PSIKOLOGJIA   Birra Korca
GRAZIA   Lotaria Kombetare
Home » Sport » Cana: Nuk luajmë për hakmarrje në Zvicër

Cana: Nuk luajmë për hakmarrje në Zvicër

Lorik Cana

Kapiteni e pohon se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë
. “Do të doja që kosovarët e Zvicrës të ishin në ekipin tonë” Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, e ka parashikuar si shumë të fortë dhe të vështirë ndeshjen me Zvicrën nesër në orën 20:30, por është shprehur se skuadra do të bëjë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv në Lucernë. Sipas Canës, ndaj Zvicrës duhet pasur shumë kujdes, pasi helvetët janë mjaftë të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, ndërsa u bënë thirrje të gjithë shokëve të skuadrës të kenë kujdes dhe të jenë vigjilentë. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, Cana theksoi se skuadra duhet të luajë shumë e kujdesshme, pasi helvetët janë mjaft të rrezikshëm. “Zvicra është një skuadër e një niveli të lartë dhe ka në gjirin e saj lojtarë mjaft cilësorë dhe me shumë eksperiencë. E kemi të qartë që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por për 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Varet se si do të shkojë loja, me një skuadër si Zvicra nuk mund të bëhet asnjë parashikim apo plan. Ne do të përpiqemi që të luajmë shumë të kujdesshëm, pasi kundërshtari mund të na ndëshkojë në çdo moment. Shpresoj të jemi në ditë të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv”, u shpreh kapiteni. Ndërsa i pyetur se si e shikon ai faktin që në skuadrën e Zvicrës luajnë disa lojtarë shqiptarë dhe si e komenton ai përballjen me ta, Cana u përgjigj: “Sigurisht që do të doja që ata lojtarë të bënin pjesë në ekipin tonë, por tani i kemi kundërshtarë dhe nuk mund t’i quajmë ndryshe. Lojtarët që luajnë për Zvicrën i shikojmë thjesht si kundërshtarë, prandaj do të përpiqemi që të mos ndikohemi nga zgjedhja e tyre. Ndeshjen nuk mund ta shikojmë si hakmarrje ndaj futbollistëve që luajnë me Zvicrën, por të luajmë dhe të mundohemi t’i mundim ata. Në Lucernë do të kemi mbështetjen e tifozerisë, e cila parashikohet të jenë të shumtë në numër”, pohoi Cana, ndërsa vijoji duke i bërë thirrje të gjithë skuadrës që të impenjohet 100% për këtë ndeshje. “Duhet të jemi përgjatë 90 minutave vigjilentë dhe të kujdesshëm, pasi kundërshtari është i një niveli të lartë dhe mund të na ndëshkojë në çdo kohë. Pavarësisht se Zvicra është një skuadër e madhe, ne kemi besim se do të luajmë një ndeshje të madhe dhe do të bëjmë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Zvicrës”, përfundoi kapiteni. Gjykon një… farmacist Ndeshja Zvicër-Shqipëri, e vlefshme për grupin E, do të zhvillohet të martën në orën 20:30 në stadiumin “Suisspor Arena” të Lucernës. FIFA ka publikuar dje edhe gjyqtarët e kësaj sfide. Do të jetë një treshe rumune me kryesor Ovidiu Hatengan. Bëhet fjalë për një 32-vjeçar, i cili është farmacist në profesion. Hategan ka që nga viti 2008 ka marrë stemën e FIFA-s dhe është listuar si arbitër i Kategorisë së Parë. Ja bastet për sfidën Zvicra vlerësohet si superfavorite për të mposhtur Shqipërinë në ndeshjen e së martës. Sipas kompanive më të mëdha të basteve në Europë, triumfi i helvetëve llogaritet 1.35. Ndërkohë, barazimi në këtë sfidë ka koeficientin e lartë 4.69. Ndërsa një fitore e Shqipërisë, e cila për bastexhinjtë konsiderohet si blof, ka koeficientin 8.83. Nga ana tjetër, kompanitë e basteve parashikojnë se rezultati më i mundshëm do të jetë 1-0. Stërvitja në Durrës Kundër helvetëve, me një sulmues Zvicra nuk është Qipro, ndaj dhe rreshtimi i lojtarëve nuk do të jetë i njëjtë. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet tekniku i Kombëtares sonë, Xhani de Biazi, kur në seancën stërvitore të Kombëtares ditën e djeshme në skuadrën e parë luante më 5 mesfushorë dhe me Sadikun në sulm. Stërvitja e fundit e Kombëtares në tokën tonë startoi në orën 18:00, sapo në tapetin e gjelbër të fushës shkeli tekniku De Biazi. Stërvitja ka nisur me lëvizje me top duke e pasuar me këmbë e me duar, ushtrim ky që u pasua nga pasimi në kuadrat. Menjëherë pas nxehjes De Biazi e ndahu skuadrën në dy pjesë, për të vazhduar me disa minuta lojë, e cila në përfundim të saj përfundoi 0-0 mes llojit. Në ndeshjen me Zvicrën, pikësynimi i De Biazit është të “blindojë” mesfushën dhe sot në skuadrën e parë u përfshi Agolli, ndërsa nuk bënte pjesë në formacionin që filloi takimin me Qipron sulmuesi Salihi. Ujkani, Cana, Dallku, Lila, Mavraj, Bulku, Vila, Kukeli, Agolli, Mera, Sadiku, ndërsa në skuadrën dytë luanin të tjerët, përjashto portierin, Shehin dhe Bogdanin, i cili gjatë gjithë kohës u stërvit veçmas. Kjo ka qenë ndarja që i ka bërë skuadrës italiani. Dje, numri një i pankinës “kuqezi” skemat i ka vënë në zbatim gjatë lojës. Ndërsa përsa i përket rreshtimit të lojtarëve, De Biazi ka punuar me 5 mesfushorë dhe Sadikun të vetëm në sulm, të mbështetur nga Meha, që u pozicionua në qendër, pasi në krahun e djathtë të mesfushës u vendos Agolli.
Renditja Skuadra    N    F    B    H    G+/-    Pikë Shqipëria    1    1    0    0    3-1    3 Islanda    1    1    0    0    2-0    3 Zvicra    1    1    0    0    2-0    3 Qipro    1    0    0    1    1-3    0 Norvegjia    1    0    0    1    0-2    0 Slloveni    1    0    0    1    0-2    0 07.09.2012 Islandë-Norvegji    2-0 Shqipëri-Qipro    3-1 Slloveni-Zvicër    0-2 11.09.2012 Qipro-Islandë Norvegji-Slloveni Zvicër-Shqipëri 12.10.2012 Shqipëri-Islandë Slloveni-Qipro Zvicër-Norvegji 16.10.2012 Qipro-Norvegji Islandë-Zvicër Shqipëri-Slloveni 22.03.2013 Slloveni-Islandë Zvicër-Qipro Norvegji-Shqipëri 07.06.2013 Shqipëri-Norvegji Qipro-Zvicër Islandë-Slloveni 06.09.2013 Zvicër-Islandë Norvegji-Qipro Slloveni-Shqipëri 10.09.2013 Islandë-Shqipëri Norvegji-Zvicër Qipro-Slloveni 11.10.2013 Slloveni-Norvegji Islandë-Qipro Shqipëri-Zvicër 15.10.2013 Norvegji-Islandë Qipro-Shqipëri Zvicër-Slloveni

Albtelecom

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

1 Koment per “Cana: Nuk luajmë për hakmarrje në Zvicër”

  1. Le t’u urojme djemve tane nje sukses ne kete ndeshje te veshtire.Uroj parasegjithash te luajne me shpirt sulmues dhe mbrojtje solide dhe te mos na turperojne me rezultat.Kombetarja zvicerane perfaqeson nje vend evropian me tradita ne futboll,bile teper lart nivelit te futbollit tone.Loja e tyre eshte e nivelit te larte edhe po te mos i kete te 5-te futbolliistet kosovare.Pjesemarrja e tyre ne ekipin kombetar helvetian i nderon ata si zvicerane por edhe si kosovare dhe se ajo eshte bere e mundur ne rradhe te para nga forca e kembeve te tyre dhe e pergatitjes teknike,qe eshte perfituar nga sistemi zviceran i zhvillimit te sporteve.Por edhe ekipi yne ka mjaft lojtare kosovare,te cilet kane zene vend ne ekipin tone kombetar jo vetem se jane shqiptare,por parasegjithash se jane futbolliste te zote e te pergatitur.
    Sa futbolliste kosovare ka qe do te luajne ne ekipin tone ne Zvicer e sa prej tyre ne bankinen e rezervave?Nje numur i konsiderueshem.
    Si per te qeshur kjo ngjasje: pak a shume ndeshen kosovaret me kosovaret!
    Nje faktor i rendesishem ndihmes do te jete tifozeria e forte shqiptare qe do te jete e pranishme ne ate ndeshje.Ne Zvicer do te shkojne shume Shqiptare nga Shqiperia,Kosova e Maqedonia,pra jane “Tifozat Kuq e Zi”.Ne Zvicer jetojne e punojne shume shqiptare nga Kosova e trojet e tjera shqiptare.Ata sigurisht do te bejne tifo per lojen me te mire te kosovareve te tyre ,te cilet do te luajne ne te dy ekipet.Te shohim per ke do te behet tifoja me e forte!
    Kjo historia e kosovareve ne te dy ekipet,me kujton nje histori te vjeter te futbollisteve shqiptare me fame evropiane Lustran dhe Loro Boricin,te cilit luanin ne vitet para luftes me dy ekipe te ndryshme te Italise.Tifozet shqiptare qe u ndodhen ne stadium ne nje ndeshje te ketyre ekipeve te Italise,gjeten belane nga tifozet italiane,sepse shqiptaret benin tifo here ne favor te nje ekipi e here per ekipin tjeter.Desh plasi grushti,por nje italian i mocem i pyeti tifozet shqiptare se pse benin tifo me te dy ekipet e me cilin jane.Shqiptaret e varfer u thane tifozave italiane se ishin shqiptare e se kishin ardhur te shohin ate ndeshje sepse ne ato dy ekipe luanin dy nga futbollistet me te mire shqiptare,Lustra dhe Borici dhe se benin tifo sa here njeri apo tjetri sulmonte rrezikshem apo shenonte ne porten kundershtare.(Shenim: kjo histori eshte treguar nga komentatori me i famshem shqiptar Anton Mazreku.)

Beni nje Koment


2 + 2 =

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Linkedin
  • RSS

AMC

Hotel Prestige

Renzi i përgjigjet The Economist… me një akullore

30 Gus 2014/Nuk ka Komente/me shume »
Gazeta Panorama Alexa toolbar

Parashikimi i motit


+23
H: +24°
L: +12°
Tirana
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +25° +25° +25° +24°
+12° +11° +11° +11° +10° +11°
+22
H: +23°
L: +15°
Durres
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +25° +23° +23°
+15° +14° +15° +15° +12° +11°
+22
H: +25°
L: +10°
Elbasan
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+28° +28° +27° +27° +27° +26°
+12° +11° +11° +10° +10° +11°
+18
H: +23°
L: +16°
Vlore
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +25° +25° +24° +24° +24°
+15° +14° +14° +15° +12° +12°
+21
H: +23°
L: +11°
Shkoder
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +25° +25° +26° +25° +24°
+12° +11° +12° +10° +11° +12°
+18
H: +22°
L: +
Korce
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +22° +23° +23°
+ + + + + +
+22
H: +24°
L: +11°
Berat
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +25°
+11° +10° +10° +10° + +10°
+9
H: +22°
L: +
Kukes
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +22° +21° +21° +21° +21°
+ + + + + +
+23
H: +23°
L: +12°
Sarande
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+23° +23° +23° +22° +22° +22°
+11° +12° +11° +10° + +13°
+24
H: +24°
L: +13°
Kavaje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +25°
+13° +13° +12° +12° +11° +11°
+22
H: +22°
L: +12°
Kruje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +23° +21° +22° +21° +20°
+11° +10° +10° +10° +10° +11°
+22
H: +24°
L: +14°
Lezhe
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+26° +26° +26° +26° +25° +24°
+14° +14° +14° +13° +12° +13°
+20
H: +24°
L: +14°
Fier
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+27° +27° +27° +27° +26° +26°
+12° +12° +11° +12° +12° +11°
+18
H: +19°
L: +
Pogradec
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +21°
L: +
Rreshen
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +24° +23° +23° +23° +22°
+ +10° +10° + + +
+23
H: +23°
L: +
Tropoje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+21° +20° +20° +20° +20° +19°
+ + + + + +
+20
H: +23°
L: +
Pristina
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +21° +20°
+ + + + + +
+25
H: +25°
L: +
Prizren
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+25° +24° +23° +24° +24° +23°
+10° + + + + +10°
+23
H: +23°
L: +
Mitrovica
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+20° +20° +19° +20° +19° +19°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Skopje
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +22° +23° +23° +23° +23°
+ + + + + +
+24
H: +24°
L: +
Gostivar
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+21
H: +24°
L: +
Tetovo
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+24° +23° +23° +24° +24° +23°
+ + + + + +
+16
H: +20°
L: +
Struga
Tuesday, 22 October
See 7-Day Forecast
Wed Thu Fri Sat Sun Mon
           
+22° +21° +21° +20° +20° +20°
+ + + + + +




Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2014 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Programuar nga: ikoncept Privacy