Panorama Sport
Home » Kuriozitete » BE do të ndalojë me ligj modifikimin e makinave

BE do të ndalojë me ligj modifikimin e makinave

Nje Rolls Royce i modifikuar

Miliona makina të modifikuar dhe klasike mund të ndalohen, si ndërhyrje e Bashkimit Evropian në përpjekje për të vendosur rregulla më të forta në rrugë.

Britanikja “Daily Mail”, duke i cilësuar këto vendime si “pazarllëqeve burokratike të Brukselit” thotë se ky propozim i BE-së mund t’i kushtojë vendin e punës mijëra personave si dhe të dëmtojë industrinë e makinave që merret me modifikimin.

Sipas planit të BE-së, të gjithë automjetet do të duhet të mbetet identike me specifikimet që ata kanë pasur kur kanë dalë nga fabrika, që do të thotë se makinat klasike nuk mund të modifikohen më pajisje më të sigurta dhe as për hobi.

Nje Ferrari 360 i modifikuar

Ndryshimet e propozuara do të prekin miliona shoferë të cilët shpenzojnë miliarda paund në vit për të modifikuar makinat, qoftë për qëllime sigurie ose për hobi.

Menjëherë, një numër i madh i organizatave automobilistike kanë reaguar duke i quajtur qesharake propozimet e reja të Brukselit. Ata thonë se ndryshimet tek shumica e makinave nuk kanë efekt në sigurinë e saj, ndaj dhe ndryshimi potencial i këtij ligji do të jetë i paefektshëm.

Megjithatë, BE ka shpjeguar se ky dokument është një propozim dhe jo  versioni përfundimtar i ligjit.

“Si e tillë, të gjitha shtetet anëtare do të kenë mundësi për të negociuar legjislacionin përfundimtar dhe çdo gjë brenda dokumentit aktual, do të diskutohet për ndryshime të mundshme”- thuhet në deklaratë.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


7 + 1 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept