Panorama Sport
Home » Kuriozitete, Politike » PS hap në Bruksel ekspozitën për 100-vjetorin e Pavarësisë

PS hap në Bruksel ekspozitën për 100-vjetorin e Pavarësisë

Ekspozita në Bruksel

“Euro-Albanian Contacts” në ambientet e PE-së

Ekspozita “Euro-Albanian Contacts”, e organizuar nga Partia Socialiste, u hap dje pasdite në ambientet e Parlamentit Europian në Bruksel. Kuratorët e ekspozitës, Artan Shkreli dhe Artan Lame, u shprehën se kjo “është ekspozita e parë e këtij lloji që paraqet kartografinë e trojeve arbërore në shekuj”. Ekspozita paraqet rreth 50 harta të trojeve arbërore të një harku kohor prej 17 shekujsh. Pjesa më e madhe e këtyre hartave shfaqen për herë të parë në një ekspozitë dhe në javët e ardhshme do të ekspozohen edhe në Shqipëri. Gjithashtu, në këtë ekspozitë do të shfaqen edhe rreth 100 botime europiane që flasin për Shqipërinë, turizmin dhe kulturën shqiptare. Ekspozita Euro-Albanian Contacts është çelur fillimisht në Bruksel, me qëllim promovimin e imazhit të Shqipërisë në Europë në përvjetorin e 100-të të pavarësisë së Shqipërisë. Të mërkurën, zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Miguel Angel Martinez, do të shpallë zyrtarisht të hapur ekspozitën në një ceremoni të posaçme ku do të marrë pjesë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla. Rama pritet të zhvillojë takime dhe me europarlamentarë të njohur të së majtës socialdemokrate, për të ndarë me ta përpjekjet e PS për të përmbushur të gjitha detyrimet për marrjen e statusit të vendit kandidat deri në fund të këtij viti.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “PS hap në Bruksel ekspozitën për 100-vjetorin e Pavarësisë”

  1. Nga kush vizitohet kjo expozite apo eshte vetem per mediat?

  2. Le tu tregoj Brukselit PPSH-ja me pseudonim PS se cfar u ka punuar Rilindasve qe sollen pamvaresine. Tu tregoje se cfar genocidi u ka bere Familjes se Vlorajve te Ismail Qemalit.

  3. si ska asnje koment -kjo eshte nje ekspozite edhe ku ne qender te kokave – si te them nje revulucion kulturor se ketyre europianeve nga filmat e porpoganda jo shqiptare dashese asgje nuk pranojne (per ta cdo gje greke e sllave-) edhe me fakte ,prandaj respekt te vecante per ideatoret -ndjeje gezim …

Beni nje Koment


+ 5 = 12

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept