotovi e shtron çështjen nga pikëpamja komuniste. Nuk i jep vlera Nolit si njeri, por nga këndvështrimi i vitit 1924. Nga këtu rrjedh çdo analizë e tij.

  14. Noli,ky njeri që nuk ka lindur në Shqipëri është më shqiptar se sa ne që torolisemi në internet.Vetëm me fjalët e tij që shkruan në letër dërguar njeriut të ditës I.Qemalit se: jam në dispozicionin tuaj,po kini nevojë vi dhe atje,do punoj këtu për të mirën e Shqipërisë.Tregon vizionin e madh të tij,kulturën e përgjishme kulturoro-politike etj.

  15. Zoti Majkom,
    Mvaret se nga c’ane dhe per cilen periudhe mirret ne analize nje person historik.Edhe Noli ka pasur oshilacionet e veta.Gjer n’ate kohe paska qene marre me anglezet dhe Europen perendimore,por pas 13 vitesh,ne 924 u influencua jo pak nga doktrina komuniste sovjetike aq sa Leninin, bashkeluftetari i tij i ngushte,B.Curri,arriti ta quaj azreti Lenin.Une qe po shkruaj kete koment jam njohur personalisht me njerin nga kater delegatet qe Noli kishte derguar te Lnini per bisedime dhe per te kerkuar ndihmen e tij.E quanin Ibrahim Jakova.Punonte spuntator,turni trete ne portin e Durresit.Noli,ndikimin e tij nga bolshevizmi Leninist arriti ta shprehte edhe ne Lidhjen e Kombeve,ku mbajti nje ligjerate qartesisht te tipit Leninist.Aq sa ndikoi te fuqite perendimore te kohes, te cilat s’i premtuan as perkrahje dhe as e njohin qeverine e tij.
    Pasi ra nga pushteti, ne emigracion u njoh me mire me doktrinen dhe diktaturen komuniste dhe fakti eshte qe emigroi ne Amerike,e jo ne Rusi.Ne Shqiperi nuk u kthye asnje here,megjithse sic thone i kan bere nje ftese te vinte ,por,me sa thuhet,njerzeve te afert u ka thene se” me ftojne me pambuk per te me pritur me gure.”.Nuk duhet te harrojme se disa nga “armiqte” e te ashtuquajturit “grupit i deputeteve”,qe u denuan me varje dhe pushkatim,kane qene dishepuj te F.Nolit… Pra,o zoti Majkom, edhe ne opinionet qe japim per nje person historik,ndikon mjaft edhe bindja jone politike e sotme ose e kaluar,p.sh.,nje ish sekretar i dyte i nje qyteti te madh, me tjeter sy e sheh pesonalitetin qe merr ne analize, dhe sidokudo rreket te kerkoi dhe pasqyroi rreth tij ato aspekte qe i shkojne pershtat pikpamjeve te tija politike.Kushdo tjeter mund ta beje kete,por, per nje person qe merr rrolin e nje historjani nuk do te ishte e hishme…
    Se ka dhe te tille komentues si p.sh.

    z.Genti,
    i cili abdyrahmanet qe kane drejtuar Shqiperine gjate keti shekulli,i gjene vetem ndermjet viteve 912 -939,dhe ne kohen e sotme,Duke lene ne harrese,si pa te keq, jo pak por gati gjysmen e shekullit(945-990),qe sipas tij,del te jete qeverisur nga nje i qytetruar europjan e demokrat i madh. Ose p.sh .nje far:

    Zoti fatmir,te cilin per keto probleme ka dhene prova se e kemi taze sic na e ka lene Xh.Enver…..

  16. Nga shkrimet e dijetarit Moikom meson si te kesh lexuar disa libra njeheresh.Keqardhje per disa komentues driteshkurter dhe keqedashes.Urime per shkrimin ne kete 100 vjetor z.M.Zeqo

  17. Me kontribu per vendin nenkuptohet me dashte atedheun,mu ket e ka ber Fan Noli! Nuk mbrrini mi ba keq askujte! Edhe kjo tregon per vlerat e ti njerzore dhe qytetare moderne,njeri qe e dashti kombin e vete dhe ngriti larte si komb te qytetruar. Pra si nje person me edukat te larte qytetare dhe te sinqerte,ne veq mund te mburremi me te. E vlersoj kontributin e z. Zeqo per publikimin e shkrimeve mbi Nolin.

  18. MOIKOM ,KE NDERHYRE BUKUR, FORT ,ME ELEGANCE ,PA LEKUNDJE ,I PASTER ,SHUME I QARTE. , NE VENDIN E DUHUR NE KOHEN E DUHUR.

Beni nje Koment


7 + = 13

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS



Hotel Prestige

Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy