Panorama Sport
Home » Kronike » Tentoi të përdhunonte 6-vjeçaren, pret damarët

Tentoi të përdhunonte 6-vjeçaren, pret damarët

VLORE – Tentoi të përdhunonte 6-vjeçaren, i arrestuari pret damarët në paraburgimin e Vlorës. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:00, kur 22-vjeçari Sajmir Demaj tentoi t’i jepte fund jetës duke u vetëprerë me brisk në qelinë e tij. Burime të Policisë bënë të ditur se i riu ka arritur të presë damarët e të dy duarve, ndërsa ka humbur ndjenjat në momentin kur po tentonte të priste edhe damarët e qafës. Demaj është gjetur në gjendje të rëndë nga një gardian i dhomave të paraburgimit. Ai dha alarmin pasi pa viktimën pa ndjenja në mes të një pellgu me gjak, ndërsa pasi mbërriti edhe mjeku, e nisën menjëherë në spitalin e Vlorës. Burime spitalore bënë të ditur se gjendja e tij është mjaft e rëndë, pasi ka humbur sasi të madhe gjaku. Sipas mjekëve, 22- vjeçari kishte prerje të thella në duar, si dhe një prerje në gjoks afër qafës. I riu ka pritur derisa shokët e qelisë të dalin në dhomën e ajrimit, për të tentuar më pas vetëvrasjen. Dyshohet se mjeti prerës është përdorur dhe hedhur nga të burgosur të tjerë. Vonesa për të dalë në dhomën e ajrimit ka bërë që gardiani të shkojë në dhomën e tij dhe të verifikojë çfarë kishte ndodhur, derisa zbuloi edhe ngjarjen e rëndë. Sipas mjekëve, Demaj i është nënshtruar edhe një operacioni për qepjen e damarëve, ndërsa i janë dhënë disa flakone me gjak. Por ata ende nuk kanë konfirmuar nëse viktima e ka kaluar rrezikun për jetën.  Ngjarja për të cilën akuzohet 22-vjeçari ndodhi më 20 gusht të këtij viti. Një e mitur, 6 vjeçe, ka qenë duke kaluar në rrugë, kur është marrë me forcë nga i riu dhe e ka futur në korridorin e një pallati të vjetër që ndodhej aty afër. Duke përfituar nga gjysmëerrësira e ambientit, ai ka tentuar ta përdhunojë vogëlushen, por ajo ka arritur të bërtasë. Thirrjet e saj alarmuan banorët, të cilët sinjalizuan Policinë. Kjo e fundit mbërriti në vend dhe arrestoi autorin.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Tentoi të përdhunonte 6-vjeçaren, pret damarët”

  1. pse nuk e lane te vdiste kete qen!

Beni nje Koment


1 + 4 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept