Ekzekutimi: I forti i Shijakut vret komisarin e Policisë, Adem Tahiraj
Aktualitet e Premte, 14 Shtator, 2012 | 10:11 am
Adem Tahiraj, baba i tre fëmijëve qëllohet me breshëri pas debatit para një parukerie. Në kërkim, Xhakja e Krasniqi. Autorët largohen me një makinë “Polo”
Kryepolici i Shijakut shoqërohej nga shoferi dhe një inspektor. Policia: Ilir Xhakja qëlloi nga makina e tij. Kush është personazhi që akuzohet për disa vrasje dhe i dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje. RENEA e arrestoi më 5 korrik 2007, Gjykata e liroi.
Ekzekutohet me armë zjarri shefi i Komisariatit të Policisë së Shijakut, kryekomisari Adem Tahiraj. Ai u qëllua për vdekje dje rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Katund-Sukth, në një rrugë mes Shijakut dhe Katundit të Ri të Durrësit. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ka qenë në krye të detyrës, gjatë një operacioni kontrolli për armët pa leje. Ngjarja ka ndodhur pranë një parukerie, ku sipas dëshmitarëve ka pasur një debat të ashpër mes disa personave dhe shefit të Komisariatit që mbeti viktimë në ngjarje. Shumë persona janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, e cila ndodhi në mes të rrugës. Mes dëshmitarëve është një parukjere, e cila është shoqëruar në Polici si personi kryesor dëshmitar okular i ngjarjes. Burimet e Policisë thanë se kryepolici Tahiraj ndodhej në makinën e punës, bashkë me shoferin dhe një inspektor të zonës, duke kryer kontroll.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)




























gjykata e liroi tani familjaret e policit c’fare te bejne me kete gjykatesin prokurorin etj …….keta duhen [ denuar ] per shembull
te kthehet denimi me vdekje perndryshe nuk do te gjejme qetesi i lutemi shtetit te kthej denimin kapital.nuk do te shkojme ne zgjedhje po nuk na siguruat jeten qe ikim nga shtepia dhe nuk dihet nese do te kthehemi prape apo jo,
Gjykatesit dhe prokuroret duhet te vihen ne litar,,po kush ti veri,,,gjyqesi e korruptuar,,pastaj thuhet pse behet vetegjygjesi,,,po te presesh kete shtet vetem te vrasin,,mjeri ne per kete politike dhe kete qeveri,,per politikanet tane qe nuk lane gje pa vjedhur,,pa vrare,,dhe cfare nuk degjohet ne Shqiperi,,,,mjerim
ngushellime familjes, shefi ka qene me nji inspektor dhe shoferin,lind pytja kto ca bon,apo njonit i futi uje pistoleta,tjetrit spo i hapej dera makines se do ti kishte m.t kriminelet,problemi aty eshte se gjysma e inspektoreve morin lek,gjysma tjeter njifen e sja ma,shifini neper foto,jane te gjithe 8 mujsha me barkun si loder,del dikush me dhon shembull si bohet puna e ha plumin
BRAVO SHTETI E GJYKATA
Ngushellime familjes ! Me vjen shume keq kur vritet nje punonjes shteti dhe shteti nuk reagon.Reagimi nuk behet me llafe dhe per mua hesapi eshte i bere : Ky kriminel mban ne kurriz 5 vrasje,5 jane dhe gjyqtaret qe i dhane atij pafajesine…po u bene shembull keta gjyqtare atehere te jeni te sigurt qe krimineli do e marre denimin e merituar,perndryshe do e keni perseri te lire,e mbase dhe me mandat e imunitet !
Cfare jane keta gjyqetare maskarej qe per nje grusht para, lirojn kriminel ??? A do shtergohet vidat ne kete vend ndonjehere, apo do vazhdojme rrampalle??? Shikoni pasurit e gjyqetareve dhe jeten e tyre. A mund te vihen ato me rroga ??? Jo jo; kete e di edhe femija. Sot, sejcili qe ka nje karrige shteti, nga kryetari i shtetit e deri tek pastrusja, kerkon ta cfrytzoj ne maksimum ate. Sa me e madhe te jete kjo karrike aq me e madhe eshte gryksia. Pastaj kerkoni te hyni ne BE !!!!!
turp drejtesise shqipetare dhe atyre qe perkrahin kriminelat sikur te vriste gjykatsin te merrnin mesim kto gjykatsit tjere dhe nuk i falet kjo qe kan bere duke lene te lire nji kriminel te tille ngushllime families.
Ujku qimen e ndrydhon por vesin se harron.
Keshtu qe ky kriminel I shemtuar do ishte ne burg per vrasje.
Gjykatsin si e lirua I kan duart me gjak.
Kjo te tregon se kriminelat po lilzojn ne vendin ton.
krye polici e ka ditur qe eshte njeri i rezikshem duhet te kishte pasur kujdes kur ju afrua ka mjete dhe menyra sa te duash per ti kapur dhe pa deme nga radhet e policis gjynaf la femijet gruan
qelbesirat duhet qe te zhduken nga faqja e dheut ky nuk ka vend ne burg po zhduke psikopatin
ky kok katrori shemtira maskarai da varim ne mes te durrsit dhe tja rjepim lekuren. denuk me vdekjeee