GRAZIA   Miele Albania
Lotaria Kombetare  
Home » Opinion » Lamtumirë ilaçeve të tensionit të lartë të gjakut?

Lamtumirë ilaçeve të tensionit të lartë të gjakut?

  • Albanian
  • English
  • French
  • German
  • Italian
MYFTAR.BARBULLUSHI &MIHAL.TASE Nga peshku në filozofi” është titulli i një libri të jashtëzakonshëm të Homer Smith-it, botuar në Boston në vitet ’50, libër që e intrigoi shumë botën mjekësore rreth  funksionit të këtij organi interesant të quajtur veshkë. Insistimi i autorit se veshka është organi që në vetvete përmban stofin e filozofisë ka ndryshuar në mënyrë konceptuale perceptimin për veshkën në veçanti dhe nefrologjinë në përgjithësi, deri edhe te studentët e mjekësisë. Fatmirësisht, Bibla dhe Shekspiri e kishin kuptuar akoma më herët rëndësinë e këtij organi. Në librin e shenjtë thuhet: ”Zoti, për të gjykuar një njeri, sheh veshkat e tij”. Përse pikërisht veshkat? Sepse veshkat konsideroheshin vendi i temperamentit, i emocioneve, i virtytit. Në veprën “Gratë gazmore të Uindsorit” të Shekspirit, në aktin e tretë, te skena e 5, Falstaf deklamon - ”a man of my kidneys” (“burri i veshkave të mia”) – që do të thotë një burrë si unë, me te njëjtat ndjenja dhe ndoshta me të njëjtin karakter. Nëse Libri i Shenjtë dhe Shekspiri u drejtohen veshkave për të shprehur temperament dhe virtyt, një arsye duhet të ketë. Dhe në fakt ka. Vetëm duke parë raportin e njeriut me tokën mund të kuptosh shumë gjëra mbi veshkat. 75% e trupit tonë është ujë, megjithatë, ne arrijmë të jetojmë në një tokë të thatë pa pasur probleme. Në oqean ishte kollaj, ujë e kripë sa të duash. Në tokë, në fakt, organizmi i njeriut duhet të dijë të ruajë jo vetëm ujin, por edhe kripërat; vetëm veshkat dinë ta bëjnë këtë. Në sajë të tyre, mjafton të pimë 2-3 litra ujë në ditë dhe ne jetojmë pa probleme. Të gjitha qelizat e trupit tonë mjaftohen me këtë sasi uji për të kryer funksionet e tyre. Si arrin uji që pimë të shpërndahet në të gjithë trupin dhe t’i japë secilës qelizë atë sasi uji dhe kripërash që ajo ka nevojë? Kush e di përmbajtjen dhe nevojat e tyre? Kush e ruan këtë ekuilibër gati-gati hyjnor? Vetëm veshka. E pra, po mos të ishin veshkat, do të jetonim akoma në moçale e do të ishim të gjithë të fryrë si bretkosa. Janë veshkat që u kanë lejuar disa gjitarëve të lënë oqeanet dhe lumenjtë e të jetojnë në tokë. Pa veshka, toka do të ishte shumë armiqësore me njeriun. Pikërisht ky funksion i veshkës në rregullimin e volumit të lëngjeve dhe të kripërave, së bashku me prodhimin e disa hormoneve, bën që asaj t’i atribuohet roli kryesor në mbajtjen e një tensioni normal të gjakut. Çdo prekje, e njohur apo e panjohur, e funksionit të saj, do të çojë në sëmundjen e hipertensionit, tensionit të lartë të gjakut. Sot në qarqet shkencore ka bindje absolute se pikërisht veshkat janë shkaktaret kryesore për tensionin e lartë të gjakut edhe atëherë kur nuk e gjejmë dot shkakun e vërtetë. Është kjo arsyeja që çdo individ me tension të lartë të gjakut duhet të konsultohet me mjekun e veshkave. Një studim i botuar pak ditë më parë në revistën më prestigjioze amerikane, Journal of the American Society of Nephrology, si dhe i prezantuar në Kongresin Europian të Nefrologjisë dhe së fundi të Kardiologjisë, në gusht të këtij viti në Gjermani, të befason me rezultatet e shkëlqyera të mjekimit të tensionit të rritur të gjakut, në një grup shumë të madh të sëmuresh, të cilët, megjithëse merrnin deri në 5 medikamente, vazhdonin të kishin shifra të larta të tensionit. Pas ndërhyrjes që iu bë këtyre të sëmurëve në veshka, në pjesën më të madhe të rasteve u hoq fare mjekimi, ndërsa në pak raste u ulën shumë dozat e ilaçeve. Pas dy vitesh mjekimi rezultatet janë të shkëlqyeshme. Në asnjë të sëmurë të mjekuar nuk u rishfaq tensioni, duke të bërë të mendosh për një shërim permanent të tensionit. Kjo procedurë e suksesshme – e njohur si denervimi i veshkës – do të fillojë të aplikohet si procedurë rutinë jo më vonë se vitin tjetër. Teknika bazohet në «bombardimin»  e nervave të veshkave me anë të radiovalëve, nëpërmjet një kateteri që futet në veshkë, pasi mendohet se janë pikërisht këto nerva të veshkave që japin sinjale false në tru, i cili më pas do të nxisë mekanizmat që e mbajnë të lartë tensionin e gjakut. “Kjo teknikë mund të përbëjë një mjekim të përhershëm të tensionit të lartë të gjakut”, vënë në dukje studiuesit. Në fillim do të aplikohet vetëm në të sëmurët me tension rezistent nga barnat, më pas shpresohet të jetë procedurë për të gjithë të sëmurët me tension të lartë. A mos vallë po vjen dita t’u themi lamtumirë barnave të tensionit të lartë? Roli i veshkës në ekuilibrin e lëngjeve, filtrimin e substancave toksike, në tensionin e gjakut, në anemi e në problemet e kockave dhe për më tepër, mënyra e heshtur, fine me të cilën ajo i realizon dhe koordinon këto funksione, do të identifikohej në mënyrë shumë filozofike në mbylljen e librit të Smith-it 70 vjet më parë: «Pa veshka, këtu në tokë nuk do të kishte filozofi».  Pas këtij studimi të fundit, mund të shtohej: ”Në mrekullinë e këtij organi qëndron edhe sekreti i mjekimit të tensionit të lartë”.

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

14 Komente per “Lamtumirë ilaçeve të tensionit të lartë të gjakut?”

  1. Urime profesore per artikullin.

  2. Na le pa pune profesor!

  3. PO NE QE KEMI TENSION TE LART PROFESOR QE NA VJEN NGA STRESI KEMI PIRE GJITHMON ADALAT ATENOLOL ..PARA 5-6 VJETESH DOLI NE SKENE CO-DIOVANI QE UNE EPERDOR PE RTE ULTIN DHE TE LARTIN PRA TENSIONI IM ESHT 17 ME 10 I ZEMRES CDUHET TE BEJE SE VESHKAT I KAM SHUM MIRE NGA ME VJEN KY TENSION JU FALEMINDERIT……

  4. Duket edhe shprehja angleze “He has got his kidneys in the right place” lidhet me kete idene e rendesise se veshkave sepse ne kete shprehjen qe permenda une “kidneys” nenkupton “trurin”.Pra shprehja do te perktheheshe keshtu: “Ai eshte burre i mencur(me tru)”!

  5. Shpresa te medha,por do te arrijne 60-vjecaret te mjekohen ne kete forme?!.

  6. Bukur, urojme per informcionin por shqiptaret kur do te kurohen me kete forme?!.

  7. Profesore te nderuar!
    Shekspiri mund te kete folur per veshken, por nuk besoj se Zoti ka folur per veshken a e aq me pak te thote se duke shikuar veshkat(nuk ka si ti shohi) gjykon per njeriun.Kur flet per ndonje pasazh nga Bibla duhet te jepni te dhenat e me poshteme ,Libri,Kapitulli,numeri i verses.Bibla ,kur i referohesh duhet te jesh shume i sakte ,ashtu sic citoni ndonje fraze nga revistat mjekesore kur permendi autorin ect.Prandaj ju lutem te jeni serioze kur shkruani sepse njerezit nuk pertypin gjitheshka qe thoni.
    Kete metode me ultratingull jepeni si njoftim te hollesishen ne revistat mjekesore qe beso jane me bollek ne ambjentin tuaj.Kjo qe thoni ju eshte vetem per “show “sepse eshte vetem nje studim dhe duhet pasur nga te tjere dhe perpara se te perdoret atje ku eshte zbuluar duhet edhe ca kohe dhe tek neve pale sa kohe do.Ju vini ne jete metoda qe mjekesia ka 50-60 vjet qe i ka zbuluar,beni operacjonin e zevendesimin te veshkes dhe jo semuret sorrollaten ne mjeke te huaj,beni keto te thjeshtat pastaj mendoni edhe per keto pak me te komplikuar (sepse % e semureve qe nuk reagojne ndaj ilaceve te tensionit eshte shume e vogel) ne krahasim me ata qe duan zevendesim te veshkes me donatore.

  8. und di qe c’do organ eshte i domosdoshem per ekzistencen e jetes dhe per pasoje edhe per filozofine

  9. kur do vije ajo dite dhe ne vendin tone.besoe se eshte larg.

  10. ik ore me keto dokra un jetoj 17 vjet ne gjermani qe ne moshe te re vuaj nga tensioni lart,kam bere te gjitha kontrollet veshkat i kam shum mir jam vizituar te kardhiolog shum te mir,dhe kurohem me ilace,me thon qe e kam te trasheguar nga prinderit se njifet edhe kjo lloj trashegimije,e veshkat ketu cfar prishin pun o profesor

  11. Mua me beri efekt nje ilac per hipertension qe quhet exforge.

  12. O luzat, perpara se te sfidosh dy mendje te ndritura qe marrin kohe nga jeta e tyre e cmuar per te te ndricuar ty e mua, thellohu vete. Mjaft te kerkosh ne google me “kidney in the Bible” dhe do gjesh. Meqe perton e bera une per ty. Shiko Jeremiah 11:20; Jeremiah 17:10; Jeremiah 20:12; Psalm 26:2; Psalm 139:13; Revelation 2:23. Vetem ne biblen aramaike e te permendur 37 here. Po ashtu edhe te Torah. Shiko edhe Eizekielin.

  13. Mjekim si i doktor Adhamudhit ky “Te dhemb dora, prite”. Edhe veshkes i vrasin nervat (qe i duhen per te funksionuar), dhe u sheruam!

  14. Kardiologu nga Gjermania

    Ky shkrim do te ishte shume interesant po te ishte shkruar para 5 viteve. Kjo metode eshte ne perdorim qe nga viti 2007, ne kliniken qe punoj une e bejme qe 1 vite. Perndryshe nuk qendron fakti qe do te eliminohet hypertonia po vetem qe do te ulet shtypja per maksimalisht rreth 30 mmHg. Ky shkrim eshte shume amatoresk, dhe cuditEm si ka mundesi te shkruhet nga Profesore.

Beni nje Koment


9 + = 11

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC
abissnet
7epta7

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +

Hotel Prestige
Gazeta Panorama Alexa toolbar



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy