Kufiri detar, Greqia: Nuk e rinegociojmë marrëveshjen me Shqipërinë
Politike e Enjte, 20 Shtator, 2012 | 13:30 pm
Ministri i Jashtëm grek raporton para Komisionit të Mbrojtjes së Parlamentit grek.
“Duhet të aplikojmë të njëjtën marrëveshje që ramë dakord”
Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos, deklaroi dje se çështja e kufirit detar me Shqipërinë duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së parë. Duke raportuar në Komisionin e Jashtëm dhe atë të Mbrojtjes së Parlamentit grek, Avramopulos bëri një analizë të fqinjësisë me Shqipërinë. “Çështja e Marrëveshjes së vitit 2009 për delimitimin e zonës detare duhet të zgjidhet duke aplikuar të gjitha ato pika për të cilat është rënë dakord”, tha Avramopulos gjatë fjalës së tij para deputetëve grekë. Në përfundim të vlerësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, Avramopulos tha se “sipas nesh, marrëdhëniet ekzistuese, edhe pse të mira, janë ndjeshëm nën potencialin e vërtetë të tyre”.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)





























More Shovenista e hajdute te Europes,ju nuk negocioni per ekonomine tuaj e jo te negocioni me Shqiperine!!!!