Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Nishani kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Nishani kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

 

Nishani dhe Ivanov gjate takimit

OHER- Ka qenë një takim “sportiv” ai mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe homologut të tij maqedonas, Gjeorgje Ivanov. Siç theksojnë mediat vendase, risia e këtij takimi është se dy presidentët u takuan në një imazh të veçantë, pa kollare. Takimi mes dy Presidenteve eshte mbajtur në vilën presidenciale “Biljana” në Ohër.

Gjatë takimit, Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria dëshiron të shohë më shumë progres në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke thënë se; “Marrëveshja e Ohrit përbën një themel të sigurt ligjor për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e Maqedonisë.”

Në komunikatën e Presidentit, Ivanov thuhet se në fokusin e bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet e deritanishme dypalëshe dhe fushat që duhet rritur bashkëpunimi.

Të dy Presidentët vlerësuan se marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve kanë arritur një nivel të kënaqshëm, duke theksuar se është e nevojshme që të punohet më shumë për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, në fushën e turizmit, energjitikës, infrastrukturës, transportit hekurudhor, rrugor e liqenor, arsimit, kulturës dhe veçanërisht në zbatimin e projekteve me rëndësi prioritare.

Nishani ka patur një takim “tetë-a-tetë” me homologun e tij, dhe më pas u janë bashkangjitur edhe anëtarët e tjerë të delegacioneve. Në asnjërin prej takimeve nuk janë lejuar mediat. Ky ka qenë edhe takimi i parë i dy presidentëve, pas marrjes së detyrës nga, Bujar Nishani.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Nishani kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”

  1. Presidente shume i lodhur,si ai qe e ka zgjedhur,zdi te beje dy muhabete dhe jo te drejtoje nje shtet,sja vlen te merresh me te,ai eshte kukull ne presidence

Beni nje Koment


+ 7 = 8

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept