Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Kreu i LSI, Meta zyrtarisht kandidat. Gara e hapur

Kreu i LSI, Meta zyrtarisht kandidat. Gara e hapur

Kryetari i LSI, Ilir Meta gjate Konventes Studentore, LRI

TIRANE- Ilir Meta është zyrtarisht kandidat për kryetarin e ardhshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Petrit Vasili, nga selia e LSI-së, tha se Komiteti Organizator i partisë ka pranuar dhe ka marrë në shqyrtim iniciativën e Kryetarit aktual, Ilir Meta për të rikandiduar në krye të LSI-së, në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 28 tetor.  Ai tha se procesi i pranimit të kandidaturave të tjera është i hapur deri më 20 shtator.

Vasili bëri me dije edhe disa të dhëna të tjera sa i përket Konventës së LSI-së, e cila do të mbahet me 27 tetor. Proceset organizative në të gjithë vendin, kanë ecur shumë mirë, tha si, ndërsa shtoi se, në pjesën më të madhe objektivat tashmë janë realizuar.

Sa i përket delegatëve pjesëmarrës në Konventën e tetorit të LSI-së, Vasili theksoi se, 572 vijnë si të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa 936 delegatë të tjerë zgjidhen në përputhje me shpërndarjen organizative të LSI-së në të gjithë Shqipërinë.  Kriter i rëndësishëm tha ai, do të jetë edhe rezultati i realizuar në zgjedhje.

Sipas Vasilit, 30% e delegatëve do të jenë përfaqësues të Lëvizjes Rinore për Integrim, dhe 30% përfaqësues të Lëvizjes së Grua për Integrim.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “Kreu i LSI, Meta zyrtarisht kandidat. Gara e hapur”

  1. Po ky eshte nje lajm i shkelqyer. Kishim shume frike se do te mbetej arena politike pa kete hajn. Ky paska qene fati yne: tani na u mesuan syte edhe me keto karikatura politike

  2. Shic duket paskemi qene vertete me ,,fat,,pasi do te kemi perseri nje Lider te ,,sprovuar,, qe te na drejtoje forcen politike te integrimit …drejt integrimit……..

  3. Un jam dakord që z.Meta të vazhdoj detyrën e tij President i LSI-së.

Beni nje Koment


1 + = 10

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept