Panorama Sport
Home » Kronike » Elbasan, vdes në aksident gardisti

Elbasan, vdes në aksident gardisti

Makina e aksidentuar e eskortës së Presidentit

ELBASAN – Një makinë e Gardës së Republikës u përfshi në një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e drejtuesit të automjetit dhe plagosjen e një personi tjetër që udhëtonte së bashku me të. Burime zyrtare nga Njësia Rajonale e Qarkullit Rrugor për Elbasanin bënë të ditur se fuoristrada me targa TR 42 34 K, që drejtohej nga 37-vjeçari Arben Zhuxhi, ka dalë nga rruga në fshatin Lolaj të Peqinit dhe më pas është përplasur duke u shkatërruar pjesërisht. Si rezultat e përplasjes ka humbur jetën në vend drejtuesi i këtij mjeti dhe ka mbeti i dëmtuar në gjendje të rëndë 33-vjeçari Vilson Tabaku. Sipas Policisë, i dëmtuari u transportua fillimisht në Spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe që andej u transportua për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se dy efektivët e Gardës ishin rreth 30 minuta para eskortës së Presidentit të Republikës, i cili kishte takim në Ohër me presidentin maqedonas. Dyshohet se njëri nga shkaqet ka qenë rrëshqitja e mjetit në rrugë si pasojë e shirave rënë gjatë orëve të para të mëngjesit në të gjithë rajonin e Elbasanit.                  m.s

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


9 + = 15

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept