Kopertinë e dhunshme, kërkohet tërheqja nga tregu
Kuriozitete e Hënë, 17 Shtator, 2012 | 19:49 pmKopertina e fundit e “Vogue Hommes International” ka marrë kritika të shumta nga grupe të të drejtave të grave, të cilat e cilësojnë me përmbajtje shqetësuese, dhe imazhe dhune, atë që paraqitet si një akt dashurie. Në ballinë, modelja, Stephanie Seymour paraqitet me një dorë në fyt, nga modeli, Marlon Teixeira.
Grupi i të drejtave të grave kanë kërkuar tërheqjen e revistës nga të gjitha stendat. “Mbytja” nuk është një paraqitje e modës, thonë ato, dhe sigurisht nuk është diçka që duhet përdorur për të shitur revistën.




























