Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Agjenti sekret në tubimin e Obamës, po urinon apo… po zbaton protokollin

Agjenti sekret në tubimin e Obamës, po urinon apo… po zbaton protokollin

Gjatë tubimit të Presidentit Barak Obama në Cincinati, Ohajo, një burrë është parë i shkëputur nga turma dhe i kthyer me kurriz nga podiumi, duke rrëmbyer vëmendjen e mediave si “njeriu që urinoi, ndërsa Presidenti mbante një fjalim”. Ky person ishte anëtar i Shërbimeve Sekrete dhe me sa duket iu desh të braktisë detyrën, duke u spostuar disa sekonda pak metra larg qindra mbështetësve të Presidentit. Në këtë çast ai u fotografua nga reporteri i “Politico”. Sapo fotografia u publikua në “Twitter”, mori vëmendje të menjëhershme. Shërbimet Sekrete konfirmuan se ai ishte një prej tyre, por nuk po urinonte. Agjencia deklaroi se i punësuari i tyre po ndiqte protokollin dhe po kontrollonte zonën nga larg për të parë nëse kishte ndonjë kërcënim. Zëdhënësi i Shërbimeve Sekrete, Edvin Donovan, tha për “Politico”: “Nuk ka asnjë përputhshmëri me foton dhe atë që është raportuar mbi të”.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Agjenti sekret në tubimin e Obamës, po urinon apo… po zbaton protokollin”

Beni nje Koment


+ 2 = 10

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept