Panorama Sport
Gazeta Panorama zgjedhje 2013
Home » Opinion » Zogizmi im…

Zogizmi im…

PANDELI MAJKO Në shtyp ka dy ditë që po lexoj historinë time si “zogist”. Kush më njeh, përfshi dhe zogistët, e dinë që nuk jam i tillë! Ajo për të cilën më vjen keq është se ky debat po vjen brenda logjikës së lojës së Kryeministrit aktual me historinë e Shqipërisë…dhe të shqiptarëve. Ky debat filloi me deklarimin tim se largimi i Mbretit Zog nga Shqipëria ishte akt juridik që zyrtarizoi pushtimin e Shqipërisë…. Ironikja është që kjo ishte thjesht një përsëritje e asaj që kam thënë edhe më parë. Duket se jemi në një situatë të “re”…! Pas kësaj pashë që, sipas disave, i kisha dalë në mbrojtje me këtë deklaratë një tradhtari, hajduti, vrasësi dhe ku dihet çfarë tjetër. Si të mos mjaftonte kjo, Kryeministri Berisha deklaroi se “i paska ardhur keq” që unë mund të bëhem “kurban” i Mbretërisë”. (!?) Në vendin tonë gabimet përsëriten pasi nuk ka kujtesë historike të ndërtuar në principe të qarta. Ajo që ka ndodhur është “kokëngrënia” dhe ndërtimi i të vërtetave të njëanshme, të cilat prodhojnë keqpërdorimin e politikës mbi faktet dhe historinë. Unë nuk jam historian. Por di që Partia Demokratike e nisi rrugëtimin e saj si “Noliste”. U vendos edhe një bust i peshkopit patriot Fan Noli për këtë arsye midis godinës së Akademisë së Shkencave. Sot ai bust është lëvizur!… Shpresoj që media ta ketë ende në arkiv mospranimin e familjes mbretërore dhe Leka Zogut në Aeroportin e Tiranës kur ai u kthye në vendlindje pas vitit 1992. Sigurisht, urdhrin për këtë e dha dikush që ka kthyer mendjen sot. Në vitin 1997, të gjitha partitë politike, përfshirë edhe republikanin Godo, ishin të pranishme për t’i uruar mirëseardhjen Leka Zogut në Shqipëri në një nga sallat e Hotel Rognerit. Unë isha aty me vendimin e Kryesisë së PSSH për të përfaqësuar qëndrimin miratues të saj. Në atë takim mungonte vetëm një parti. Kjo ishte Partia Demokratike. Kush e propozoi referendumin për monarkinë si një çështje ende e hapur në tavolinën e partive në vitin 1997? Një gjë është e sigurt: që PD dhe Presidenti i kohës ishin në pozitat e atij që “e pranoi” atë. Mendoj se pavarësisht se çfarë ndodhi pas zgjedhjeve të 1997-s me përplasjet përpara zyrave të KQZ-së mes policisë dhe turmës, ku ishte edhe Leka Zogu i veshur ushtarak, çdokush që kuptonte “lojën” politike të atëhershme e dinte se kush ishte “mjeshtri” i këtij kurthi. Në vitin 2002 dhe më pas ishte qeverisja socialiste ajo që hapi dyert për familjen mbretërore dhe dhënien e një statusi ligjor për të. Nuk kam dëgjuar “psherëtima” nga askush në atë kohë se po “rehabilitojmë vrasësit apo kolaboracionistët”. Dikush nga LSI paska deklaruar se është me Luigj Gurakuqin, dhe jo me Zogun! Me sa di, anëtarë të kësaj partie mbanin nga krahu në zbritjen nga avioni Nënën Mbretëreshë më 2002-shin. Për të mos diskutuar pastaj faktin që po bashkëqeverisin… me legalistët! Në këtë histori tragjikomike ka një lojtar të vjetër që bën herë “mbrojtësin” e herë “sulmuesin”. Ky është Sali Berisha! Ai e ka ditur se duke ngritur “lart” figurën e Zogut, në të vërtetë absolute të historisë shqiptare do të zgjojë nervozizmin e shqiptarëve të cilët mendojnë se 100 vjet shtet nuk është vetëm kaq. Ai e di këtë! Doktori dinak e di se kjo lojë për “pronësinë” e historisë nxjerr të fituar sidomos atë. E lodhur nga qeverisja, pas 22 vjetësh histori politike me ulje dhe ngritje, pyetja therëse për PD-në është: Çfarë profili partie është ky grupim njerëzish që qeverisin Shqipërinë aktualisht? Ambienti social i qeverisjes aktuale shqiptare është produkt i postkomunizmit dhe dyzimit të tij. Ajo me sjelljet e fundit ndaj të vërtetave të historisë shtetformuese të Shqipërisë na fton të vazhdojmë jetën e dyfishtë, që mendon ndryshe dhe flet ndryshe. Ky proces vjen e ngjizur nga një kulturë “konvertimi”, e cila është bërë virusi më domethënës i krizës së tranzicionit të shoqërisë shqiptare. Kjo kulturë është baza e një imoraliteti politik që të bënte dje nga komunist në demokrat dhe nga opozitar në pushtetar sot, pa respektuar asnjë kod etike apo vullnet politik të votuesve. Kulti i maskarait politik po kthehet aktualisht në moral! Unë ia vlerësoj “teknikën” politike Sali Berishës, ndaj nuk dua të replikoj me askënd te zërat e shqetësuar për “zogizmin” tim…. Qetësisht ftoj të ngrihet cilindo në nivelin e pjesëmarrësve të Konferencës së Pezës dhe fondamenteve të nisjes së LANÇ-it, ku legalistët ishin pjesë integrale deri në Shtabin e Përgjithshëm të saj. Komunistët i pranuan legalistët si partnerë, ndryshe nga Balli Kombëtar, derisa ndodhi divorci i njohur. Partinë Komuniste mund ta akuzosh për shumë gjëra, por në bashkëpunimin me kolaboracionistët ajo ka pasur më shumë se “vijë të kuqe”. Ky debat i nisur ka kuptim! Ai, pa dyshim, do të ndjellë “korbat” e çdo ane, por ata nuk janë problemi, por rezultat i tij. Problemi që ngacmon aktualisht ndërgjegjen e çdo shqiptari është raporti me të vërtetën në historinë tonë kombëtare. Unë hyj te njerëzit që refuzoj të pranoj që në 100 vjet shtet jemi drejtuar nga një hajdut, kolaboracionist (!) dhe nga një diktator i dyshuar për homoseksual(!)…. Unë besoj te gjakftohtësia që koha na këshillon të vlerësojmë me qetësi. Ahmet Zogut t’i jepet ajo që i takon, duke ia vlerësuar aktet dhe analizuar gabimet. Enver Hoxhës, po ashtu. Dhe pa dyshim, edhe për cilindo tjetër nesër, duke krijuar kështu “simfoninë” e munguar të historisë sonë kombëtare dhe paqen me të kaluarën tonë të përbashkët…. Unë nuk jam historian. Jam vetëm një njeri që kujtoj se para zgjedhjeve të 2009-s, në një sallë të mbushur plot me të rinj e të reja të FRESSH-it, në Pallatin e Kongreseve, midis duartrokitjeve u deklarua se pjesëmarrës si i ftuar ishte edhe princi, nipi i Ahmet Zogut. Mua, nuk e fsheh, më janë mbushur sytë. Nipi i armikut tonë zyrtar të historisë politike të vjetër dhe të re ishte aty. Një histori që miqtë e mi të Legalitetit ma kanë treguar vetë thotë se në vitet ’60, kur Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, legalistët në emigracion u organizuan e dolën edhe me deklarime se nëse Shqipëria sulmohej, ata do të vinin dhe të bëheshin “ushtarë të Enver Hoxhës”. Kjo është, pa dyshim, veç gjuhë shqiptarësh. Gabimet shqiptare të historisë janë të lidhura me luftën për pushtet. Aty shfaqen defekte dhe probleme të cilat i nxisin qeveritarët të bashkëpunojnë edhe me kundërshtarët historikë të shqiptarëve. Kjo ka ndodhur dhe ndodh! Përvjetori i 100-të i shtetformimit ka një vlerë të madhe për të kuptuar nga vijmë dhe ku jemi duke shkuar. Është e provuar jo vetëm në politikë, por edhe më gjerë, se urrejtja krijon një identitet më të qartë se sa universalizmi i dashurisë. Unë shpresoj tek e dyta dhe historia e shkruar jo nga politikanët. Shpresoj që teksti i saj të hedhë rrënjë ngadalë për të shpëtuar brezat që vijnë nga modeli i kokëngrënies dhe papërgjegjshmërisë kombëtare, të cilat nuk janë cilësi të shqiptarëve, por pa dyshim, të qeverisjeve të tyre. Duke mirëkuptuar cilindo që ka mendim të ndryshëm, shpresoj se kur shikoni fotografinë e dorëzimit të kurorës mbretërore të Shqipërisë në Romë për Mbretin italian, ju vjen pa dashur pyetja edhe inatçore: Po pse ai mbreti “hajdut” iku dhe nuk është këtu?! A duhej të rezistonte më shumë? A duhej të vritej? A duhej…? Pyetjet janë shumë! Përgjigjja ime është e thjeshtë. Megjithatë, ai nuk qëndroi si kolaboracionist zyrtar për të na turpëruar historikisht. Ahmet Zogu, pavarësisht gjithë rezervave të mia ndaj veprimtarisë së tij, në atë moment kuptoi kohën dhe vendosi. Kjo nuk e bën hero, por pa dyshim, nuk e bën atë as tradhtar.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

15 Komente per “Zogizmi im…”

  1. Vetem ne mbyllje, zoti Majko, e ke gabim, 100 perqind gabim. Ahmet Zogu nuk iku se duk donte te ishte kolaboracinist me fashizmin, por ashtu si u vetebe mbret, ashtu edhe iku me bishte ne shale vetem te shpetonte koken e tij dhe mori me vete dhe floririn e shqiptareve. Ahmet Zogu eshte tradhetar dhe s’ka nevoje ta thote ndonje historian si Beqir Meta apo politikan si Sali Berisha. Ate qe dime, nuk ka nevoje te na e thone se perseritja eshte nena e dijes, por dhe babai merzitjes. Mos spekulloni kot se nuk u besojne ata qe e dine me mire nga ju dhe nuk kane asnje interes.

  2. Kam shume respekt per ju z. Pandeli, por per ju kam vetem nje pyetje: Per coptimin qe u beri trojeve shqiptare duke dhuruar Shen Naunin dhe Vermoshin Jugosllaveve, cfare mund te quhet mbreti i vetshpallur Zog?.

  3. Po z.Majko cfare e si mund te vleresohet ish mbretin Zogu i I-re i shqiptareve, kur s’qenka as hero e as tradhetare,kur ka ardhur ne fuqi me ndihmen e forcave te Serbise dhe te koncensioneve qe i dha asaj,kur vrau e zhduku atdhetaret me me ze te Shqiperise,kur e la popullin shqiptar ne udhekryq e te carmatosur ne diten e pushtimit te Shqiperise nga forcat okupuese fashiste italiane??!!Per t’i dhene nje status, duhej.Po mos beni te ato qe s’duhen bere e qe,me siguri,do te korigjohen nga brezat e ardheshem atdhetare progresist.Po ata qe vrau e masakroi Mbreti si Bajram Currin e Luigj Gurakuqin,Hasan Prishtinen e shume te tjere si do t’i vleresoni?Ju poplitikanet e Shqiperise nuk e keni provuar se c’eshte gjaku i dredhur nga mijra e mijra shqiptare ketej e pertej kufijve te rene per mbrojtjen e trojeve tona kombetare deri edhe ne fundin e shekullit te kaluar.Nuk e keni provuar te rriteni jetim dhe ta filloni jeten nga trualli e jo nga supet e prinderve,
    ashtu sic e kane provuar mijra e mijra femije nder shekuj shqiptare te mbetur jetim ashtu si dhe une dhe kater breza te paraardhesve te mij te rene si deshmore te Atdheut per mbrojtjen e trojeve shqiptare nga okupatoret e huaj shoviniste serbe e fashisto-naziste.Me rrenqethet trupi,kur degjoj se po i jepet Porti i Shengjinit Serbise me aq lehtesi dhe pa e njohur historine e te reneve e gjakun e derdhur nder shekuj.Ruajuni nga tradhetite e reja,se c’u be me pare nuk c’behet me!Ju politikane beni punen tuaj qe u takon dhe lini historienet te bejne punen e tyre studimore dhe mos u perpiqni t’i manipuloni me deklarimet tuaja te papergjegjeshme e subjektive per ngjarjet e figurat historike.Edhe historianet te mos behen marioneta ne duart e politikes e te politikaneve sic jane bere disa,sepse do t’i cvleresoje koha e brezat pasardhes.Tefta Cani

  4. Kam qene nje gjysem admirues i juaji dhe pse ke qene ne ane te kundert me idete e mija te djethta .
    Kujtoj idene e rruges se kombit per te cilen kam paguar dhe para me taksen dhe qe pastaj e hodhe poshte ne radhet e partise me te famshmin korrupsjon.
    Sot ndjehesha mire tek lexova artikullin tend dhe keto rejshta po i shkruaj edhe pasi lexova Bashen e urte.
    Nuk kam verejtje per cfar shkruan por dua te te bej nje pyetje :
    Ne se mer inisjativa kaq te bukra me artikuj per te djathten pse nuk te shkon ne mendje te dalesh dhe deri tek miratimi i ligjit te djeshem per ish pronaret qe vertete te me mbushet mendja qe je mbi llogjiken partiake.

  5. Vetem nga Majko nuk mund te merret asgje seriozisht, cfare thot tani e ndryshon pas 5 minutash, lereni ne meditimin e tij per tunelin nenujor Vlore-Bari

  6. Lexova artikullin-replik tuajin z.Majko,por ai shkrim nuk i ngjante aspak nje replike, sepse
    nuk jepte asnji lloj pergjigje reagimeve te shumta ne masmedia
    Kjo lloj repliket nuk i jepte pergjigje asnji prej kontastuesve tuaj, perfshire edhe mua.
    Kundershtimet per deklararimin tuaj, kishin te benin ne pergjithesi, me ate qe ju e quani
    vlere,siç ishte arratisja e”mbretit” duke grabitur edhe Banken e Shtetit ne vigjilje te pushtim.
    Ndersa ju, jo vetem qe nuk jeni pergjgjur, por jeni “hallakatur” me konkluzione politike, qe
    ne vend te sqaronin diçka, e kane bere gjithçka edhe me te mjergullt.
    Nuk e kuptoj se çhyn i “gjori” Berish me sulmin qe i keni bere pothuajse ne te gjithe
    repliken tuaj,kur ai i “shkreti” dhe shpura e tij te mori ne mbrojte,biles jam i bindur qe ne
    rast se “trokisni” ne deren e PD te gradojne menjehere n/kryetar per historin. Apo eshte nje lloj
    “vrasje” ndergjegjeje,dhe ne kete menyre mund te justifikoheni me ata qindramijra militant qe keni
    zhgenjyer,duke i rinovuar e konfirmuar “dellin ” tuaj antiberishjan.
    Mandej gjithe ajo retrospektiv me pinjollet e “mbretit”, me dukek krejt e kote, sepse nuk ishte ky
    thelbi i debatit: ne hyjne,apo nuk hyjne trashigimtaret e Zogjit ne Shqiperi,por sjellja e “mbretit”.
    Diçka tjeter qe me beri pershtypje ne replike, ishte vetdeklarimi i shpeshte,qe ju sjeni nje historian.
    E gjykuar thjesht,duket si nje fare justifikimi, si nje lloj menyre per te kerkuar falje.Por ne kete rast
    tingellon pak si naive,sepse per te njohur keto fakte historike ska nevoje te jesh ndonje historian i
    rrethuar me tituj e dekorata, por thjesht nje person me nje nivel mesatar kulturor.Jo si ju.
    Megjithese ju nuk i merrni parasysh dhe vrejtjet qe kane shprehur historianet me shume tituj.
    Megjithate, ne fund te replikes,i ktheheni perseri frazes suaj “inkriminuese”,per te treguar se jeni
    koherent ne bindejt tuaja, por qe ne te vertet skeni bere asgje tjeter,vetem se jeni perpjekur te
    “lani m* me sh*” siç thojm ne andej nga Shkodra.
    Do te kisha dashur te dija kur,dhe cili Mbret ne histori. i shpallur, apo i veteshpallur, ka shkuar
    vullnetarisht te ja dorezoje kuroren nje Mbreti tjeter?Sigurisht qe nuk jane teresisht leshko.
    Pra sipas teje zMajko, Zogji ja paska mbath vrapit pa vu kamen mire pushtusi,sepse spaska
    dasht me ja dhan kunoren mbreterore V.Emanuelit, prandajna duhet ne duhet te ngazellehemi
    e te lumturohemi dhe te brohorasim njezeri:o ty te lumshin dyja kamt o mreti jon.
    Ju do te thoni perseri ndoshta se nuk jam historian;Por dhe mua me lind e drejta te them:mos ja fut kot.

    • Akil !
      Gjate diktatures komuniste, per te glorifikuar figuren e “heroit” Enver Hoxha, u perhapen ne popull shume genjeshtra qe te zhvleresonin mbretin Zog.
      – Eshte thene se ai u arratis dume mare me vete gjithe thesarin e shtetit.
      Tashme ne baze te dokumentave e deshmive del se nuk ka asnje fakte qe ta vertetoje kete.
      – U tha se Zogu i shiti Jugosllavise Shen Naumin. Ne baze te dokumentave rezulton se eshte bere vetem nje shkembim pothuajse i parendesishem teritoresh, midis disa fshatrave te Prespes, e Shen Naunmit.
      – Nje projekt mareveshje e perpiluar nga jugosllavet sipas oreksit te tyre shovinist, u quajt si mareveshje e Zogut me jugosllavet, kur ne fakt ai nuk e firmosi kurre ate projekt mareveshje.
      – Ketyre genjeshtrave me nje zell te cudtshem, Akili ju shton edhe nje genjeshter tjeter te madhe te fresket, se mbreti ja paska “dorezuar vullnetarisht kurroren mbretit Emanuel te Italise”
      Ku e gjete kete xhevahir genjeshtrash more Akil ?
      Asnje figure historike e ndonje kombi nuk mund te trajtohet si nje figure e paster engjellore, por djallezia e shpifjeve, vecanerisht per keto figura, i sjell deme te medha cdo kombi dhe historise se tij.

  7. Po te jeni kaq te mire per Zogun ju te mengjerit si shpjegohet qe legalistet jane ne qeveri me Berishen, dhe se deri dje Leka II ishte zyrtar I ministrise se jashtme, e tani keshilltar I presidentit.

    Ajo qe bene te majtet kurre nuk do harrohet. Arriten deri sa hodhen ne ere varrin e Nenes Mbretereshe. U ka ngec ora te kolaboracinizmi. Ku kishte kolaboracionist me te medhenj se komunistet. Harroni se si kendohej ne serbisht per vellazerine me Jugolavet.

    As edhe nji pushtues nuk ka prishur varre ne shqiperi.

  8. Zogu ishte ne fund te fundit, shqiptar, me te mirat dhe te keqijat e tij. Nese vrasja e patrioteve, leshimet ndaj sllavit dhe ikja pa organizuar rezistence e ben negativ, pa harruar jetesen me 5 uje ne Londer dhe rrethina, shnderrimi i shqipostanit ne Shqiperi e ben gjigant! I pelqeu apo jo dikujt, nuk leviz gje fare, do apo sdo paskal askushi nga bregu, kukuvajka laluce 1 meter e 1 qofte mbi toke apo ndonje partizan tjeter.
    Ne vitin e 100te te shpalljes se pavaresise nuk po festohet shteti i mirefillte shqiptar, ai vonon deri ne 1924, dhe ketu, duam apo sduam ne, ka peshe te jashtezakonshme “maloku” Ahmet Zogu! Pastaj si iku, ke vrau dhe si vodhi, eshte tjeter pune, pune per historiane. Vetem dicka do te shtoja, nuk jam kurre pro mbreterise, dhe njohja e vlerave nuk justifikon kurrsesi lepirjen ndaj pinjolleve te mbretit te veteshpallur e as vendosjen e tyre ne piedestal.
    Majko, po ri-filloj te kem respekt per ju zoteri, fundja gjysherit komuniste e partizane i kam pasur edhe vete! Por kjo nuk me ben idjot, por krenar.

  9. Ceni,
    Pergezime zoti Majko. Jane te pakte politikanet shqiptare me horizont te gjere si tuajen. Te ngrihesh permbi idealet e partise tuaj eshte pak e veshtire ne vendin tone, por sic themi ne shqiptaret, mire bere! Leka i pare ka bere shume kompromise me regjimin komunist per te cilat asokohe Berisha, s’ka qene ne dijeni. Kjo eshte nje nga arsyet qe ju dhe socialistet e pranuat familjen mbretrore te vendoset ne Shqiperi, sepse ju e keni ditur aktivitetin e Lekes se Pare. Nese ngriheni mbi idete themelore te te drejtave njerzore dhe politike ne vendin tone, ju duhet te terhiqni theniet tuaja persa i perket dy ceshtjeve sa themelore dhe te rendesishme per vendin tone: Pronen private dhe demshperblimin e te burgosurve politik. Sic e theksova me larte ju jeni mendje hapur dhe intelektual. Mos humbni ne makinacionet politike qe bejne partite. Provoni te bashkoni shqiptaret me aftesite tuaja sic qe ky artikull kaq i drejte. nese flasim qe mbreti Zog qe vodhi floririn, cfar ndodhi me thesarin qe vodhen ne vitet 90-te? Zogu me vendimin e qeverise se atehershme mori rrugen e emigirmit se po te perdorim pak llogjike vendimi per te pushtuar Shqiperine nga Italia Fashiste, rezistenca e forcave shqiptare s’dote sillte asnje perfitim, dote ishte nje sakrifice vetem me humbje jetesh nga populli jone. Per mendimin tim ne (shqiptaret) s’jemi arsyeja e fillimt te luftes se dyte boterore.Italia Gjermania dhe Japonia, e filluan luften per te pushtuar boten permbledhur edhe Shqiperine. Mire bere qe i dhe vendin e merituar Mbretit Shqiptar.sidoqofte ky eshte opinioni im. Ka te tjere qe dine me shume sepse edhe une s’mar vesht nga historite dhe makinacionet politike.Me shprese se dote ngrini zerin per gjera me te rendesishme sic shkrova me larte ju pershendes Best regards Cen Tabaku. Palm Coast fl. U.S.A.

  10. Z Pandi !
    Me kenaqesine me te madhe shoh se me se fundi edhe ne rradhet “kompakte” te se majtes shqiptare, del dikush qe perpiqet t’ju afrohet disa te vertetave te mohuara te historise shqiptare. Del nje bir i nje familje komunistesh qe publikisht i thote keto te verteta me guximin e nje njeriu qe vlereson mendimin e lire.
    Ne bindjen time, jam i sigurte se edhe ne rradhet e shume politiikaneve e intelektualeve te majte te sotshem qe kane aftesite normale mendore dhe shkalle normale intelektuale, jane te ndergjegjshem ne veten e tyre se ato qe thoni ju jane plotesisht te verteta.Por e verteta eshte se asnjeri prej tyre nuk e mer nisiativen si ju per ti thene gjerat troc ashtu si jane, duke ju druajtur reagimit te ekstremisteve qe dominojne partine tuaj.Edhe ju vete pa dashur, per vetembrojtje apo per tu pozicionuar si nje kundershtar i pa kompromis me partine demokratike e udheheqesin e saj Berisha, se bashku me te vertetat, na servirni edhe ndonje te pa vertete, duke lene per te kuptuar se Partia socialiste ne teresi paska qene mbeshtetese e legalisteve.
    Meqe jemi tek historia, edhe keto 21 vitet e fundit perbejne nje copez te historise se Shqiperise. Asnjehere partia socialiste ne keto 21 vjet nuk ka bere aleance politike me legalistet e partite e tjera te djathta (vec partise fantazme te djathte te Spartak Kico Ngjeles e nje demokristiani, politikan i nivelit medioker) Ne te kundert legalistet kane qene gjithmone aleate te partise demokratike. Per kete nuk ka nevoje te na dale ndonje historian si Millo apo Xhufi qe te na mbushi mendjen per te kunderten, pasi keto vite po i perjetojne edhe brezat e sotshem. Sigurisht ideollogjite monarkike nuk perkojne me ato demokratike, por historia e shkruar e PP e ne vazhdim e PS, jo vetem nuk e kane pranuar monarkizmin si ideollogji, por edhe i kane persekutuar, burgosur e vrare zogistet. Pra mos e paraqisni mendimin tuaj progresist liberal si nje tipar i pergjithshem i partise suaj se me kete ne njefare menyre i cvleresoni ato mendime te shfaqura publikisht.
    Lexova nje shkrimin tuaj per masakrimin qe ju eshte bere pronave ne Shqiperi. Mendimet qe kishit shfaqur perkojne me mendimet e mases me te madhe te shqiptareve. Dje u shtrua ne Kuvend nje projekt ligj per kthimin e shtepive te rreth 3400 pronareve te cileve regjimi diktatorial ju a kishte konfiskuar dhe ju a kishte dhene bashkepuntoreve te tij.
    Ndermjet deputeteve socialiste qe nuk pranuan qe ta votonin kete ligj me se te drejte, ishit edhe ju.
    A nuk ka ardhur koha qe nga fjalet te kalohet ne vepra ?
    A nuk ka ardhur koha qe te hiqet dore nga te dy partite me te medha te vendit qe per probleme ne interes te te drejtave te qytetareve, te drejtes se prones si nje e drejte themelore, per integrimin e vendit ne bashkesine evropiane e shume te tjera te mos votojne deputetet “an block” nen shkopin dirigjues te shefit ?
    Ndonese kam bindje te djathta e vecanerisht nuk kam besim tek e majta shqiptare qe vazhdon te jete e lidhur me te kaluaren tone te hidhur “majtiste”, ju respektoj ju z.Majko si nje socialist dhe bindjet tuaja mund te jene objekt debati po jo armiqesishe. Tek e fundit ne bindjet politike jane te polarizuara edhe shumica e familjeve shqiptare nepermjet lidhjeve fisnore e krushqore. Ky eshte nje realitet qe nuk mund ta fshish me nje te rene te lapsit. Nese gjuha agresive armiqesore e politikaneve do te shtrihej edhe ne gjitha familjet shqiptare, cfare do te ndodhte me kete popull ?
    A nuk ishte boll tragjedia e 97-tes ?
    Pare nga ky kendveshtrim, me pelqeu shume shkrimi i legalistit Basha qe ndonese ju quan kundershtar politik, ju konsideron si mik.

  11. Sa shume meri,sa shume urrejtje per mbreterine , sidomos nga ata qe nuk e kane perjetuar.Nje pyetje kam per te gjithe ata ose ato dashakeqes :Ne se pas luftes do te ishte rivendosur mbreteria,si dote ishte gjendja ekonomike sot ne Shqiperi????

  12. Urime, z. Majko. Brenda pak vitesh jeni shndërruar në hallkën që po e lidh më së fundmi pushtimin komunist me historinë shqiptare.

    Urojmë të mos mbeteni i vetëm, por mbi të gjitha urojmë të gjeni kurajë dhe mbështetje të riorganizoni opozitën rreth një platëforme të re, që të mëtojë seriozisht për paqen e shumë-gjatë-munguar shoqërore.

  13. O Majkoooooo… a e sheh cdo te thote te permendesh nji te vertete (si do qe te jete dhe ndaj kujt) te mbysin idjotet ,prandaj thuaji genjeshtra se ashtu ngrohen. Perosnalisht jam i vleresimit te cdo figure mbi bazen e fakteve dhe bemave ,jo lajthitjeve mbi bazen e nji trushplarje 45 vjecare .
    Sinqerisht Majko po me dukesh si nje lule qe ke celur ne mes te ferrave.

  14. Z.Ded!

    Me keqardhje jam i shtrenguar te te them, qe pergjigja juaj si zakonisht eshte e vaket, jo bindese.Nuk mundesh me i fshi dokumentet akivor,( po i lajm jashte deklarimet e bashkepunetoreve te tij,ne favor,apo disfavor,sepse ato mund te jene edhe emocionale)duke me qujt genjeshtar vetem me nje pohim te thjeshte:ne baze te dekumentave te reja. Cilat z.Ded? Do te isha kurioz me ma diftu nje.
    Po filloj te bindem se bashkebisedoj, o me nje militant ekstremist,por me nje gjuhe
    elegante, ose me nje person qe nuk eshte mjaft i mireiformuar.?????????? Dhe se fundmi, ajo fraza qe e keni cilesuar si “nje genjeshter te fresket”,ju nuk e keni kuptuar,sepse, ajo nuk edhte as nje genjeshter,as nje e vertet,por nje ironi me frazen e z.Majko. Ju ftoj ta rilexoni edhe nje here.Kesaj radhe me me kujdes.

Beni nje Koment


1 + 6 =

Gazeta Panorama zgjedhje 2009
Social Network


Abissnet
Gazeta Panorama Alexa toolbar

VIDEO



Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept