Tavo: Nxënësit nuk njohin mjekët e shkollave
Sociale e Shtunë, 15 Shtator, 2012 | 11:58 amNë shkollat e rretheve, nxënësit nuk njohin mjekët dhe stomatologët që japin shërbim brenda institucionit arsimor. Nisur nga kjo situatë, ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar dje, u tërhoqi vëmendjen të jenë më të përgjegjshëm. Ai theksoi se baza materiale që u vjen në ndihmë është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe ASHR-ja. “Të gjitha shkollat kanë kabinete stomatologjike dhe të ndihmës së parë. Këto mungojnë në shkollat që janë të reja, të cilat brenda vitit do të plotësohen”, tha Tavo. Ai siguroi se Ministria e Shëndetësisë do të ketë angazhim maksimal t’u ofrojë nxënësve shërbimin shëndetësor në shkolla. Aktualisht, shërbimi vetëm në kryeqytet janë 46 mjekë të përgjithshëm dhe 77 mjekë stomatologë, të cilët mbulojnë 74 shkolla të qytetit dhe 8 shkolla në fshat.



























po ku i ke mjeket e shkolles dhe dentistet o Tavo mos fol per rrethet se une qe po flas jam nga Tirana dhe as ketu ne Tirane nuk funksionojne nqse ti thua se keni investuar duke u cuar baze materiale te jeni te sigurt se kane shkuar ne xhepat e doktoreve dhe dentisteve se ose i kane shitur ose i perdorin neper klinikat etyre private .Duhet te rrisni kontrollin mos beheni pale me hajdutet edhe harxhon dhe nuk shkojne ne sherbim te popullit por te hajdutve mjek e dentist se ne femijet i cojme ne klinik dentare private pasi nuk funksionon asgje ne shtet .Kam vajtur 5 here te nene tereza per rregullimin e dhembeve dhe asnjehere nuk mbarova pune se nuk kemi materiale dhe na drejtonin ne klinikat private .pra ne nuk ndreqemi se nuk ka kerkese llogarie dhe disipline ne pune ,vidhet shteti ne maksimum .