Pedagogu i Gazetarisë, pas vendimit: Krimi s’jam unë!
Kronike e Enjte, 20 Shtator, 2012 | 15:11 pm
ELBASAN/ Gjykata, të njëjtën masë dhe për studenten. Avokati: Ishte kurth.
I arrestuar për ryshfet. Isidor Koti lihet në burg pa afat.
“Krimi nuk jam unë”. Me pranga në duar, pedagogu Isidor Koti, ka arritur të reagojë me këtë shprehje pasi Gjykata e Elbasanit e la dje në burg pa afat. I arrestuar më 15 shtator me akuzën e marrjes së ryshfetit nga ana e studentëve të Gazetarisë së universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Koti nuk ka pranuar asnjë prej akuzave. Në emër të tij, avokati i pedagogut deklaroi se gjithçka ka qenë kurth nga ana e studentëve. Veç pedagogut, në Gjykatë është paraqitur dje edhe studentja e vitit të tretë të degës së Gazetarisë, Klaudia Kushi, e akuzuar si personi që bënte sekseren mes studentëve që donin të kalonin dhe profesorit të tri lëndëve.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)




























Po cili eshte “krimi”, o prof. i Etikes? Na e shpjego pak nocionin “krim”, ose na lere te hapim Kodin Penal, se e mesojme atje, se cfare eshte mitmarrja, apo shfrytezimi i postit.
O sa mire ja paskan bere ketij profesorit.atje lereni Te kalbet ne burg se i griven studentet duke ju marre leka ca plera si puna e ketij,mostres ketu ishalla i kapin edhe Ata Te korces se po e bejne shkollen sikur e Kane Te tyren.po si do thote ai qe jam un eshte i ndershem ky paguaji aty ato lek qe ju ke marre nxensve.
Po kush eshte krimi mor djale pse nuk e thua nese e di.
Keto profesoret e universiteteve po e shkatarrojne te ardhmen e shqiperise me rryshfete. Nuk gjej fjale per te pershkruar kete llum. Ketu hyjne dhe doktoret neper spitale. Njerezit me te ulet.
Ka te drejte, fytyra e vertete e krimit nuk eshte ai, eshte sistemi i koruptuar i drejtesise shqiptare sepse ndryshe as ai nuk do guxonte ta thoshte kete gje. Cila eshte banda e vertete e gjobe venesve ne shqiperi? verifikoni llogarite, shpenzimet, bizhut e grave, menyren se si i shlyejne kredite sesi kurojne fytyrat e plakura sesa par iu dergojne femijve qe studiojne jashte, sesi jane lidhur me krushqi e me fis. ky ved ka marre fund