Zvicra, ekonomia më konkurruese në botë
Lajmi i Fundit e Mërkurë, 5 Shtator, 2012 | 11:14 am
Forumi Ekonomik Botëror ka vleresuar se Zvicra e vogël mbetet ekonomia më konkurruese në botë.
Te dhenat i perkasin raportit me te fundit te ketij forumi, permes te cilit del se vendet e tjera evropiane po ngelin prapa, dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu po rrëshqasin në këtë drejtim.
Raporti vjetor mbi Konkurrueshmërinë Globale, që bazohet në të dhënat publike dhe anketat e udhëheqësve të biznesit, thotë se Greqia e shkatërruar nga borxhi ka rënë për gjashtë vende, dhe tashme gjendet në vendin e 96-të, pas Ekuadorit e Mongolisë, në renditjen e 144 vendeve.
Raporti thotë se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten lidere në botë për inovacione, konkurrenca e përgjithshme për to ka rënë për të katërtin vit me radhë, duke rënë në vendin e shtatë.
Raporti thotë se Franca ka humbur gjithashtu terren, duke rënë në vendin e 21-të. Mes fuqive në zhvillim, Kina renditet më së larti, e 29-ta.




























Dhe Zvicra lufton erësirënKrerët e tyre kan thë që Shqipëria rradhitet me ne.Shpresojm që të mbajn fjalën për ndërtimin e Bankave Evropiane dhe botrore në vendin tonë.