Panorama Sport
Home » Kronike » Shoqata “Bregdeti”: Jo dhënies me koncesion të plazhit të Dhërmiut

Shoqata “Bregdeti”: Jo dhënies me koncesion të plazhit të Dhërmiut

Plazhi i Dhërmiut

Shoqata “Bregdeti” ka reaguar dje përmes një deklarate kundër dhënies me koncesion për 30 vjet nga qeveria shqiptare të plazheve të Dhërmiut dhe Perivollos. “Lidhur me koncesionin e dhënë nga qeveria shqiptare për firmën ‘EuroKontakt’, për shfrytëzimin për 30 vjet të plazheve të Dhërmiut dhe Perivollos, shoqëria civile himarjote deklaron se ky përbën skandalin më të madh pas shembjes së fshatit Jalë në vitin 2007 në Bashkinë e Himarës”, thuhet në deklaratën e firmosur nga kryetari i shoqatës, Niko Nesturi dhe ai i komunitetit himarjot, Stravri Marko. Shoqata kërkon transparencë nga Bashkia e Himarës, të cilën e bën përgjegjëse për miratimin unanim të planit të zhvillimit të zonës. “Dhënia e koncesioneve për të shfrytëzuar plazhet publike të himarjotëve do të konsiderohej nga ana jonë si shoqëri civile, si një ‘pushtim’ i territoreve të popullit të Himarës në emër të zhvillimeve koncesionare. Ne si komunitet kemi marrë vendimin për mosbindje civile për ligjin komunist 7501 dhe mosregjistrimi i tij, ndaj neglizhimi i Bashkisë së Himarës, e cila ka filluar regjistrimin për ‘hesap të interesit të mafies’ duke injoruar ndërkohë zërin e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, lind dyshime të forta”. Sipas tyre, “qeveria shqiptare, e cila është bërë shërbëtore e interesave të ‘errëta’ në Himarë për qëllime mafioze, po nxit blerjen e pronave në bregdet pa u ndarë toka dhe pa u bërë regjistrimi zyrtar, i cili është bllokuar nga OSBE”.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 5 = 8

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept