Panorama Sport
Home » Kronike » Digjet motori i Rrugores, ishte parkuar te shtëpia e policit

Digjet motori i Rrugores, ishte parkuar te shtëpia e policit

Vendi ku u dogj motorri i policit

TIRANE – Një motor i Policisë Rrugore të Tiranës është djegur tërësisht në orët e para të mëngjesit, kur ishte i parkuar pranë banesës së efektivit që e kishte në përdorim. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në rrugën “Bedri Karapici”, pranë zonës së njohur si Qyteti i Nxënësve, pranë banesës së punonjësit të Qarkullimit të kryeqytetit Tomorr N., i cili mbante në përdorim motorin në pronësi të Policisë Rrugore. Burimet thanë dje se është djegur plotësisht motori i markës “Guz”, me targë Policia 671, që përdorej nga punonjësi i Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë, Tomorr N., ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, të paktën mbështetur në deklarimet që ka dhënë efektivi që kishte në përdorim mjetin. Nga ana e tij, efektivi Tomorr N. është shprehur se kishte parkuar motorin pranë banesës së tij, që ndodhet te shkolla “Karl Gega”, ku kishte shkuar për të marrë një palë rroba, duke qenë se kishte turnin e natës. Sipas tij, në momentin që është kthyer, ka hipur në motor dhe e ka ndezur, në atë kohë mjeti është përfshirë nga flakët dhe polici ka nxituar që të zbresë. Megjithatë, burimet thanë se përveç pjesës hetimore për shkaqet e ngjarjes, po verifikohet edhe fakti se përse mjeti i Policisë ishte parkuar pranë banesës së efektivit, pasi rregullorja e Policisë së Shtetit nuk e lejon. Disa muaj më parë, një tjetër incident ndodhi me një motor të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, që ishte parkuar pranë shtëpisë së efektivit që e kishte në përdorim, në zonën e “Oxhakut”. Mjeti i Njësisë së Qarkullimit Rrugor, me targë Policia 742, u vodh nga disa persona që kishin kryer një grabitje pranë zonës ku ishte parkuar motori i Policisë. Mjeti u gjet të nesërmen në hyrjen e një pallati në rrugën “Bajram Curri” në kryeqytet, ndërsa ndaj efektivit rrugor nisi proces disiplinor, për shkak të moskujdesit të treguar ndaj mjetit të shërbimit.

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori


Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU

1 Koment per “Digjet motori i Rrugores, ishte parkuar te shtëpia e policit”

  1. Duhet ta ket bërë ndonjë vajz hesterike.

Beni nje Koment


2 + 2 =

Social Network


Abissnet


VIDEO





Showbiz

Lifestyle

Teknologji

Kuriozitete

© 2013 Gazeta Panorama ONLINE. All Rights Reserved.   Powered by: ikoncept