Panorama Sport
Home » Kronike » Bllokohet furgoni, 28 nxënës, nga 14 kapaciteti

Bllokohet furgoni, 28 nxënës, nga 14 kapaciteti

VLORE- Furgoni i shkollës “konservon” nxënësit duke transportuar dyfishin e kapacitetit. Policia e Vlorës ka ndërmarrë një sërë masash për të goditur rastet e qarkullimit të automjeteve për shërbimin e transportit të nxënësve, të cilat transportojnë nxënës më shumë se numri i lejuar. Një rast i tillë është evidentuar edhe ditën e djeshme, ku në mjetin e shkollës private gjendeshin dyfishi i kapacitetit. Policia ndërhyri, por veç procedurës ligjore për të shmangur një fenomen të tillë, u shkaktua panik te nxënësit dhe kaos në qarkullim. “Pas bllokimit të një automjeti të enjten, i cili transportonte 25 fëmijë, dje është marrë e njëjta masë për një tjetër furgon shkolle. Mjeti që transportonte nxënës të ciklit fillor, fillimisht ka devijuar rrugën duke tentuar t’i largohet postbllokut bashkë me nxënësit”, bëri të ditur Policia. Ndjekja për disa metra e furgonit shkaktoi frikë te nxënësit, por fatmirësisht policia ndërhyri në kohë duke evituar edhe ndonjë përplasje të mundshme të tyre. Mësohet se pas disa minutash ndjekje, në një rrugicë në afërsi të xhamisë së qytetit të Vlorës, drejtuesi i është bindur urdhrit të policisë dhe ka ndaluar. Shkak është bërë edhe fakti se furgoni, brenda të cilit ishin fëmijët, kishte bllokuar trafikun. Gjatë verifikimit në vend, policia bëri të ditur se edhe pse kapaciteti i furgonit ishte 14+1, ai transportonte dyfishin e nxënësve, pra 28 fëmijë. Pas bllokimit të dokumentacionit të mjetit në pronësi të shkollës private, emri i së cilës nuk u bë i ditur, nxënësit që ishin më tepër në numër u shoqëruan në banesat e tyre nga automjete të Policisë. q.b

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


+ 4 = 9

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept