Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati

Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati

Një grua ka folur mbi tmerrin që ndjeu kur mësoi pas vdekjes së bashkëshortit të saj, se ai kishte qenë në fakt i ati biologjik. Valerie Spruill, 60 vjeçe, nga Dojlestaun, Ohajo, SHBA, e bëri zbulimin e tmerrshëm nëpërmjet një testi ADN-je. Spruill, e cila ka tre fëmijë dhe tetë nipër e mbesa, po e tregon historinë e vërtetë, në përpjekje për të gjetur motrat dhe vëllezërit e saj. “Kjo histori duhet të thuhet, sepse fëmijët duhet të dinë nga vijnë”, tha ajo në gazetën “Akron Beacon”. Konfuzioni ka nisur sepse për të janë kujdesur gjyshërit e saj, që kur ishte 3-muajshe. Nëna dhe i ati i Valerisë u lidhën kur ai ishte vetëm 15 vjeç dhe numri i fëmijëve që kanë pasur nuk është i qartë. Në moshën nëntëvjeçare, ajo mësoi identitetin e së ëmës që vdiq në vitin 1984, si dhe zbuloi që babai i saj ishte në fakt gjyshi. Por, nuk i kishin treguar se cili ishte i ati. Valeri u njoh me Persin dhe u martuan. Kur ai vdiq në vitin 1998, në moshën 60- vjeçare, ajo dëgjoi zëra mbi marrëdhënien e tyre të çuditshme. Më në fund e mësoi të vërtetën nga një xhaxha dhe e konfirmoi me anë të testit të ADN-së, pasi gjeti flokë të të shoqit në një krehër.  Gruaja nuk është e sigurt se Persi e dinte që ishte martuar me të bijën, por ajo mendon se ishte në dijeni të tabusë dhe thjesht i druhej t’ia thoshte asaj. Që kur mësoi të vërtetën, Valeri po jeton me ndihmën e një trapisti. Ajo po shpreson që publikimi i historisë ta ndihmojë të gjejë vëllezërit e saj që ajo nuk e dinte as që ekzistonin.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Pas vdekjes së të shoqit, zbulon se ishte i ati”

  1. u bo lemsh dynjaja

  2. Incesti asht mallkimi mâ i madh per nji familje.

Beni nje Koment


7 + 5 =

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept