Pogradec, i dehuri vret vëllain e vet dhe gjyshin e gruas
Kronike e Shtunë, 15 Shtator, 2012 | 12:53 pm
Romeo Myrteza i kërkonte së shoqes të kthehej në banesë. Viktimat tentuan ta pengonin.
Qëllon me automatik vëllain dhe gjyshin e ish-gruas.
Një 25-vjeçar ekzekuton të vëllain dhe gjyshin e ish-gruas. Konflikti i nisur mes tij dhe ish-bashkëshortes solli dy viktima, të cilët tentuan të pengonin Romeo Myrtezanë që të mos përdorte armën e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në një prej lagjeve qendrore në Pogradec, kur 25-vjeçari, pjesë e komunitetit rom, përgjaku dy banesa të këtij qyteti brenda pak minutash. Viktimat janë Fatmir Muhaxhiri 65 vjeç dhe Dritan Myrteza, 38 vjeç. Policia e Pogradecit shkoi në vendin ku u vra Muhaxhiri, duke arrestuar aty autorin bashkë me armën e krimit, pa e ditur se kishte një tjetër viktimë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)




























