Fotot gjysmëlakuriq të Dukeshës edhe në revistën italiane
Kuriozitete e Shtunë, 15 Shtator, 2012 | 17:13 pmNjë revistë italiane, pronë e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, ka thënë se do të publikojë fotografitë gjysmëlakuriq të Dukeshës britanike, Kate Middleton.
“Chi” është pjesë e shtëpisë botuese “Mondadori”, e cila zotëron edhe revistën franceze “Closer”. Kjo e fundit ka publikuar e para fotografitë e Kejt Middleton, çfarë ka bërë që çifti mbretëror të ngrejë padi për shkelje të privatësisë.
“Chi” ka thënë se do të publikojë fotot në numrin e së hënës. Në një intervistë për AP-në, redaktori i revistës, Alfonso Signorini, ka thënë se nuk ka frikë nga veprimet ligjore dhe se “fotot janë bërë me shije dhe nuk do ta dëmtojnë imazhin e Kate”.
Dukesha e Kembrixhit ka bërë foto gjysmëlakuriq gjatë javës së kaluar në Francë.




























