Çani: Gjyqi me polakët, një problem
Sport e Mërkurë, 5 Shtator, 2012 | 13:17 pm
Edgar Çani është ende i paqartë për të ardhmen e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare thotë se gjyqi me Polonian e Varshavës ka qenë një pengesë, por prapëseprapë ai mbetet optimist për të ardhmen. “Nuk e di sesi do të shkojnë gjërat. Momentalisht unë nuk kam mundur të firmos me asnjë skuadër, sepse ofertat nuk më kanë bindur. Gjithsesi, edhe gjyqi që kam me Polonian e Varshavës nuk ka ndikuar për mirë, – ka thënë Çani për “Panorama Sport”. -Unë jam njeri korrekt dhe klubeve që interesohen për mua ua kam thënë se jam në gjyq me një klub. Kjo nuk është diçka e mirë…”, – është shprehur sulmuesi. Ai ka folur edhe për interesimin që ka pasur nga drejtuesit e Tiranës për të. “Kam lexuar në media se janë të interesuar, por mua nuk më ka kontaktuar askush. A do të luaja për Tiranën? Nuk e di. Për aq kohë sa nuk kam pasur asnjë kontakt, nuk mund të flas”, – ka përfunduar sulmuesi 23-vjeçar.


























