Panorama Sport
Home » Bota&Rajoni » Parashikime negative, agjencia Moody’s vlerëson negativisht BE-në

Parashikime negative, agjencia Moody’s vlerëson negativisht BE-në

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit të Kreditimit Moody’s ka parashikime negative për ekonominë në eurozonë. Vlerësimi ra nga “i qëndrueshëm” në “negativ”. Klasifikimi aktual i BE-së mbetet sërish në maksimum, me AAA. Por ulja e vlerësimit është parë si një paralajmërim edhe për vendet me klasifikim AAA në BE, të cilat janë kontribuuesit më të mëdha të buxhetit të unionit, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe apo Holanda. Ndër takimet politike për zgjidhjen e krizës, Presidenti francez Fransua Holande vizitoi dje Italinë, ku u takua me Kryeministrin Mario Monti. Ata diskutuan mbi aplikimin e vendimeve të Këshillit të BE-së, zgjidhjen e problemeve në Greqi dhe Spanjë, si dhe realizimin e unionit bankar.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


5 + = 10

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept