Panorama Sport
Home » Bota&Rajoni, Kuriozitete » Shuplakë e fortë për Merkel, tani e quajnë “Kumbarja”

Shuplakë e fortë për Merkel, tani e quajnë “Kumbarja”

Gertrud Hohler, gjatë prezantimit të librit

Kritikat nga CDU, ish-këshilltarja e Helmut Kohl shkruan “të zezat”

Një libër që u publikua së fundmi në Gjermani, me titullin “Kumbarja”, dedikuar Kancelares gjermane Angela Merkel, është kritika më e fortë që ajo ka marrë deri tani mbi mënyrën e qeverisjes së saj. Kishte dëgjuar ta krahasonin pushtetin e vet me Rajhun e Katërt, por krahasimi me një kryetare të një klani mafioz dhe për më tepër, nga një prej zërave më të fortë në partinë e saj Unioni Kristian Demokrat (CDU), ishte një “bombë” për Merkelin. Libri anti-Merkel me 300 faqe është shkruar nga publicistja 71-vjeçare, Gertrud Hohler, këshilltare e ish-kancalerit Helmut Kohl. Më shumë se 80 gazetarë e kamera ishin mbledhur në konferencën e saj për shtyp. Hohler njihet si publiciste best-seller në Gjermani. Ajo ka theksuar në libër teza të vjetra të diskutuara nën zë për Merkelin, si për shembull, se ajo “shtyn jashtë rruge të gjithë rivalët meshkuj, nuk ka sjellë ndonjë vlerë dhe merr vendime vetëm kur ajo e di me siguri se në cilën anë do të anojë peshorja”. Merkel, me pseudonimin “Mutti” apo “mami” në qarqet politike, quhet në librin e Hohler “kumbarja”. Ajo vendos “një variant të qetë fuqie autoritare që Gjermani ka përjetuar deri tani”, thuhet në libër. Autorja liston një sërë atributesh për Kancelaren gjermane, si për shembull: vjedh idetë nga rivalët politikë, nivelon sistemin e partisë si një parti-shtet, ndot mënyrën e normave ligjore, standardeve etike, Parlamentit dhe Kushtetutës e shpesh qortohet nga Gjykata Kushtetuese Federale. Shkurtimisht, ajo ul moralin politik, sipas autores. Libri e akuzon Merkelin se po ushtron një pushtet autokrat, është e fiksuar pas fuqisë dhe se po shkatërron euron. Merkel nuk ishte një grua me vizion, thotë Hohler në libër; ajo kishte “neutralitet vlerash, ftohtësi, mungesë pasioni, që ishin të panjohura për shumë perëndimorë”. Autorja thekson se nuk dëshiron të krijojë një legjendë mbi origjinën gjermano-lindore të Merkelit, por thekson se vetë Kancelarja nuk thotë kurrë gjëra që i përkisnin asaj kohe. Pasazhe të librit që ka shkaktuar shumë polemika në Gjermani janë botuar në gazetën e famshme konservatore gjermane, “Frankfurter Allgemeine”. Ekspertët shkruajnë se fakti që diskutohet se vlerat demokratike po pësojnë humbje në Gjermani dhe Europë nuk është i ri, i ri është roli i madh që i jepet Merkelit në këtë proces. Kjo tregon se sa shumë konservatorë në CDU sfidohen nga pushteti i Merkelit.

“Veteranët”
Autorja thekson faktin se vetëm ata që nuk kërkojnë më karrierë në politikë kanë guxim ta kundërshtojnë Merkelin. Një prej tyre është 72-vjeçari Josef Shlarman, kreu i komitetit të partisë për kompanitë e vogla e të mesme. Ai tha se partia po merr urdhra. Çdo përpjekje për të marrë masa kundër Merkelit ka dështuar.

Kostumi gjerman
Autorja shkruan se e gjithë sjellja e Merkelit mbase ka të bëjë me faktin se ajo ka jetuar për 35 vjet nën diktaturë në Gjermainë Lindore. Askush nuk e di se çfarë e shtyn Merkelin të veprojë në heshtje, të mos thotë kurrë shumë gjëra dhe të jetë dyshuese, shkruar Hohler. “Ja si Angela Merkel po e rindërton Gjermaninë”, është nëntitulli i “Kumbarja”. Hohler thekson se europianët e tjerë duhet të jenë të shqetësuar për etjen për pushtet të Merkelit, e cila po e vesh Europën me një “kostum të rrobaqepësit gjerman”.

Dedikimi
Hohler ia ka dedikuar librin e saj “të gjithë atyre që po kafshojnë ende gjuhën” dhe se sa shumë janë këta brenda qarqeve partiake, nuk dihet. CDU njihet prej një kohe të gjatë si parti që i bindet kancelarëve të saj dhe pranojnë stilin e tyre të drejtimit, pa shumë polemika. Sesa e vërtetë do të jetë kjo në vijim, do ta tregojë fakti nëse Merkel rizgjidhet në krye në vitin 2013. Rrëzimi i Kancelares nga brenda partisë nuk është një opsion i realizueshëm. Cilido që kërkon karrierë në CDU, duhet t’i bindet Merkelit, sipas autores.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


1 + = 5

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept