Njihuni me Fokkens, prostitutat më të vjetra të “dritave të kuqe”
Kuriozitete e Martë, 18 Shtator, 2012 | 19:34 pm
Njihen si Fokkens, janë binjaket identike, Louise dhe Martine të cilat kanë punuar për gati gjysmë shekulli në zonën e famshme të dritave të kuqe në Amsterdam, Hollandë.
Tashmë kanë mbushur të 70-tat, dhe janë duke festuar të qenit prostitutat më me përvojë të qytetit.
Louise, megjithatë u detyrua vetëm dy vite më parë të heqë dorë nga prostituimi, pasi shqetësimet shëndetësor ia bënin asaj të pamundur të përmbushte dëshirat e klientëve.
Martine është ende e fortë, dhe vazhdon të mbajë të ardhurat e saj të qëndrueshme. Por, pas buzëqeshjes dhe mirësisë së tyre, ato thonë se qëndron një jetë e mbushur me dhunë, abuzim dhe shfrytëzim. 




























