Vazhdojnë protestat anti- amerikane
Lajmi i Fundit e Shtunë, 15 Shtator, 2012 | 10:15 am
Protestat kundër një filmi që fyen Islamin, nuk tregojnë shenja të zbehjes. Raportet e fundit thonë se një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve pranë ambasadës amerikane në Kajro.
Të paktën katër njerëz, të gjithë protestues, janë vrarë në demonstratat e rreth 20 vendeve nga Lindja e Mesme në Azinë Juglindore.
Shumica nga to kanë qenë paqësore, por disa kanë shpërthyer edhe në dhunë, sidomos në Tunizi dhe Sudan.
Një kontingjent i marinës amerikane ka arritur në Sana të Jemenit, ku forcat e sigurisë kanë luftuar me një turmë të madhe njerëzish që bënin përpjekje të marshojnë para ambasadës amerikane.



























Google refuzon të tërheq videon “pafajshmëria islame”.
hiqni keto budalleqe perse i futni ketu ti shikojne njerzit apo edhe ju jeni islama