Panorama Sport
Home » Bota&Rajoni » Kolumbi, vritet “Mbretëresha e Kokainës”

Kolumbi, vritet “Mbretëresha e Kokainës”

Dy persona të paidentifikuar kanë qëlluar dje për vdekje Griselda Blanko-n, e njohur si “Mbretëresha e Kokainës” në Kolumbi. Emri i saj renditej mes atyre të trafikantëve më të mëdhenj të botës. Sipas Policisë së Kolumbisë, ajo është qëlluar teksa po dilte nga një dyqan mishi në Midelën, nga dy personat që po udhëtonin me motoçikletë. Blanko, 69 vjeçe, ishte një prej kolumbianeve të para që trafikoi kokainë me sasi të mëdha nga Kolumbia drejt SHBA-ve, në vitet 1970-1980. Ajo është dënuar më parë me 20 vjet burg për trafik droge dhe dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e dhjetëra rivalëve të trafikut. Ajo u dënua nga një gjykatë amerikane në vitin 1985 dhe kaloi më shumë se 20 vjet në burg. Tetë vite më parë e kthyen në Kolumbi, e sipas familjes së saj, nuk kishte më lidhje me trafikimin.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


5 + 9 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept