Panorama Sport
Home » Politike » Nishani në Bruksel, takim me emigrantët

Nishani në Bruksel, takim me emigrantët

Nishani me emigrantët në Bruksel

Presidenti Bujar Nishani, gjatë vizitës në Bruksel vijoi dje me një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Belgjikë. Gjatë një bisede të ngrohtë me ta, të mbajtur në mjediset e “Universitetit të Lirë të Brukselit”, Presidenti Nishani i përgëzoi për kontributin që ata japin në të mirë të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe informoi për përpjekjet e Shqipërisë për të rritur kujdesin dhe bashkëpunimin me diasporën shqiptare. Presidenti Nishani zhvilloi gjithashtu një takim me ekipet e tri përfaqësive diplomatike në Bruksel, të cilëve u kërkoi të bëhen promovues të arritjeve të Shqipërisë dhe të punojnë për të ndryshuar perceptimin që ekziston jashtë Shqipërisë për vendin tonë. Në fund të vizitës së tij në Bruksel, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani, morën pjesë në darkën e shtruar për nder të tyre në mjediset e fondacionit “Kondrad Adenauer”. Duke iu drejtuar të pranishmëve, mes të cilëve ndodhej edhe eurodeputetja gjermane Doris Pak, kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Eduard Kukan dhe europarlamentarë të tjerë, Presidenti Nishani vuri në dukje arritjet e Shqipërisë dhe sfidat që qëndrojnë përpara në rrugën e integrimit europian, dhe konkretisht për të fituar statusin e vendit kandidat. Presidenti Nishani bëri një ekspoze të detajuar të politikës shqiptare në rajon, bazuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe në bashkëpunimin dy dhe shumëpalësh, për të lënë pas të shkuarën dhe me vështrim nga e ardhmja euroatlantike e rajonit.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Nishani në Bruksel, takim me emigrantët”

  1. Do ishte mir që të gjith emigrantët që jan bër dalje nga sistemi i tyre.,të kthehen në atdhe deri më 2016-ën.(ku pritet fundi i krizës).

Beni nje Koment


8 + 5 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept