Ferguson ofron Uejn Runin për Ronaldon
Sport e Mërkurë, 5 Shtator, 2012 | 13:15 pmKristiano Ronaldo mund të largohet. Klubet më të pasura në botë janë vënë në lëvizje për të marrë shërbimet e portugezit. Media ka përfolur disa skuadra, të gatshme për të bërë çmenduri, ku nuk përjashtoheshin as Anzhi. Gjithsesi, duket se “lufta” e vërtetë po bëhet në Mançester. Dy klubet e këtij qyteti janë të gatshme të bëjnë ofertat e tyre dhe nuk duan të humbasin shansin për të pasur një lojtar si Ronaldo. Për të rikthyer yllin e madrilenëve, Aleks Ferguson ka një “As” nën mëngë. Bëhet fjalë për të ofruar kartonin e Uejn Runit dhe një sasi parash. Sulmuesi anglez nuk është më beniamini i “djajve të kuq”, madje është ulur në stol qëkur te Junajtid u transferua Van Persi. Rroga e lartë e këtij të fundit është një arsye më shumë që ai të largohet. Kartoni i Runit mund të vlerësohet minimalisht 50 milionë euro.



























Rusia ësht e interesuar për lojtar të mir dhe i blen shtrenjt.