Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Sport » Kreu i federatës çeke: Mafia shqiptare po kontrollon futbollin tonë

Kreu i federatës çeke: Mafia shqiptare po kontrollon futbollin tonë

Daniel Kertinski, presidenti i Spartës së Pragës

Mafia shqiptare komandon futbollin çek. Ky është lajmi që ka tronditur Federatën Çeke të Futbollit, dhe që më pas e ka detyruar kreun e këtij institucioni, Miroslav Pelta, që të pohojë se informacioni është i vërtetë. Ngjarja Dy ditë më parë presidenti i klubit të Spartës së Pragës, Daniel Kertinski, një biznesmen shumë i fuqishëm në vendin e tij, ka paraqitur në federatë një dosje me të dhëna që sipas tij tregonin qartë se mafia shqiptare komandonte shumë ndeshje të futbollit çek, madje edhe ato të disa skuadrave elitare. Kjo gjë, sipas të përditshmes çeke, “isport.cz” bëhej e mundur nëpërmjet korruptimit me shifra të majme të gjyqtarëve vendës çek. Presidenti i federatës, Miroslav Pelta, pasi ka marrë dosjen ua ka paraqitur atë organeve kompetente. Pas ekspertizës së parë dhe pas konsultimeve me organet hetimore, Pelta ka dalë dje pasdite në konferencë për shtyp dhe ka pohuar se në këtë mes kishte diçka të vërtetë. “Është e trishtueshme, por duhet të pranojmë se disa fakte janë të vërteta. Megjithatë, do të kërkoja mirëkuptimin e të gjithëve dhe gjithashtu  ju kërkoj durim që të prisni deri sa hetimet të mbarojnë”, ka thënë Pelta.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Kreu i federatës çeke: Mafia shqiptare po kontrollon futbollin tonë”

  1. per gjera te mira nuk na i kalon asnje shtet

Beni nje Koment


4 + 4 =

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept