Panorama Sport
Home » Argument » Gjurma e gishtit: Zbardhet vendimi, si e fali gjyqtari Xhakjen

Gjurma e gishtit: Zbardhet vendimi, si e fali gjyqtari Xhakjen

Ilir Xhakja në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Vrasja e komisarit, Neritan Tabaku rrëzoi provën shkencore të vrasjes. Ja si e dënuan Krimet e Rënda autorin.

Neritan Tabaku: U gjet në një fishek, pse s‘mbeti tek të tjerët?

Neritan Tabaku ligjëroi alibinë e mbrojtësit të 38-vjeçarit gjyqin e parë.

Parregullsitë e Policisë në regjistrin e hyrje-daljeve në kufi shpëtuan vrasësin e kryekomisarit.

Gjyqtari i Durrësit, Neritan Tabaku, i cili i dha pafajësinë Ilir Xhakjes më 9 shkurt 2011, duket se ka marrë parasysh fund e krye parashtrimet e avokatit të “të fortit” të Shijakut. Më në fund është bërë publik vendimi i cili mbeti i pazbardhur prej 19 muajsh. Në këtë vendim bie në sy se kryesuesi Neritan Tabaku, tashmë në hetim nga Prokuroria, ka thirrur në ndihmë në mënyrë identike argumentet e avokatit të Ilir Xhakjes, paraqitur në Gjykatën e Lartë në vitin 2009, për t’i dhënë pafajësinë personit që tashmë ka vrarë kreun e Komisariatit të Shijakut. Pretendimet e avokatit kanë pasur të bëjnë me një gjurmë të Ilir Xhakjes, të gjetur në fishekun e tretë të karikatorit të armës së dyshuar, si dhe me faktin e të qenët në Gjermani të personit të dyshuar në kohën kur ka ndodhur krimi. Prokuroria ka konstatuar se regjistri i hyrje-daljeve në kufirin e Shqipërisë për kohën kur pretendohet se Xhakja ka qenë në Gjermani ka qenë i parregullt, ndaj nuk është marrë për bazë.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

7 Komente per “Gjurma e gishtit: Zbardhet vendimi, si e fali gjyqtari Xhakjen”

  1. Ky gjyqtari eshte per burgim !! se keta legenat e prishen shqiperine turpe te kene keta mediokrit e sotem.

  2. Keta gjygjtare vareshin nga Topi dhe Spahiu,qe tani cirren per mungese drejtesije….

  3. Si ka munesi qe një gjykats I vetem te gjykoj një kriminel per vrasje?
    Kjo vetem ne shqiperin e korruptur nodoll.

  4. Gjyqtaret jane te korruptuar, sepse ishte Berisha i pari qe u hapi udhen e korrupsionit, korrupsioni me gjyqtaret u rrit shume shpejt kur Berisha grabiti pronen dhe e ktheu pronen nje shesh per korrupsion, kush te vidhte me shume me falsifikime dhe gjyqtaret paguheshin per korrupsionion e tyre dhe u bene nga pasaniket me te medhenj ne shqiperi. Pra eshte Berisha njeriu qe mban peshen kryesore te korrupsionit ne shqiperi,

  5. vlora@yours.com

    Mundet qe rregjistrat ne Shqiperi kane qene jo te rregullt, po ne Gjermani ai Zotni Krimineli ka marre patjeter vule ne pasaporte ose eshte rregjistruar kur ka hyre ne Zonen Shengen. Le ta gjejne ne Gjermani kur ka hyre e kur ka dale. Eshte kollaj. Po per mua jo vetem Gjyqtari por edhe Avokati duhet te hyje ne Burg pasi ka dhene leksione per mashtrim e per kete eshte e ndaluar edhe nga avokatet qe ta bejne. Ne burg te gjithe qe te vene mend te tjeret.

  6. Edhe avokati edhe gjygjetari ne burg pa afat,sepse vetem keshtu fiton drejtesia dhe zhduken krimet.Ky popull cfare eshte,duhet tju kthehen denimet e perjetshme.Nuk ka kush qe ti ndale krimet dhe gjakmarrjet.I tille eshte soj i kombit.Shume perandori,mbreteri,dhe fare e piste ka hyre ne keto treva qe nga veriu e deri ne jug te Shqiperise.Pasi denimet me vdekje nuk mund te aplikohen ne Europe,atehere denimet e perjetshme jane te mireseardhura.Kjo vlen edhe per gjykatesit,prokuroret dhe plocet e korruptuar.

  7. shqipetare ,nuk kemi shtet e si mund te kemi drejtesi ,ne na mungojne shjtyllat kryesore te nje shoqerie demokratike istitucionet ne sherbim te qytetareve ,deri tani kemi pushtet qe ben si te doje ne interes te tij deri atje sa shfrytezon edhe krimin per te zgjatur jeten ,per te bere para ,nje shoqeri e inkriminuar nga korrupsioni eshte e padrejte ,cfrytezuese e nuk mund te siguroje as te drejtat me elementare .ne duhet te ndertojme shtetin tone ne interesin e te gjitheve se ndryshe me keq do vene punet

Beni nje Koment


+ 8 = 12

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept