Deputetët e gjyqtarët, pa imunitet. Vrasja e gjyqtarit, Berisha: U akuzua Topi
Aktualitet e Mërkurë, 19 Shtator, 2012 | 10:20 amRrëzohet paketa kushtetuese e PS me 63 vota kundër, abstenojnë deputetët e LSI.
PD e PS ndryshojnë Kushtetutën me 130 vota pro në Kuvend.
Parlamenti miratoi dje me konsensus kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, deputetëve dhe gjyqtarëve me anë të ndryshimeve kushtetuese. Pas një debati disavjeçar, demokratët dhe socialistët bashkuan dje votat për draftin e miratuar me dakordësi nga relatorët Pandeli Majko dhe Edi Paloka, duke grumbulluar plot 130 vota në seancë. Gjatë votimit nga Grupi Parlamentar i PS-së nuk ka votuar deputeti Arben Isaraj, i cili është larguar para fillimit të votimit për kufizimin e imunitetit. Kufizimi i imunitetit është kaluar dhe pa votën e Kryeministrit Sali Berisha, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë votimit. Gjithashtu nga radhët e shumicës munguan dhe ministrat Genc Pollo, Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu dhe Spiro Ksera.
Paketa e PS
Ndërkohë që socialistët provuan me votë vendimin e tyre pro kufizimit të imunitetit, demokratët siç kishin deklaruar, hodhën poshtë paketën e ndryshimeve kushtetuese të së majtës. Paketa e propozimeve të opozitës u rrëzua me 63 vota kundër, 60 pro dhe 6 vota abstenim. Maxhoranca arriti numrin më të ulët të votave gjatë votimit për shkak të mungesave në radhët e saj, ndërkohë që aleatët e saj nuk iu përgjigjën thirrjes për të votuar kundër ndryshimeve kushtetuese të PS-së. Lëvizja Socialiste për Integrim ka votuar në bllok ndryshe nga maxhoranca, duke mos bashkuar votat me aleatët e saj të shumicës parlamentare. Kryetari i LSI-së Ilir Meta, nënkryetari i Kuvendit Nasim Naço, kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së Lefter Koka dhe ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo, abstenuan gjatë votimit të paketës së opozitës. Ndërsa dy votat e deputetëve të larguar nga grupet, Gazmend Oketa dhe Kastriot Islami, e çuan në 6 numrin e abstenuesve. Edhe për paketën e opozitës nga radhët e saj ka munguar vota e deputetit Arben Isaraj, i cili është larguar nga salla e Kuvendit gjatë votimit.
Diskutimi
Para nisjes së votimit të kufizimit të imunitetit, Kryeministri Sali Berisha falënderoi PS-në që ndryshoi qëndrim për të dhënë votën pro kufizimit të imunitetit dhe duke u mundësuar demokratëve të mos i drejtohej referendumit. Berisha tha se edhe pse nuk kishte dashur referendumin, do ta konkretizonte atë me çdo mjet. “Dua t’ju falënderoj për një moment, jo pse ju po votoni, por se dua të jem i hapur dhe i sinqertë; nga të gjitha proceset demokratike, njëri është më i vështiri për mua dhe ky është referendumi”, u shpreh Berisha. Ndërkohë që gjatë replikës Gramoz Ruçi deklaroi se imunitetin opozita e jep për qytetarët dhe se, po të ishte për Kryeministrin, nuk do e jepte për 100 vjet.
Votimi ne Parlament
1. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417”, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Kufizimi i imunitetit.
Pro: 130 vota
Kundër: 0
Nuk votoi: Arben Isaraj
2. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417”, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Paketa e amendimeve të PS-së, për votimet me 3/5-at.
Pro; 60
Kundër: 63
Abstenim: Ilir Meta, Lefter Koka, Vangjel Tavo, Nasip Naço, Kastriot Islami, Gazmend Oketa
Debatet në Parlament
Sali Berisha: Dua t’ju falënderoj për një moment, jo pse ju po votoni, por se dua të jem i hapur dhe i sinqertë; nga të gjitha proceset demokratike, njëri është më i vështiri për mua dhe ky është referendumi. Ju jap fjalën që do shkoja kundër dëshirës sime, sepse ai që e humbet një herë referendumin, e ka shumë të vështirë që të kalojë për herë të dytë në atë shteg, por për këtë çështje madhore unë kisha vendosur të shkoja drejt referendumit, sepse e konsideroja një çështje madhore jashtë tagrit tonë dhe kisha besim të madh se qytetarët shqiptarë do ta votonin, sikundër kisha vendosur se do të pranoja çdo lloj verdikti të tyre, por nga ana tjetër kishim bërë detyrën që na përkiste.
Gramoz Ruçi: Për imunitetin s’them asnjë fjalë, se partia e ka thënë me votë, në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit. Dhe imunitetin nuk ta japim ty Kryeministër, se të ishte për ty, nuk ta jepnim për 100 vjet. Por e japim për veten tonë, për qytetarët shqiptarë, e japim se s’kemi pse të bëhemi pishman dhe të kemi frikë.
Eduard Halimi: Ekspertët tuaj ju thanë që në Shqipëri politika nuk është aq e pjekur sa të përdorë parimin e luajalitetit, sepse pakica do të bllokojë shumicën. Modeli i zgjedhjes me shumicë të thjeshtë është pozitiv,- tha Komisioni i Venecias,- shmang bllokimet e institucioneve dhe se parimi i rrotacionit dhe mandateve të kufizuara garanton ekuilibra kushtetues të pushteteve.
Fatmir Xhafaj: Po ju bëjmë një sfidë publike. Kushtetuta parashikon zhvillimin e referendumeve kushtetuese për amendamentet kushtetuese. Ju jeni shprehur për referendumin. Është rasti të tregoni se sa besoni në këtë vlerë. Për ta bërë këtë, duhen 2/3-at e Kuvendit.
Pandeli Majko: Refuzimi i PD-së për kompromis tregon se po shkohet drejt një shteti njëpartiak, nën kontrollin e Kryeministrit aktual. Filmi me metrazh të shkurtër për emërimet në Drejtësi do të jetë brenda një qarku njerëzish partiakë të besuar.
Sajmir Tahiri: Zoti kryetar i seancës, është pak e sikletshme që në një seancë të tillë ku do diskutohen ndryshimet në Kushtetutë, deputetë nga maxhoranca nuk janë as sa gishtat e njërës dorë, ndërkohë një gjysmë ministri (Eduard Halimi) nga qeveria.
Ermonela Felaj: Thonë se qëkur zgjodhi Presidentin Saliu, edhe vulën ia mban në xhep, i frikur se mos dhe ky merr udhën e qoftëlargut. Kudo shef armiq, deri dhe ata që një ditë i gjuajtën me miell, dhe ata të tillë do i shpallë. Flamurin e ka gati t’i arrestojë, prokurorin t’i akuzojë dhe gjyqtarin t’i dënojë.
Jozefina Topalli: Model i mishërimit të drejtësisë së pavarur jeni ju zonja prokurore, aq e pavarur jeni, sa sot jeni në grupin e një partie politike, në Grupin e PS-së.
Volfarth: “Tani të dënohen të korruptuarit”
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Volfarth, përshëndeti dje vendimin për heqjen e imunitetit duke thënë se të gjithë zyrtarët duhet t’i nënshtrohen Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës. “Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi heqin një pengesë të madhe në hetimin e rasteve të dyshuara për korrupsion. Tani është në dorën e autoriteteve shqiptare të krijojnë një bilanc bindës vendimesh dhe dënimesh ose gjobash të forta dhe të përshtatshme në të gjitha rastet e korrupsionit”, tha ambasadori. “Ftoj për debate dhe konsultime të plota e gjithëpërfshirëse, me të gjitha palët e interesuara, në fusha të tjera të rëndësishme, që prekin zemrën e reformës në Drejtësi dhe pavarësinë e Gjyqësorit”, u shpreh Volfarth.
Fyle: Mbaroni reformat, gati t’ju japim statusin
Presidenti Bujar Nishani u takua dje me komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle, ky tema kryesore ishte ajo e marrjes së statusit të vendit kandidat. Në njoftimin e Presidencës thuhet se “Komisioneri Fyle, pasi vlerësoi në detaje situatën e tanishme sa i përket realizimit të reformave, garantoi Presidentin Nishani për gatishmërinë e Komisionit Europian për t’i ofruar Shqipërisë statusin e vendit kandidat, por kërkoi që të përfundohen reformat e kërkuara për realizimin e masës kritike me fokus në mënyrë të veçantë te reforma parlamentare, ligji për kufizimin e imunitetit dhe garantimi i një sistemi gjyqësor të pavarur, i cili të garantojë më shumë efektivitet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Nga ana e tij, Nishani u shpreh se ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe vullneti politik, institucional dhe qytetar që Shqipëria të përmbushë rekomandimet e mbetura për të fituar statusin e vendit kandidat në BE.
Mesazhi i SHBA: “Miratoni reformën parlamentare”
Miratimi me konsensus i kufizimit të imunitetit në Parlament është përshëndetur dje nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Me anë të një njoftimi për mediat, zyrtarët amerikanë inkurajojnë klasën politike që të vijojë punën konsensuale, duke miratuar dhe pikat e mbetura të Komisionit Europian. SHBA këshillon që të miratohet sa më parë ligji “Për Gjykatën e Lartë” dhe Rregullorja e Parlamentit, në mënyrë që të arrihet marrja e statusit të vendit kandidat. “Ambasada e SHBA-ve mirëpret arritjen nga Kuvendi të konsensusit për të miratuar amendamentet kushtetuese lidhur me imunitetet. Kuvendi ka në fuqinë e tij mundësinë për të ndikuar progres-raportin e Komisionit Europian, duke gjetur marrëveshje të mëtejshme lidhur me një masë kritike reformash, përfshirë Rregulloren e Parlamentit si dhe ligjin ‘Për Gjykatën e Lartë’”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve.
Sekui
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Etore Sekui, përgëzoi dje klasën politike për miratimin në Kuvend të ligjit që amendon nenet kushtetuese për imunitetin e deputetëve dhe gjykatësve. “Unë i inkurajoj të gjitha forcat politike të përdorin sa më mirë të jetë e mundur kohën e mbetur përpara publikimit të raportit vjetor të Komisionit Europian, që vlerëson përparimin e Shqipërisë”, u shpreh Sekui.
Totozani
Avokati i Popullit, Igli Totozani, përshëndeti dje heqjen e imunitetit. “Avokati i Popullit vlerëson se ky ndryshim i Kushtetutës respekton parimin e barazisë përpara ligjit për të gjithë qytetarët, si dhe përmirëson ndjeshëm përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër korrupsionit. Si një plotësim i detyrimeve në kuadër të integrimit në BE, ky vendim shënon një përpjekje reale për përparim në rrugën europiane të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Vrasja e gjyqtarit, Berisha: U akuzua Topi
Kryeministri bën akuza të forta për ish-presidentin dhe ish-nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu.
“Ish-presidenti u përfol se donte të grabiste tokën në bregdet”
Kryeministri Sali Berisha akuzon ish-presidentin Topi dhe ish-nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu, se kanë gisht në vrasjet e bujshme të kohëve të fundit. Në një fjalim të mbajtur në Parlament, kreu i Ekzekutivit u shpreh se Topi është i akuzuari kryesor për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi. “Ka qenë nga gjërat më të dhimbshme atentati terrorist ndaj gjykatësit Konomi, por duhet të ishe i sinqertë. Në publik, në shtyp dhe kudo, i akuzuar kryesor ishte Topi juaj në rrjet. Prapë vazhdoni ju, se prapë e mbrojtët. Nuk kam asnjë fakt, por e vërteta është se ai u përfol si njëri nga njerëzit që kishte dashur të grabiste tokat në atë zonë me lejtnantët e vet. E pati shumë të vështirë kur shkoi në familje”, tha Berisha. Në të njëjtën kohë ai bëri përgjegjëse KLD-në për ngjarjen e Shijakut, ku u vra kryekomisar Adem Tahiraj. “Komisari që u vra, u vra nga një njeri që u lirua nga gjykatësi që ishte thirrur për ta liruar. Dy vëllezërit që u vranë te Ura e Matit, u vranë se ishte liruar nga njeriu që erdhi në KLD. Ju jeni opozitë. Tani theksuat se kemi shumë rrugë për të bërë. Këtë e kam thënë unë. 35 vjet i keni përpara dhe ju garantoj luajalitet të plotë dhe respekt ndaj jush”, u shpreh më tej Kryeministri. Sipas tij, “ju si opozitë duhet të ngriheshit fuqishëm të vendosnit qeverinë me shpatulla pas murit për ta, por ju ndanit trofetë e veprimtarisë së tyre shkatërrimtare, ju ndanit trojet dhe pronat me ta. Kjo është e vërtetë, pasi Topin e reformuan lejet e ndërtimit. Si e reformuat ju atë? Çfarë ndodhi sot në sistemin e Drejtësisë, shkoni dhe flisni me gjykatës. Kam ndjerë dhimbje të madhe kur raportet ndërkombëtare dëshmonin fakte të tilla se “për t’u transferuar nga Durrësi në Tiranë duhet të paguaje 50 mijë euro””. Lideri i maxhorancës tha se Presidenca e Topit ishte periudha e shpartallimit të sistemit të drejtësisë. Ndërsa për Spahiun ai u shpreh se përdori fondet e KLD-së për Aleancën Kuqezi. Në fund Berisha përmendi edhe rastin e prokurorit Altin Dumani. “A e dini ju se Altin Dumani është një prokuror, se ku punon nuk e di, por fund e krye ishte i majtë, në background ishte i majtë, në qëndrim ishte i majtë, por i ndershëm dhe me integritet. Pse nuk u ngritët ju kur e patë se Altin Dumani penalizoi me qindra zyrtarë të Sali Berishës? Pse nuk u ngritët ju në mbrojtje të tij, kur ndrikulla e korrupsionit për shkak të 500 mijë metrave katrorë në bregdet, pas së cilës qëndronte lukunia, e detyruan të japë dorëheqjen? Nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të propozosh dhe të tentosh t’i fuqizosh këto institucione, se loja politike është lojë politike, por shteti do institucione, liritë e qytetarëve duan institucione”.
Ruçi, Berishës: Topin përdore në fushatë
Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, replikoi dje për deklaratat e Kryeministrit Sali Berisha, se opozita ka përkrahur Bamir Topin dhe Kreshnik Spahiun. Ruçi theksoi se deklaratat e kreut të qeverisë duhet të bëheshin gjatë fushatës elektorale dhe jo në Parlament, ku po diskutohej paketa e propozimeve të PS-së për amendimet kushtetuese. “Të takon të flasësh si burrë shteti dhe jo të merresh me Topin që iku nga President, ajo është puna jote dhe bëje fushatën elektorale më të kur t’i vijë koha. Këtu fol si burrë shteti, fol për ndryshimet e gurit themelor të shtetit, që janë ndryshimet kushtetuese të Shqipërisë”, theksoi Ruçi.
Spahiu: Berisha më ka kërcënuar me jetë
“Shkarkova gjyqtarët e Delijorgjit”Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, tha dje në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo” në “News24” se është kërcënuar nga Kryeministri Berisha kur ishte nënkryetar i KLD. “Më 9 maj 2008 kishte ndodhur Gërdeci. Kisha pak kohë që kisha marrë detyrën dhe vija me ideale aty. Ndërkohë më 15 mars kishte ndodhur historia tragjike e Gërdecit. U mundova të futem në thellësi të kësaj çështjeje. Konstatova se i akuzuari kryesor, Mihal Delijorgji, kishte fituar pafajësinë një ditë përpara se të nënshkruante me shtetasin Berisha marrëveshjen për ndërtimin e fabrikës. Mora iniciativën për të proceduar këta tre gjyqtarë dhe menjëherë filloi një sulm barbar. Më 8 maj, ish-ambasadori Uidhers del në një konferencë, ku flet për korrupsionin e qeverisë Berisha dhe në mëngjesin e 9 majit, dal e mbështes ish-ambasadorin Uidhers në një konferencë për shtyp. Pas gjysmë ore më bie celulari nga numri fiks i Kryeministrit. Për 20 minuta jam kërcënuar me jetën time, me familjen time, me asgjësimin tim, nga shtetasi Sali Berisha. Si mundesh ti të shkarkosh gjyqtarët e Delijorgjit, si mund të dalësh në krahun e ambasadorit Uidhers. Pas 20 minutash kërcënime, kam tentuar të njoftoj Presidentin e Republikës, por telefoni ishte i zënë për gjysmë ore. Të njëjtat kërcënime ia kishte adresuar edhe Presidentit të Republikës. Presidentit i kishte thënë të ma zhdukësh këtë njeri,” tha Spahiu.
FATION BINJAKU & ADI SHKEMBI
































Saliu tregon se eshte primitiv ne mentalitet.Kjo e ben te rezikshem.
EDHE TI O HAJDAR ?
si nuke ja theu dhembet njeri kesaj kobre kaqe helmuese,qe na nxiu menji fjalore kaqe te vrazhget dhe mesjetare.per te ardhur keq qe njerez te till drejtoin shqiperin.
Kjo tregon temerin qe ka nga Bamir Topi . Po nga Topi ke per ta hongor o Sal.
Topi nuk i fut friken as lepurit…Friken e Berishes e keni provua..
SHqiptaret e ndershem,e te kulturuar,do te bashkohen me partine e Z Bamir Topit,dhe largojne plakun,komuniste diktatore nga vicidoli,komunistat e spiujte jane ne gjendje shoku,nga partite e reja,e kane te qarte qe kto do ju sjedhin,fundin e tyre tragjike.
Si nuk mori njehere persiper gabimet me dashje ose pa dashje qe ben ky njeri ose njerezit perreth tij,por gjithmone fajin mundohet te ja lere te tjereve.Ku ishe me pare ti o njeri i pandreqeshem dhe arrogant qe nuk fole se gjoja vrasjen e gjygjtarit konomi e paska bere TOPI per interrese te pronave,dhe gjoja gjykatesi qe ka liruar ate kriminelin i eshte dhene urdher nga SPAHIU.A ka gje me te ulet,se te akuzosh pa fakte tjetrin vem per motive politike,ne nuk kemi prokurori dhe gjykate te pavarur dhe ne kembe sepse keto akuza qe beri ky sharlatan,dikush duhet te pergjigjet,o akuzuesi o tjetra pale.Ky njeri ka RRJEDHUR FARE kur leshon kesisoi akuzash e ka punen piske.Kush jane ato injorante qe i besojne me ketij njeriu te çmendur,qe po mundohet te çmende nje popull te tere me injorancen dhe arrogancen e tij.Po si munde te lejohet te vazhdoje e te qeverise me ky perbindesh qe po i ha shqiptaret nje nga nje cdo minute cdo ore dhe cdo dite,çfare prisni o popull bashkohuni pa dallim feje ,krahine, ideje, partiake e merreni zvarre kte VAMPIRES ,qe po ua pin gjakun dita dites,
Ju komentues me lart,Divorc Hajdari,tirons vendali e argm:
Ku e shihni primitivitetin e Berishes ne kete rast?
Ju duken me te fiseme ato qe e tradhetuan,pasi ky i besoi dhe beri c’qe e mundur ti hypte ne ata pozita te larta ?Apo jua ka enda Rucin,trashegimtar i denje i regjimit me barbare ne Europe?
Ku e degjuat fjalorin mesjetar te berishes ?
Problemi juaj eshte tjeter kund:Sa me shum suksese te kete Berisha ne favor te zhvillimit te shqiperise ne rrugen drejte konsulidimit te demokracise,aq me teper terboheni ju.Kuptim tjeter nuk ka kjo urrejtje e keto mallkime pa asnje arsye…
.. vetem e verteta qe s’je ti … ti je GENJESHTRA , por e vetes tende ne rradhe te pare …. si mund te mbrosh nje ” KING ” te tille mor zoteri ?! ky zhvillimin e shqiperise ????? Ky konsolidimin e demokracise ????? ….. Ca me te thane me shume ty , vecse , naten e mire e gdhifsh shnosh … Se e paske gjumin e omel me endrra t’bukra !!
E vër-teta, lakuriq me duar në xhepa !
tradhetia ka vetem nje emer BAMIR&KRESHNIK.
Sali Berisha eshte i palekundur ne bindjet e tij dhe kete e ka provuar me fakte dhe me vepra,prandaj o zoterinj mos u mundoni te merni ne mbrojtje keta njerez te vegjel qe i besuam dhe ju dhame voten dhe ata na i shperblyen duke i dhene voten rames…
e verteta
Nuk intereson njeriut , se kujt i bo ner Sala , e kush ja di nerin Sales , e kush nuk ja di nerin . Une jam me demokrat se ty , edhe e du me shum pd se ty . po jo kshu si e bo Sala.
degjo o e verteta ne thonjeza,qe nji burr shteti sic eshte zoti kryeminister,te bej nji deklarat te pa precedent sic e ben ky kryeministeri jon ase nji rrugac rrugesh nuk dota bente.ku e ka forcen perse nuk e kap vrasesin, po shikoni se mos ka brenda vrasesin.
Late nam qe te gjithe! Berisha eshte perbindesh! Eshte i afte te akuzoj edhe kur eshte vete i implikuar deri ne palce! Gjyqtarin e vlores e vrau Fazllici dhe kjo eshte e qarte si kristali ashtu sikurse eshte vrasja e Hyses! O njerez si nuk e kuptoni qe ky perindesh po i rendin ketij vatani? si nuk po dl nje Avni Rustem, deputet i kosoves dhe bir i laberise!
berisha do te mbetet ne histori si politikani i par qe i ndryshoj sadopak imazhin ketij vendi, doni sdoni ju ky vend vetem ne qeverisjen e te djathtes ka aritur ndryshime te dukshme,fatmirsisht socialistet as kan pasur dhe as kan per te pasur kurr nje strateg dhe nje kryefamiljar si berisha, po do mbeteni me ca mostra si nano dhe rama qe sjan ne gjendje te mbajn nje familje dhe jo nje shtet
Po ta lexosh artikullin i jep të drejt Kryeministrit.,dhe po të ndëgjosh Ish Presidentin Topi dhe z.Spahiu atëher shfaqen zona mjergulle.Sot duhet dytur që kombi ka nevoj për JU ndaj s’ësht mir që të grindeni pasi po i jepni të drejt sistemit një PARTIAK.
kur votonin tirancit per P.D shum nga ata drejtues qe shohim sot ne krye te institucioneve nuk dihet ne cfar maje mali ishin duke ruajtur dhite .Eshte mbushur administrata me barinj dhish qe akoma nuk dijne drejtshkrim , turp per te gjithe ne qe po lejojme kete back time , Berisha duhet te mbante premtimet parazgjedhore .Shkoni ne admin shterore dhe kenaquni me pritjen qe do ju bejne .
andi po ti nga malet e jugut te solli enveri?
Nuk jam dakord me hedhjen e akuzave publike nga asnje politikan, nese keto akuza nuk jane te vertetuara e te faktuara.
Por duhet vene re se nje pale politikanesh ne Shqiperi, pasi hedhin perdite akuza ndaj kundershtarit te tyre ne menyren me subjektive e paragjykuese, kur akuzohen, ne vend te skjarojne publikun me fakte per pafajsine e tyre, hidhen ne sulm me akuza te tjera te sajuara.
Me cilesine e kryeministrit z.Berisha, mund te kete ndoshta ndonje informacjon per implikimin e z.Topi apo Spahiu lidhur me vrasjet e permendura, por nuk duhet te jete ai qe keto dyshime ti hedh ne publik. Detyra e tij eshte qe keto dyshime ti percjelle ne organet hetuese te shtetit e te kerkoje prej tyre zbardhjen e plote.
Ka nje te vertete se pergjithesisht gjate gjithe kohes se tranzicionit, ndaj z.Berisha e majta shqiptare ka bere nje fushate intensive demonizuese me akuza shpesh here edhe fare qesharake qe nuk jane vertetuar kurre, ndonese shume hallka te drejtesise kane qene dhe jane te lidhura ngushtesisht me te majten.
Si parim, edhe z.Berisha, tashme nje personalitet i pa diskutueshem politik, nuk duhej te binte ne nivelin e kesaj politike teper primitive.
Megjithate, eshte me te vertete teper provokuese, teper ngacmuese, i kalon caqet e cdo hipokrizie, kur komunistet 24 karatesh akuzojne per “komunist” ate qe shembi sistemin diktatorial komunist, akuzojne per diktator ate qe shembi sistemin diktatorial dhe krijoi mundesite qe cilido te shprehe mendimin e tij te lire pa u denuar per kete, sejcili te vendose me voten e tij ne perzgjedhjen politike. Abuzimi e akuza me propoganden per “vjedhjen e votave” me sa dijme, ne fillim nuk u kerkua te vertetohet nga drejtesia, e kur drejtesia e dha verdiktin e saj, u akuzua edhe kjo.
Dy zoterijte Topi e Spahiu me cilesite e drejtuesve te organit me te larte te drejtesise, KLD, e kishin plotesisht mundesine qe gjate ushtrimit te detyres, te dilnin me akuzen e faktuar se “Berisha ka shitur ujrat e Shqiperise”. Fakti qe Spahiu, pasi u largua nga detyra, dhe pasi u akuzua per veprime korruptive, kerkon te pronesoje flamurin kombetar e duke u fshehur pas tij, kerkon te perpiloje “dosje” si nje here e dikur per te reabilituar veten, dukshem tregon amoralitetin e tij.
Fakti qe qeveria aktuale, pas vendimit te Gjykates kushtetuese, e nderpreu procesin e ndarjeve te ujrave me fqinjin dhe po e rishikon duke angazhuar per kete specialistet, nuk mund te meret si nje akuze “per tradheti kombetare”, por nje gabim ne nxitimin per te realizuar integrimin evropian te Shqiperise. Cilido qe gjykon me ftohtesi e pa paragjykime, e kupton se ketu nuk kemi te bejme me “fajin” e Berishes, sic paragjykohet, por me gabime ne rradhe te pare te njerezve te drejtesise, si Spahiu, per specialiste te dyshimte,e mandej mund te dyshojme edhe per veprime te ndergjegjeshme anti kombetare per hallkat e tjera te shtetit. Tek e fundit cdo shqiptar e din tashme se per ceshtje qe kane te bejne me teritorin, qeveria mund te beje mareveshje, por fjalen e fundit per kete e ka Kuvendi e Kushtetuta.
Edhe perbindeshi do e kishte zili kete njeri . Ky vetem vret e pret dhe gjithmone del fitimtar . Ai vend eshet i destinuar per tu shkaterruar nga diktatore te tipit berisha. mjere populli shqiptar.
Mjer ata qe besojne se Edi Rama eshte per te drejtuar as nji kooperative, kur shohin se cdo dite qe kalon ai humbet cdo beteje politike e zgjedhore prap mundohi te kapeni pas nje fije bari qe te shpetoni nga mbytja e sigurt me ne krye Ramen…. Ne vend qe te shikoni alternativa te tjera o njerez ju ka denuar perendia te mbroni alternativat driteshkurtra meskine te Rames qe nuk te qojne askund vecse ne humbje te sigurta, dhe per kete fakt mund te shikoni vetem njerezit qe hikin nga z Rama qe nuk kthehen me kurre prn tij, dhe njerezit qe hikin nga Berisha dhe mezi presin ti ftoje serish….
Prandaj qe ju mundoheni te mbroni humbesin kronik z Rama pa asnje argument apo fakt vetem per inat te Berishes shkarkoni fjalorin emocional e banal duke ju larguar perdite e me shume realitetit bertites te ndryshimit te Shqiperise, jeni te denuar te dilni edhe jasht karakterit tuaj ndoshta, vetem per faktin e thjeshte se drejtuesi juaj i vetshpallur “‘lider” vuan menderisht semundjen e rrezikshme te pushtetit me cdo menyre e forme, sic e vuante Enveri, Hikleri, Sadami, etj etj monstra politikanesh pa shkolle qe i mbesin ne qafe popullit te tyre, dhe gjithmon pasojat shihen me vone….
Prandaj ju qe mbroni nje njeri anti-familje, anti-shtet, anti-reform, e per pasoje edhe antishqiptar, do benit me mire te heshtnit, sesa te bini viktima te qmendurive tashme publike te skizofrenit Rama.
o zot me cfare merreni o njerez a thua se vertete iu keput shpirti saliut apo topit per ju,shkoni ore arsimohuni apo gjeni pune,behuni te zot te mundni keta sharlatane qe na lane kaq prapa,boll me muhabete pa buke politike Jane bere teper bajate.
Eshte e kote qe (kendojne) vec e vec Topi me Spahiun prandaj beni nje duet se mendoj qe duhet te dale i bukur, mos e lini per ne 2013. Shqipetaret e dine mire dhe jua lexojne ne fytyre ato cka keni gatuar kur ishit ne KLD si nr1 dhe nr2 te saj. Por deshtimi politik ju pret o njerez te interesave te ngushta e sa per flamurin qe kerkon te privatizoje Spahiu shqipetaret e kane bere ate tatuazh ne trupin e vet pa dale ne skene mostra si Spahiu. Per mua thjesht keni ndruar vendin e punes e nuk besoj se do ti sillni ndonje te mire ketij vendi sepse mungon besushmeria tek ju.
zoti befte emer per triumfin e te vertes ne shqiperi.eshte nji popull i tere qe meriton shpetim dhe shpetimi do te vije seshpejti.
tani nuk na mbete gje tjeter vecse te kendojm internacionalen
Te gjithe politikanet tane jane plehra pa perjashtuar as edhe nje. Problemi yne eshte qe ne jemi i vetmi popull qe jo vetem njohim politikanet tane por i dime me rrenje e dhemballe deri te brezi i trete. Eshte e drejte tallja e tyre me kete popull te lene me dashje ne kete gjume letargjik te politikes keqadashase per kete popull kaq te lodhur e te neperkembur nga politika ne te gjitha regjimet ( nuk eshte vetem regjimi i Enverit por dhe i Saliut,Fatosit e perseri Saliut). Qe ta kuptoje ky popull se a kemi ne nevoje per keta palaço politikane apo kane nevoje keta palaço politikane per ne behuni njehere njerez me ndergjegje dhe ne diten e votimeve kurseni ate humbje kohe qe shpenzoni per te qendruar ne radhe militantisht duke frekuentuar plazhin, lokalet, peisazhin e kodrave te liqenit apo relaksin brenda shtepise me njerezit e dashur e do ta kuptoni se sa vlere do keni Ju o popull per keta palo pushtetare e opozitare. Atehere do e kuptoni se sa gabime kemi bere keta 20-vjet duke u zene me njeri tjetrin nderkohe qe palaçot e politikes pasuroheshin e zgerdhiheshin me “injorancen”tone politike.
Si cdo njeri dhe Berisha ka bere gabie te pandreqshme (rreformat “92 ,ligji bolshevik i ndarjes se tokes , luften brenda llojit …
Si cdo njeri edhe Berisha mban mbi shpine mekate te pariparueshme
( reformat “92, ligji bolshevik i tokes ,lufta brenda llojit …) por kryeminister me puntor dhe me te perkushtuar per te miren e kombit nuk ka patur Shqiperia
0
me beri cudi nje komentues lart qe tha se tiranasit e kulturuar do te votojne Topin. Ata qe do votojne Topin ore zoteri, mbase mund te kene njohuri, po kulture a mencuri jo e jo. Nje njeriu me kulture i perzihet tek degjon deklaratat e Topit, aq te peshtira jane. I perzihet kur shikon nje te pabese, qe nuk guxon te dale balle per balle, por i ben gjerat fshehurazi. Deshi Zoti e ia nxori te palarat ne shesh ta shikonte gjithe Shqiperia, qe te mos genjehemi nga fjalet e “bukura”. Nuk besoj se ka ndonje cilesi me te keqe tek nje njeri se sa pabesia. Nuk me intereson hic fiton a s’fiton PD. Mua me intereson qe nje i pabese, hipokrit e pa integritet si Topi te mos vije kurre ne pushtet, sepse do te ishte fatkeqsi! Fatkeqsia me e madhe eshte percarja krahinore qe e ka ushqyer PS, dhe ky mentalitet i semure i “tironsve” te “vertete” qe Tirana dhe administrata u takoka vetem atyre dhe jo “barinjve te dhive”. Zoteri mos te duket vetja me i mire se u rrite ne shtepiat me qerpic te Tiranes, se ai bariu i dhenve nuk e zgjodhi ku te lindte dhe as ku te rritej. Dhe ne fund te fundit ai bariu i dhive ka me bese se sa ty. Une jam tosk, me vjen peshtire kur lexoj komentet e disave a thua Shqiperia u takoka vetem Shqiperise se Mesme dhe jugut. Si kerkoni integrim ne BE, kur ju keni kete mentalitet te semure? Ju qe kerkoni te beheni qytetare te Evropes. Po atehere kane te drejte te huajt te na diskriminojne, sepse per ta ti je bariu i dhive e madje me keq!
Nje pyetje per te gjithe: Ku eshte pare e degjuar qe kryeministri te flase ne mbledhje te qeverise me nje gjuhe te tille si: – Une kam degjuar keshtu e ashtu…, do denojme ate qe ben kete e ate… do ashpersojme ligjin per keto apo ato lloj vrasjesh…etj etj brockulla qe leshon perdite ky idiot!Kryeministri eshte pasqyra e qeverise,ka te gjithe informacionin e duhur qe i vjen nga te gjitha anet,nuk i ndryshon dot ligjet pse u vra nje polic (sepse ky s`eshte i pari e as i fundit) dhe nuk denon dot njerez nga foltorja e qeverise (njerezit i kap policia,i akuzon prokuroria dhe i denon gjykata).
Cili eshte qellimi i ketij kryeministri idiot qe ne cdo takim me femijet per perurim shkollash shpalos flamurin e PD dhe leshon fjalim idiote pa pike lidhje?!Shkurt ka dy gjera o eshte totalish idiot o eshte thjesht nje rrugac qe e di mire se cfare ben dhe ku do dali. Eshte per te ardhur keq qe ka shume njerez qe marrin buke me liste dhe perseri votojne per te.Beni vetem nje llogari te thjeshte: Cfare te mirash ka sjelle ky njeri ne shtepine tende.Harrojini kundershtaret e tyre.Ata jane njesoj por te ndryshem ne llojin e tyre.Provoni ti injoroni nje here,provoni njehere te vetme tu kerkoni llogari per shpenzimet e kryera,apo perfitimet e te ardhurat e paligjshme, dhe te shikoni si do skuqen e do nxihen ne fytyre “nga padrejtesia”Keshtu ben gjithe bota e qyteteruar ku doni te shkoni o qytetare te mjere.Politikanet humbasin karrieren per nje lapsus ne publik kurse shqiptaret vazhdojne te shkojne me symbyllur e pabuke pas “kryetarit”.
Pershendetje
Migjeni- jam plotesisht dakort me ju qe politikanet ne boten e qyteteruar per nje lapsus humbasin karieren politike sic thoni. Kjo ndodh ne vendet me demokraci te zhvilluar dhe jo ne demokracine e brishte shqipetare e para kjo dhe e dyta do te thosha nuk besoj qe te kete shqipetar pa buke dhe qe te beje komente ne internet se per rjedhoje nuk do te kishte as internet. Pershendetje.
PO MIRE MORE SHQIPTARE PSE TA LAVDEROJME KTO KELYSHA TE ENVERIT CFARE MERITASH KANE ?FUKARALLEK 100% KRIMI I ORGANIZUAR 98% KORRUPSION 150% KTO JANE MERITAT E PUSHTETARVE TANE SI NGA NJERA PALE PO ASHTU DHE NGA TJETRA PALE .KTO DUHEN TI PREKIM NE SHQIPTARET SE KTO QE JANE SOT NE PUSHTET DHE ATO QE MENDOHEN TE VIJNE JANE DUKE E COPETUAR SHQIPERINE DHE DUKE E SHITUR .? MA THUANI NJE PARTI QE MENDON PER AT POPULL ASNJE MORE MOS TE GENJEHEMI KOT ATO KANE MAKINA 700.000 EURO DHE DISA QYTETE ME BODIGARDA PO ASHTU DHE TJETRA PALE KJO PRA ESHTE SEMUNDJA E NJE SHTETI .TE DHEMB KOKA KUR DALIN DHE THOJNE UNE DO PUNESOJ KAQ AQ DO BEJ KYT DO BEJ ATE KATASTROFE E VERTETE ATEHERE NE SHQIPTARET FAJESOJME EUROPEN JO ORE KA TE DREJTE EUROPA NE SI SHQIPTARE SPO MARRIM FRYME LIRSHEM NGA KTO PUSHTETARE SI DO MARRE FRYME EUROPA ME KTO NJEREZ .A E IMAGJINONI TA DREJTOJE NJE PS OSE PD EUROPEN CFARE DO I KISHIN PUNUAR DO E KISHIN FU FLAKEN MORE GJITHE EUROPES .RREZIKU I SHQIPETAREVE SE KUSH NA DREJTON DHE PRESIM TE NA DREJTOJE .PAK TE FLASIM PER KRIMIN DALIN DHE THOJNE KA RENE KRIMI NEVERI TI SHOHESH JANE BERE TV KLANI DHE TOP CHANAL KANALE PARTISH NUK JANE VRARE NE AFGANISTAN OSE IRAK SA JANE VRARE NE SHQIPERI QYSH NGA VITI 1995 DHE DERI ME SOT 20012 SI ORE NUK DOLI NJE NJERI TE PUNOJE PER KYT SHOQERI POR VETEM GENJESHTRA PER FUSHATA ELEKTORALE DHE KOMUNALE GENJEJNE MASHTROJNE PO KTO VLLEZER JANE KRIMINELE ORDINERE NGA KTO VIJNE VRASJET