Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Fëmijët identikë, nëna u rruan kokën me numra

Fëmijët identikë, nëna u rruan kokën me numra

Nëna e katërnjakëve identikë u ka rruar kokën fëmijëve të saj, duke u lënë flokë vetëm sa për të formuar numrin e secilit, si një stampë mbi kokë. Duke e parë se ajo vetë edhe bashkëshorti i saj e kishin shumë të vështirë të dallonin djemtë e tyre gjashtëvjeçarë, nëna ka vendosur që pak ditë para fillimit të shkollës të merrte këtë masë për të mos krijuar konfuzion mes mësuesve dhe nxënësve të tjerë. Kështu, ata mund t’i dallojnë nga numrat. Nga njëshi deri të katra, që janë të mëdha e të dukshme për të gjithë. Edhe vetë fëmijëve duket se u pëlqen ky plan, pasi argëtohen me numrat e tyre. Nëna e djemve, Tan Çaojun, nga Shenzeni i Kinës, tha: “Djemtë e mi janë identikë, madje edhe për mua. Mund ta bëja ndryshimin mes tyre vetëm nga këndi që u krijonte qepalla e syrit përpara se të mbushnin 18 muajsh. Ndërsa tani janë aq të ngjashëm, sa as babai i tyre nuk mund t’i dallojë dot se kush janë. Ndonjëherë ai dënon djalin e dytë për diçka që ka bërë djali i tretë”, tha ajo.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Fëmijët identikë, nëna u rruan kokën me numra”

  1. QOFSHIN TË LUMTUR ME FAMILJE,
    PAÇIN JETË TË GJATË!…

    SA IDE E MREKULLUESHME!

    AH!
    SIKUR TË KISHIM MUNDËSI QË EDHE KRYEMINISTRAVE TANË, SALO-THAÇI; – TEJET FOSHNJORË NË POLITIKË DHE DIPLOMACI T´ UA ETIKETONIM NUMRAT NË BALLËT E TYRE TË PACIPË!…

Beni nje Koment


2 + 5 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept