Opinione Enjte, 20 Shtator, 2012 | 12:54 pmAGIM BAÇI
Mund të ketë shumë arsye, të cilat mund të bëhen mal i madh për të na zënë dyert e BE-së. Por, pa dyshim, arsyet që duhet të marrim statusin janë më të rëndësishme jo vetëm për ne shqiptarët, por për të gjithë ata të qytetëruar të këtij kontinenti që ka mundur të jetë për kombet më shumë se sa gjykues, një promotor për të përçuar aleancën dhe solidaritetin.
Shqiptarët në këto 20 vite kanë treguar se janë populli më pro-europian i rajonit. Kanë qenë faktor paqeje dhe të gjitha qëndrimet kanë qenë kundër urrejtjes ndaj të tjerëve, duke shmangur përplasje që zakonisht në Ballkan kanë qenë lehtësisht të realizueshme në çdo kohë. Ndërkaq, çka është edhe më interesantja, ndërsa gjatë këtyre viteve në mbarë botën flitet për beteja mes qytetërimeve, shqiptarët kanë shekuj që tregojnë se të gjitha besimet fetare mund të bashkëjetojnë pa kurrfarë konflikti, madje duke shërbyer si ura lidhëse, si një frymëzim për dorëdhënien mes njëri-tjetrit.
Por, në të njëjtën kohë, Europës nuk i duhet assesi të harrojë së shqiptarët kanë ende të freskët në jetët e tyre shenjat e diktaturës më të egër, të pakrahasueshme me asnjë diktaturë tjetër në Europë. Kjo e kaluar në jo pak raste ka nxjerrë kokën duke tentuar të mbysë hapat e hedhur në drejtim të të qenit pjesë e Bashkimit Europian, pjesë e një shteti ku zotëron ligji dhe vlerat. Kjo e kaluar vijon të ketë shenjat e veta në marrëdhëniet sociale, në ekonomi, në shkolla. Kjo e kaluar shihet te marrëdhëniet qytetar-shtet, ku ende të gjitha zgjidhjet shihen tek qeveria, e jo tek aftësia për të ndryshuar apo vetëndryshuar, për të kërkuar llogari apo për të dhënë shembullin e zbatimit të ligjit, siç ndodh rëndom në vendet europiane, duke nisur që nga vendet fqinje, që shqiptarët i njohin goxha mirë.
Por, shumica e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë sot në mbarë Europën kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme integrimi, duke hapur një dritare të re për gjykimin e bashkatdhetarëve të tyre, që mund të jenë nesër qytetarë të denjë, si të gjithë qytetarët e Europës.
Pikërisht për të inkurajuar ndjesinë e njeriut të ligjit, e njeriut që ka mundësinë të ndryshojë, BE duhet të hapë dyert. Ne, duam apo nuk duam, jemi qytetarë të Europës, bashkudhëtues në shekuj e shpesh edhe bashkëviktima apo bashkëfitues të betejave. Historia ishte ajo që për disa dekada e veçoi këtë vend, duke e lënë jashtë vrapit që bënë shumë vende të tjera që dolën nga Lufta e Dytë Botërore mes rrënojave. Por shqiptarët janë dëshmitarët se rrënoja që lë diktatura është ndoshta rrënoja më e pariparueshme, pasi lufta të plagos, ndërsa diktatura ka procesin e antinjeriut, dukë sjellë shpërfytyrimin, një shpërfytyrim që ende ka vulën e vet në jetën e shumë shqiptarëve.
Bashkimi Europian, në emër të vlerave, ka mundësinë t’ua hapë derën shqiptarëve. Më pas, duhet edhe të jetë një gjykues i rreptë i hapave tanë, por ama, nga dera që duhet hapur për të shkuar drejt tyre. Ndoshta edhe duke inkurajuar debatin e hapur se si e mendojnë sot shqiptarët të qenit qytetar i BE-së, i marrëdhënieve kulturore, sociale, e sidomos të konceptit të marrëdhënieve mes qytetarit dhe institucioneve. Por, një “provim” i tillë është nëse na pranojnë në “klasën e tyre”.
Ndaj, për të mos shkuar aspak drejt peshores të asaj që kemi bërë dhe asaj që nuk kemi bërë, por drejt asaj që mundet të na bëjë më të mirë, kjo dorë e BE-së duhet të shtrihet drejt shqiptarëve. Madje, asnjë shqiptar nuk meriton të ndëshkohet nëse klasa politike nuk ka arritur të bëjë mirë detyrat e veta.
Ndaj, duke besuar tek ajo që dëshirojnë shqiptarët e, për më tepër, për atë që mund të sjellë mes shqiptarëve fitimi i statusit si vend kandidat për në BE, kjo derë duhet të qëndrojë hapur.
tweet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online.
Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
4 Komente per “Statusi për në BE, përse e meritojmë”
Nuk e lexova krejt artikullin pasi per vet temen eshte i bezdiseshem, por me beri pershtypje nje dokerr qe u ka mbi ne mendje shqiptareve dhe qe tentojne, qe me te te perfaqesohen ne panairin kulturore bnderkombetare. “Ndërkaq, çka është edhe më interesantja, ndërsa gjatë këtyre viteve në mbarë botën flitet për beteja mes qytetërimeve, shqiptarët kanë shekuj që tregojnë se të gjitha besimet fetare mund të bashkëjetojnë pa kurrfarë konflikti, madje duke shërbyer si ura lidhëse, si një frymëzim për dorëdhënien mes njëri-tjetrit.”
Deri ne vitet 13 shqipatret e bregdetit adriatik, ishin nje sasi e pa perfillshme kundjrejt mases se madhe islamike , e cila kishte me vete dhe perkrahjen e turqis dhe gezonte privilegjet e kohes.Pra ne kete periudhe kemi nenshtrim te krishtereve, pra nje heshtje e atij qe ke vene poshte dhe ti kerkon ta quash harmoni.Me pas kemi folmimin e shtetit dhe kemi nje rizgjim te krishterimit per shkak te perkrahjes nderkombetare , por dhe kjo deshtoi pasi fitores se revolucionit komunist.Ne vitet e diktatures, u shemb keshtjella e besimeve shpirterore dhe eshte ky faktori qe sot kemi aq pak paktrikante te besimeve fetare te te gjitha llojeve.Ti atribosh nje grushti praktikabntesh , (shume prej te cileve ne zakone dhe forme qe nuk i kena pare kurre ne keto troje ) 70 % te popullsise thjeshte ne forme muslimane , eshte krimi me i rende qe mund ti behet popullit shqiptare ne historine e tij, eshte e njejte me nje pushtim si e Sulltan Mehemetit pe per te dyte e te diteve tona.Turp.Mos hidhni poshte produktin diktatorial , se gjithsesi ky produkt eshte me lehte i kurueshem.
Nuk e lexova krejt artikullin pasi per vet temen eshte i bezdiseshem, por me beri pershtypje nje dokerr qe u ka mbi ne mendje shqiptareve dhe qe tentojne, qe me te te perfaqesohen ne panairin kulturore nderkombetare. “Ndërkaq, çka është edhe më interesantja, ndërsa gjatë këtyre viteve në mbarë botën flitet për beteja mes qytetërimeve, shqiptarët kanë shekuj që tregojnë se të gjitha besimet fetare mund të bashkëjetojnë pa kurrfarë konflikti, madje duke shërbyer si ura lidhëse, si një frymëzim për dorëdhënien mes njëri-tjetrit.”
Deri ne vitet 13 shqipatret e bregdetit adriatik, ishin nje sasi e pa perfillshme kundjrejt mases se madhe islamike , e cila kishte me vete dhe perkrahjen e turqis dhe gezonte privilegjet e kohes.Pra ne kete periudhe kemi nenshtrim te krishtereve, pra nje heshtje e atij qe ke vene poshte dhe ti kerkon ta quash harmoni.Me pas kemi folmimin e shtetit dhe kemi nje rizgjim te krishterimit per shkak te perkrahjes nderkombetare , por dhe kjo deshtoi pasi fitores se revolucionit komunist.Ne vitet e diktatures, u shemb keshtjella e besimeve shpirterore dhe eshte ky faktori qe sot kemi aq pak paktrikante te besimeve fetare te te gjitha llojeve.Ti atribosh nje grushti praktikabntesh , (shume prej te cileve ne zakone dhe forme qe nuk i kena pare kurre ne keto troje ) 70 % te popullsise ,thjeshte ne forme muslimane , eshte krimi me i rende qe mund ti behet popullit shqiptare ne historine e tij, eshte e njejte me nje pushtim si e Sulltan Mehemetit pe per te dyte e te diteve tona.Turp.Mos hidhni poshte produktin diktatorial , se gjithsesi ky produkt eshte me lehte i kurueshem.
Agim Baçi do te thote shume, por nuk thote dot asgje. “Argumentat” qe perdor nuk qendrojne me perjashtim ate qe shqiptaret e duan Europen dhe ate te besimeve fetare. Per kete te besimeve fetare po spekullojne te gjithe intelektuale e politikane, gazetare e çfare te theme une, njesoj si per ate qe shqiptaret mbrojten çifutet gjate luftes. E di qe ca do i pickoje , por eshte merite e Enver Hoxhes qe ndaloi fene dhe keshtu shqiptaret kishin nje fé: partine dhe Enverin. Mos spekulloni me. Ndersa per ate qe thote zoti Baçi se “asnje shqiptar nuk e meriton te ndeshkohet ne se klasa politike nuk ka arritur te beje mire detyrat e veta” eshte krejte e kunderta. Shqiptaret (e dine vete se kush) meritojne te ndeshkohen se ata i votojne politikanet, prandaj kur tu vije mendja shqiptareve (atyre) te votojne drejte, le ta meritojne. Tjetra, neqoftese politikanet si kane bere mire detyrat e veta qe i kerkon dhe Shqiperia dhe Europa, perse duhet Europa ti jape note kaluse nxenesit qe nuk ka mesuar, apo u mesuam ne me diploma fallco, NATO fallco, viza fallco, njerez fallco, politikane fallco, gjykata fallco, qeveri fallco etj.
Zoti gazetar ! Ju jeni pushtet i pavarur ne demokraci, pavaresisht se sa e beni detyren karshi popullit tuaj dhe vendit tuaj, por detyra juaj eshte te thoni te verteten, te zbatohen ligjet nje per nje , te mbroni shtetin ligjor, te mbroni demokracine dhe jo te kerkoni meshire pa e merituar me “argumentat” tuaja. Duke bere te gjithe detyren mbi shinat e demokracise, me nje rritje dhe zhvillim te mireqenies se popullit, Europa te therret vete te behesh pjese e saj, sepse keshtu forcohet akoma edhe ajo, ndersa kur Shqiperia lengon, perse i duhet nje i semure Europes? Rregulloni punet dhe doni njeri tjetrin brenda qe tu duan dhe ata jashte.
BE nuk po i ka punet mire me shtetet qe jane me te vertete europiane ne popull e histori, e jo mâ me shtete te lodhura si Shqiperia.
E per ça t’a pranoje BE kete vend, qe t’hikin edhe 30% e popullsise per 5 vjet? Mos te harrojme se qysh prej 1991 rreth 1.000.000 vendas ja kane kthye shpinen Shqiperise per ne BE e po aq te tjere neper vendet anglishfolese SHBA, Britania e Madhe, Australi e Kanada. Ky asht eksod i papame, si ai i arberesheve ne shek. XV-XVI.