Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Obama-Karzai diskutim për ‘sulmet e brendshme’

Obama-Karzai diskutim për ‘sulmet e brendshme’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ka mbajtur një video konferencë me homologun afgan, Hamid Karzai.  Biseda është fokusuar pjesërisht në “përpjekjet për të frenuar sulmet e brendshme ndërmjet koalicionit të SHBA-së dhe forcave afgane”.

Këtë vit, së paku 51 trupa të huaja kanë humbur jetën nga sulmet e tilla, në të cilat forcat lokale kthejnë armët kundër mentorëve perëndimorë.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Obamës, Xhej Karni ka hedhur poshtë thirrjen e tre senatorëve amerikanë – Xhon Mekejn, Llindsi Graham dhe Xho Liberman – për një “pauzë strategjike”, për të vlerësuar ndikimin e vrasjeve.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama dhe Karzai kanë diskutuar po ashtu nevojën për përmbajtje nga trazirat, që ka shkaktuar filmi anti-islamik, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “Obama-Karzai diskutim për ‘sulmet e brendshme’”

  1. Ka arrdhur koha që NATO të pregatitet për ndryshimin e rregjimit në Afganistan.

  2. Duhet tu krijohet nje luft civile dhe Afganistanit,qe te shkatrrohet komplet.

Beni nje Koment


8 + 4 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept