Panorama Sport
Home » Ekonomi » Beqja: Qeveria manipulon statistikat

Beqja: Qeveria manipulon statistikat

Ilir Beqja

Partia Socialiste akuzoi dje qeverinë se ka manipuluar statistikat zyrtare që kanë të bëjnë me ekonominë. Sekretari për Programin, Ilir Beqja, tha dje në një konferencë për shtyp se në shtatë vjet qeveria shkatërroi shërbimin statistikor në vend. “Kemi cenim serioz të pavarësisë së autoritetit statistikor, sepse maxhoranca aktuale ndërhyn në mënyrë flagrante. Si pasojë e politizimit të skajshëm të prodhimit dhe shpërndarjes së të dhënave statistikore kemi prekur nivelin më të ulët historik të besueshmërisë. Kemi dështim të politikave të përhapjes dhe transparencës së të dhënave. Nga këndvështrimi i përdoruesve të të dhënave statistikore, informacioni, në rastin më të mirë, nuk është lehtësisht i aksesueshëm, e në rastin më të keq i pamundur, qoftë edhe për të dhënat elementare. Dhe, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, aktualisht jemi në shkelje flagrante të ligjit të statistikave”, u shpreh Beqja. Sipas tij, ka 260 ditë që Shqipëria është pa program të miratuar të statistikave zyrtare. Duke iu referuar ligjit të vitit 2004, ai tha se Kuvendi duhet të miratonte programin e statistikave zyrtare, i cili mbulon një periudhë kalendarike 5-vjeçare. “Përgjegjësi mban Këshilli i Statistikave, i miratuar nga Saliu. Përgjegjësi mban drejtpërdrejt Saliu, sepse ai ka detyrimin ta dërgojë në Kuvendin e Shqipërisë. Përgjegjësi mban Jozefina që pengon ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi qeverinë. Pra është e qartë që përgjegjësi ka vetëm një emër, dhe quhet Sali Berisha. Për ne socialistët, informacioni statistikor është një e mirë publike. Si e tillë u përket të gjithë shqiptarëve. Do të rikthejmë pavarësinë, besueshmërinë dhe seriozitetin e statistikave duke e vënë Institutin e Statistikave nën Kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh më tej sekretari i PS-së.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


5 + 8 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept