Mungesat, Milan kthehet në një gjysmëskuadër
Sport e Mërkurë, 5 Shtator, 2012 | 13:15 pmSituata te Milani nuk është aspak e mirë, ndërsa janë disa lojtarë titullarë që kanë zënë infermierinë si pasojë e dëmtimeve. Duke nisur nga Boateng, Montolivo, Robinjo dhe Pato, që janë emrat më me peshë. Por të njëjtin fat kanë edhe Didak Vila, Straser dhe Muntari. Për katër të parët do të duhen 3-4 javë për ta rimarrë veten. Ndërkohë që për Muntarin dhe Straserin duhen muaj, që të jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Njeriu i cili e ka bërë të flasë me vetë stafin mjekësor është Aleksandër Pato. Sulmuesi brazilian u dëmtua në gusht e nuk dihet nëse do të jetë për takimin e parë të Ligës së Kampioneve. Prova e parë europiane për “Djallin” do të jetë më 18 shtator, ndaj skuadrës belge të Anderlehtit. Mjekët po bëjnë të pamundurën për ta bërë gati atë, por kjo do të jetë e vështirë.



























Italianët luajn si të çmëndur.e keni par në kampionatin e botrorit 2008-të në ndeshjen Itali-USA ku i thehu hundën.