Lajmi i Fundite Enjte, 20 Shtator, 2012 | 11:18 amAktorja amerikane, e cila luan në filmin që konsiderohet fyes për Islamin ka paditur regjisorin e filmit.
Padia është ngritur në një Gjykatë të Los Angelosit nga Sindi Lli Garcia, nën akuzat për mashtrim, shpifje dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimeve emocionale.
Garcia ka akuzuar Nakoula Basillej Nakoulan, aktualisht në arrati, për përfshirjen e saj në një “film të urryer”, për të cilin ajo “ka besuar se është një film aventurirst”.
Garcia po ashtu do të kërkojë nga gjykatësi të urdhërojë largimin e filmit nga YouTube-i, duke thënë se ka marrë kërcënime me vdekje kur fragmente të filmit janë shfaqur në faqen e internetit.
Filmi “Pafajësia e Myslimanëve” ka shkaktuar protesta në mbarë botën myslimane.
Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Kristofer Stivens, janë vrarë nga një sulm në Konsullatën e SHBA-së në Bengazi të Libisë. Rreth 30 protestues thuhet të kenë humbur jetën në trazirat anti-amerikane.
tweet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online.
Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU