Panorama Sport
Home » Kuriozitete » SHBA, i dehuri shkëput korrentin në pulari, ngordhin 70 mijë pula

SHBA, i dehuri shkëput korrentin në pulari, ngordhin 70 mijë pula

Është hetim i një lloji të rrallë. Siç është shprehur vetë sherifi i kontesë Vikomik në Merilend, SHBA, Tim Robinson, “në njëzet vjet karrierë, është hera e parë që dëgjoj për një rast të tillë”. Incidenti ka ndodhur në një fermë në Delmar. Një djalë i dehur aksidentalisht ka shkëputur korrentin në një pikë rritjeje pulash. Të 70 mijë pulat kanë ngordhur. Xhoshua D. Shelton, 21 vjeç, kishte pirë shumë dhe në mëngjes nuk mbante mend fare se çfarë kishte ndodhur. E gjetën të dehur, me një bluzë e mbathje e që flinte përmbys përpara centralit elektrik të kompanisë së agrikulturës. Pa ujë, ushqim dhe ventilim, shpendët kishin nisur të ngordhnin pas 15 minutash. Vetëm 100 pula kishin mbetur gjallë. Dëmi është llogaritur rreth 220 mijë dollarë, pa përfshirë punën për heqjen dhe eliminimin e pulave të ngordhura. Shelton kishte qenë në një koncert në zonat aty afër, e për më tepër me të bijën e pronarit të fermës. Tani po përballet me një mal akuzash.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

2 Komente per “SHBA, i dehuri shkëput korrentin në pulari, ngordhin 70 mijë pula”

  1. Edhe ia paska punu vajzen, edhe pulat…:)

Beni nje Koment


6 + = 15

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept