Panorama Sport
Home » Lajmi i Fundit » Feith:Kosovës i duhet lidership më i përgjegjshëm

Feith:Kosovës i duhet lidership më i përgjegjshëm

Në prag të përfundimit të mandatit të tij në krye të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith ka vlerësuar se Kosovës nuk i duhen administratorë ndërkombëtarë, por politikanë vendorë më të përgjegjshëm, që qeverisjen e bazojnë mbi standardet e etikës. Përfaqësuesi civil ndërkombëtar që gjatë katër viteve e gjysmë ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të Planit të Ahtisaarit ka shprehur bindjen se në këtë drejtim bashkësia ndërkombëtare mund ta mbështesë Kosovën, por jo edhe të marrë përsipër rolin që duhet të luajë lidershipi kosovar.

“Politikanët duhet të kuptojnë se kanë përgjegjësi, për shkak se marrin besimin nga votuesit. Ata duhet të kenë përgjegjësi për ruajtjen e standardeve të veprimit të pastër dhe moralisht të pranueshëm. Kjo është diçka në të cilën bashkësia ndërkombëtare mund të ndihmojë, por nuk mund të marrë përsipër angazhimin. Nuk mund t’i zëvendësojmë liderët vendorë politik”, ka thënë shefi i ICO-së, Pieter Feith, gjatë një interviste për “Kohën Ditore” që do të publikohet të enjten.

Ai ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar ka bërë mjaft për të promovuar standardet e qeverisjes së mirë, dhe se “nuk mund të bëj më shumë se kaq”.

Sipas tij, përgjegjësia për gjendjen aktuale në Kosovë nuk duhet t’i vishet vetëm bashkësisë ndërkombëtare. “Duhet përmirësuar një numër gjërash në shoqëri, vlerat, parimet, qëndrimet dhe standardet etike të qeverisjes… Duhet lidership më i përgjegjshëm”, ka shtuar diplomati holandez.

Si arritje pozitive ai ka përmendur konsolidimin e institucioneve, forcimin e kornizës ligjore dhe hyrjen në fuqi të Kushtetutës, mbrojtjen e komuniteteve, pastaj decentralizimin, që ka fuqizuar qeverisjen lokale dhe komunitetin serb.

Ai ka pohuar se kundërshtimi dhe sfidimi i pavarësisë nga Serbia ka penguar një mori procesesh dhe ia ka vështirësuar Qeverisë së Kosovës që të koncentrohet në reformat e brendshme. Marrë në përgjithësi, Feith është shprehur i kënaqur me arritjet e Kosovës dhe zbatimin e Planit të Ahtisaarit. Feith ka pranuar si dëshpëruese faktin që nuk është arritur më shumë përparim në veri, ndërkohë që si dëshpërim tjetër ka përmendur mos përmirësimin e situatës socio-ekonomike në nivel vendi.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

Beni nje Koment


5 + 1 =

Social Network

AMC universal
Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept