Fotot “topless”, Dukesha mposht në gjykatë “Closer”
Kuriozitete e Martë, 18 Shtator, 2012 | 18:13 pm
Dukesha dhe Duka i Kembrixhit, Kate dhe William kanë fituar çështjen ndaj revistës franceze , e cila publikoi disa foto intime të Kate.
Çifti mbretëror e ka ‘përshëndetur’ urdhrin e dhënë nga një gjykate franceze.
“Kjo është një fitore e bujshme për Dukën dhe Dukeshën. Ata mirëpresim urdhrin që është dhënë, dhe besojnë se ligji ishte thyer dhe se ata kishin të drejtën e privatësisë së tyre”, ka thënë për Mail Online, një burim i afërt me çiftin. Vendimi është dhënë mëngjesin e sotëm në Paris.
Detaje tw vendimit; Revista “Closer” nuk duhet të printojë kopje të tjera të fotove të çiftit mbretëror. Fotot apo dokumenta të tjera nuk mund të publikohen në Francë. Fotografitë nuk mund të shiten nga ana e tyre për askënd tjetër në botë. Brenda 24 orëve fotografitë fyese duhet të dorëzohen në Pallatin Mbretëror. Për këdo që i boton brenda Francës do të ketë një gjobë deri në 10.000 euro.
Në fillim të seancës së sotme, avokati, Aurelien Hammelle solli kujtimet e hidhura të Princeshës Diana, e cila humbi jetën nga ndjekja e paparacëve, ndërsa tha se fotografi ka shkelur privatësinë e Kate, duke shtuar se, ajo është një grua e re dhe jo një objekt.



























Mire do ishte qe nga ky lajm te merrnin nje mesazh edhe keta pseudo-gazetaret e gjoja paparacet tane qe cdo fundjave bejne nga nje artikull me “kapje mat”!
edhe kjo nen gjurmet e te vjerres…