Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Kinë: “Shenjat e Armagedon”, skuqen ujërat

Kinë: “Shenjat e Armagedon”, skuqen ujërat

Një lumë në Kinë ka marrë ngjyrë të kuqe, duke befasuar të gjithë banorët rreth tij dhe duke nxitur autoritetet të nisin një hetim të hollësishëm. Sapo lajmi është përhapur, shumë njerëz kanë kujtuar fundin e botës, ku në Bibël, kapitulli 16, thuhet se një nga shenjat që Armagedon (fundi i botës) është afër, do të jetë kur një engjëll të derdhë një tas në ujërat e lumenjve, duke i kthyer në gjak. Lumi Jangtze, i cili kalon përmes qytetit Çonging në Kinën Jugperëndimore, ka marrë që të enjten një ngjyrë të kuqe në të portokalltë. Ngjyra ka nisur të përhapet edhe në lumenjtë e tjerë që takohen me të. Një nga peshkatarët e zonës doli për peshkimin, pa e prishur terezinë. Të tjerë mblidhnin ujë me shishe plastike. Shkaku mbetet ende të përcaktohet. Kjo nuk është hera  e parë që një lumë bëhet i kuq në Kinë. Në dhjetor lumi Jian në provincën Henan u bë i kuq, pasi dy fabrika afër tij kishin hedhur ilegalisht ngjyruesit e papërdorshëm. Fabrikat u mbyllën.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


9 + = 11

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept