Panorama Sport
Home » Sport » Hamdi Salihi, drejt rikthimit në Europë

Hamdi Salihi, drejt rikthimit në Europë

Bomberi shkodran sqaron situatën e vështirë që po kalon në kampionatin amerikan.

“Mund të kthehem para se të përfundojë kontrata me Junajtid”

Hamdi Salihi është drejt rikthimit në Europë. Sulmuesi është i paqartë se kur mund të ndodhë kjo, por e sigurt është se ka pak gjasa që ta respektojë deri në fund kontratën 4-vjeçare me klubin amerikan DC Junajtid. “Po, ka shumë mundësi që të kthehem në Europë, pa pritur të përfundojë kontrata ime me klubin e DC Junajtid”, – ka pohuar bomberi shkodran për “Panorama Sport”. Te kjo skuadër shkodrani nuk e ka pasur të lehtë, ndërkohë që gjatë javëve të fundit as nuk ka luajtur. Një situatë e vështirë për t’u kapërdirë nga një bomber që është 28 vjeç dhe që kërkon të arrijë majat. “Është paksa situatë e vështirë te skuadra. Na duhet të udhëtojmë shpesh dhe për orë të tëra. Në të madje ka pasur edhe disa ndryshime të shpeshta, të cilat nuk më kanë lejuar mua, por edhe futbollistë të tjerë, që të shprehem si duhet. Kjo është një nga arsyet se përse nuk jam aktivizuar. Gjithsesi, unë punoj me ritëm shumë të lartë aty dhe mendoj se situata do të përmirësohet”, – ka sqaruar shkodrani. Klubi grek i Arisit i pat bërë disa ditë më parë një ofertë konkrete bomberit kuqezi. “Po, është e vërtetë. Pata kontakte me drejtuesit e Arisit, por nuk pranova të hyja në negociata, pasi jam në kontratë me DC Junajtid. Edhe nëse oferta e tyre do të më bindte, nuk do mund të shkëputesha që tani, pasi jam nën kontratë”, – ka bërë të ditur futbollisti, i cili më tej ka pohuar se ka pak shanse që të qëndrojë në Amerikë edhe për tre vjet. “Po, ka të ngjarë që të kthehem në Europë pa mbaruar kontrata me klubin amerikan. Mua më mungon Europa, jo vetëm mënyra e jetesës, por edhe mënyra e të luajturit futboll dhe konceptimi për futbollin. Gjykoj se kam shumë për të dhënë në nivele të larta. Futbolli në Amerikë po përmirësohet ndjeshëm, por megjithatë mendoj se në Europë ky sport është krejtësisht ndryshe. Të shohim, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë gjithsesi po punoj mirë aty ku jam”.

Kombëtarja
Shqipëria është në një moment tranzicioni, këtë e pohon edhe vetë sulmuesi. Megjithatë, Salihi ka besim se në dy ndeshjet e para Shqipëria mund të bëjë paraqitje shumë të mira. “Ne po punojmë që t’i përballojmë me sukses këto dy ndeshje. Do të jetë e vështirë, sepse Qipro dhe Zvicra janë skuadra të forta. Për më tepër që edhe ne vijmë pas ndryshimeve të mëdha. Unë kam besim te forca jonë”, – ka përfunduar Salihi.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Hamdi Salihi, drejt rikthimit në Europë”

  1. Futbolli po merr përmasa të pakontrollueshme me huligan,baste,shitje abuzive biletash.Në evrop po përmirsohet çdo dit dhe më mir.

Beni nje Koment


+ 4 = 10

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept