Kronikee Mërkurë, 5 Shtator, 2012 | 13:16 pmI arrestuari: Tafilin 51-vjeçar e vrava me thikën e bukës. Lihet në burg.Rrëfehet 26-vjeçari: Më provokoi kur e çova të dehur në shtëpi.
“Tafilin e vrava se më ngacmoi seksualisht”, kështu mësohet të jetë mbrojtur nga akuza për “vrasje me dashje” 26-vjeçari Endrit Dragoti, i cili vrau me thikë kushëririn e vet, Tafil Dragoti, 51 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të datës 30 të muajit të kaluar në sektorin “Iliria” në plazhin e Durrësit, por që u zbardh dhe u dokumentua vetëm në datë 2 shtator. 26-vjeçari në dëshminë e tij ka pohuar se gjatë kohës që kanë qëndruar në shoqërinë e Tafilit në banesën e këtij të fundit, të dy në gjendje të dehur, është ngacmuar seksualisht nga Tafil Dragoti. Teksa ka pranuar autorësinë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, 26-vjeçari ka deklaruar për organin e akuzës se e ka kryer vrasjen në gjaknxehtësi e sipër, pas disa debateve që kishte bërë me viktimën, duke vijuar më tej me historinë dhe kronologjinë e ngjarjes.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)tweet
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online.
Moderatori
Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
1 Koment per ““Kushëririn e qëllova se më ngacmoi seksualisht””
Jemi mbi 50 kushurinj.,por kurr s’ndodh diçka e tillë.