Panorama Sport
Home » Kuriozitete » Kinë: Ndërtesa 220 kate përfundon për 90 ditë

Kinë: Ndërtesa 220 kate përfundon për 90 ditë

Një kompani kineze ka nisur ambiciet për të ndërtuar godinën më të lartë në botë, duke sfiduar Dubain, por jo vetëm kaq, koha e ndërtimit do të jetë rekord botëror. Kompania kineze e ndërtimit “Broad Group” do ta ndërtojë “Sky City One” me 220 kate, plus dy të nëndheshme, në periferinë rurale të Çangsha, qytet me 7 milionë banorë në provincën Hunan, Kina qendrore. Lartësia e saj parashikohet të jetë 838 metra, duke kapërcyer me dhjetë metra (828) Burj Khalifa në Dubai, e cila aktualisht mban rekordin si ndërtesa më e lartë. Por ka një ndryshim të madh. Për ndërtesën në Dubai u deshën 72 muaj punë, ndërsa për atë në Kinë, sipas projektuesve të saj, duhen vetëm 3 muaj. Sekreti është teknika e ndërtimit, e cila i ngjan asaj të lojërave “Lego”. Nuk do të ketë tulla me ngjyra, por module standarde të paraprodhuara prej 15,6 apo 3,9 metra. Presidenti i kompanisë, Zhang Yue, tha për “Financial Times” se “E kemi testuar më parë teknikën tonë, por kësaj radhe bëhet fjalë për një ndërtesë pak më të lartë”.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

3 Komente per “Kinë: Ndërtesa 220 kate përfundon për 90 ditë”

  1. Japonia do sulmoj befasisht Kinën për një ishull të pasur me hidrokarbure.

  2. kina 1.336 milion vs japoni 126milion e shof pak te veshtire sulmin

Beni nje Koment


9 + = 10

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept