Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Rrëmbehet sozia e Sadam Husein

Rrëmbehet sozia e Sadam Husein

Një egjiptian, i cili është kopje e Sadam Huseinit, ka deklaruar se një bandë irakiane është përpjekur ta rrëmbejë atë dhe ta detyrojë të bëjë një film pornografik duke personifikuar diktatorin. Mohamed Bishr, nga Aleksandria, tha se grupi do ta shiste videon si filmim ekskluziv erotik të ish-liderit irakian. Ai tha se e kishin rrahur keq kur ai kishte refuzuar, edhe pse i ishin ofruar 333 000 dollarë. Myslimani i devotshëm tha se i kishin bërë telefonata kërcënuese. Javën e kaluar tre burra me kostume e kishin futur në një furgon. Duke folur nga spitali, Bishr tha për gazetën egjiptiane “Al-Ahram” se: “Tre burrat kishin armë në brez, më detyruan të dal nga makina ime dhe të shkoja në një minibus”. Gjëja e fundit që kujton, janë burrat që po i bërtisnin njëri-tjetrit, përpara se ai të hidhej nga minibusi dhe të godiste kokën. Sipas “The Times”, sulmuesit kishin theks irakian dhe sirian.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Rrëmbehet sozia e Sadam Husein”

  1. E patë kur vizitohej trupi pa jet i Kadhafit në dhomën e ftoht (ku shihej trupi gjys i zhveshur).,kjo pamje ngjason me fotot e pushimeve të arushës së bardhë.,ndaj Irani s’shpëton pa u skuqur.

Beni nje Koment


+ 1 = 8

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept